Dygolësh Dhe Kualifikim,Astrit Selmani shënoi dy gola kundër skuadrës serbe.

Mbrëmje fantastike ajo e mbrëmshmja për Astrit Selmanin dhe Hammarby. Skuadra suedeze eliminoi serbët e Cukaricki në raundin e tretë të Conference League.

Sfida e parë e luajtur në Serbi, përfundoi 3-1 për vendasit, ndërsa Hammarby reagoi sot, fitoi 5-1 dhe kaloi në fazën “play-off”, aty ku do të ketë përballë Basel.

Sulmuesi dardan, i cili pret debutimin me Kosovën, realizoi dy nga golat e ndeshjes. 24-vjeçari ndodhet në formë shumë të mirë sportive.

Selmani realizoi golin e dytë të ekipit të tij në minutën e 26-të pas një aksioni dhe finalizimi shumë të bukur, teksa vulosi suksesin me “manita” në minutën e 72-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights