Atdheu mbi të gjitha

Nedim Bajrami

Nedim Bajrami është një shqiptar i Maqedonisë së Veriut, por i formuar si futbollist në Zvicër. Ai është prodhim i akademisë së Grasshopersit dhe që në moshën 17-vjeçare debutoi në Superligën zvicerane. Mesfushori luajti me ekipin e parë të Grasshopersit deri në verën e 2019-ës, nga ku më pas u huazua me të drejtë blerjeje te Empoli në Serinë B italiane.

Ecuria ka qenë fantastike, duke u bërë shumë shpejt një nga lojtarët më të mirë të klubit italian, ndërsa është përfolur edhe për një blerje të kartonit të tij nga gjigantët e Juventusit.

Nedim Bajrami ka vendosur të veshë fanellën kuqezi të kombëtares shqiptare. 22-vjeçari është aktivizuar me të gjithë kombëtaren e Zvicrës, prej asaj U15 e deri te U21. Trajneri i Zvicrës U21, Mauro Lustrinelli ka tentuar deri në fund t’i ndryshojë mendjen, por Bajrami nuk është tërhequr.

Ai lindi në Tetovë, në Maqedoninë e Veriut, dhe u rrit në Zvicër. Ai ka debutuar 17-vjeç në Superligën e Zvicrës me Grashopperin dhe tani po shpërthen me Empolin. Me pak fjalë, ai ka më shumë kombësi dhe pasaporta sesa kampionate. Dhe pikërisht kjo pikë, tani, bëhet shumë aktuale. Po, sepse Bajrami ka zgjedhur të luajë për Shqipërinë.

Tetovari ka menaxher vëllain e Xherdan Shaqirit, Erdinin, teksa është në pronësi të Juventusit dhe luan si i huazuar te Empoli.

Mesfushori me tipare sulmuese po shkëlqen tek Empoli, skuadër që kryeson Serie B dhe është drejt rikthimit në elitën e futbollit italian.

Mediat italiane kanë shkruar për futbollistin shqiptar duke e cilësuar si një futbollist të rëndësishëm për futbollin. “Teknik dhe i shpejtë”, kështu e kanë cilësuar Bajramin mediat italiane, të cilat sjellin në vëmendje edhe këmbënguljen e trajnerit zvicerian për të bindur Bajramin të mos largohet. Duke ju referuar një prononcimi për zviceranen Blick, trajneri Lustrinelli u shpreh kështu në lidhje me këtë çështje: “U përpoqëm të bindim Nedimin për të vijuar të luajë me Zvicrën, por ai na tha se zemra i rreh vetëm për Shqipërinë. U dorëzuam, nuk mund ta pengojmë dot largimin e tij drejt Shqipërisë“, deklaroni trajneri 45-vjeçar. Bajrami po pret me padurim lejen e FIFA-s për të luajtur me Shqipërinë.

Bajrami pritet të debutojë me Shqipërinë në ndeshjet kualifikuese për Eliminatoret e Kampionatit Botëror “Katar 2022” të cilat fillojnë këtë muaj, e pikërisht në datat 25, 28 dhe 31 mars, ku do të luajmë përkatësisht me Andorrën, Anglinë dhe San Marinon. 

©️ VOTRA Magazine / Mars 2021 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights