Akademia e Futbollit “Shqiponjat e Bashkume”
Shkolla (akademia) e futbollit “Shqiponjat e Bashkume” është themeluar më 12 shtator 2009 dhe aktualisht e zhvillojnë aktivitetin e tyre në Prishtinë. Brezi i parë i stërvitur i përkisnin datëlindjes 2001. Sot të gjithë ata janë 19-20 vjeçarë dhe disa prej tyre aktualisht kanë filluar karrierën profesioniste, si për shembull:
Guri Hana – Besa (Pejë), Superliga e Kosovës
Muhamet Dubova – KF Gjilani, Superliga e Kosovës
Melos Bajrami – KF Skënderbeu (Korçë), Superliga e Shqipërisë
Dion Kadriu ishte një nga futbollistët e tjerë shumë të talentuar dhe me perspektivë, mirëpo ai pësoi një dëmtim të ligamenteve të gjurit dhe iu desh të tërhiqej nga futbolli. Gjithsesi, ai vijoi të merrej me not dhe sot është kampion në disa disiplina të notit.
Shqiponjat e Bashkume janë ekip që merren ekskluzivisht me stërvitjen e fëmijëve të moshave të vogla 6-10 vjeç. Burim Hana është pronari dhe trajner i licensuar, i cili zotëron licencën e trajnerit UEFA B. është pikërisht ai i cili e drejton këtë akademi. Ai dikur në vitet 90 ka qenë futbollist amator në Angli dhe ka luajtur për ekipet e formuara nga shqiptarët atje, fillimisht në “Eagles United” (prej nga rrjedh edhe emri i ekipit në Prishtinë) dhe pastaj në “FC Kosova”.
Aktualisht, akademia ka në gjirin e saj rreth 50 fëmijë.
©️ VOTRA Magazine / Mars 2021