Historia e futbollit amerikan

🏈 Futbolli amerikan e pati zanafillën në vitin 1879. Kjo lojë, e cila është një version i modernizuar i lojës angleze të regbisë (rugby), u zhvillua si sport më vete (i njohur si futboll amerikan) ku meritë të padiskutueshme siç thamë më lart, kishte Walter Camp, i cili qe edhe lojtar edhe trajner në Yale University. 🏈

Po kush ishte Walter Camp? 

Walter Camp u lind më 17 prill 1859 në New Haven, Connecticut. Ai ka qenë student në Yale University nga viti 1876 deri në 1882, ku pat studiuar për mjekësi dhe biznes. Walter Camp ishte një autor, drejtor atletik, kryetar i bordit të New Haven Clock Company dhe drejtor i kompanisë Peck Brothers.

Camp shërbeu më pas si drejtori i përgjithshëm atletik dhe trajner i këshillit drejtues në Universitetin Yale nga 1888-1914, dhe kryetar i komitetit të futbollit në Yale nga 1888-1912. Camp luajti edhe vetë futboll në Yale dhe ndihmoi në evoluimin e rregullave të lojës duke devijuar nga rregullat tradicionale të Regbisë dhe duke i reformuar ato, gjë e cila çoi në themelimin e rregullave të Futbollit Amerikan siç i njohim edhe sot. 🏈

🏈 Një pararendës i ndikimit të Walter Camp pat qenë më parë William Ebb Ellis, një student në Shkollën e Rugby-t në Angli. Në 1823, Ellis u bë personi i parë i shënuar për marrjen e topit gjatë lojës së futbollit dhe për mbejtjen e drejtimit me të, duke thyer rregullat tradicionale të kësaj loje dhe duke ndryshuar ato. Në vitin 1876, në kongresin Massosoit, u bënë përpjekjet e para për të shkruar rregullat e futbollit amerikan. Walter Camp redaktoi çdo rregullore të futbollit amerikan deri në vdekjen e tij në 1925.

Walter Camp kontribuoi në ndryshimet e mëposhtme të rregullave nga Rugby dhe Soccer në Futbollin Amerikan:

  • njëra skuadër mban zotërimin e padiskutueshëm të topit derisa vetë kjo skuadër e dorëzon topin si rezultat i shkeljeve të veta
  • rreshtimin e kacafytjes
  • 11 lojtarë për çdo ekip në vend të 15 që ishin më parë
  • krijoi pozicionin qendërmbrojtës dhe qendrën
  • kalimin përpara
  • standardizimin e sistemit të rezultateve, futjen e shifrave numerike
  • krijoi sigurinë, ndërhyrjen, ndëshkimet dhe zonën neutrale
  • ndërhyrja më e ulët e lejuar u bë deri në gju (në vitin 1888)
  • një gol u bë gjashtë pikë dhe golat në terren u ulën në tre pikë (në vitin 1912)

Duhet theksuar se NFL ose Liga Kombëtare e Futbollit u themelua në vitin 1920. 🏈

©️ VOTRA Magazine / Qershor 2021 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights