Historia

21 MAJ 1912, U MBLODH KUVENDI I JUNIKUT

Me nismën e Hasan Prishtinës, Nexhip Dragës dhe patriotëve të tjerë kosovarvë, më 21 maj 1912, u mblodh Kuvendi i Junikut, ku morën pjesë 250 figura të shquara të lëvizjes sonë kombëtare. Kuvendi zhvilloi punimet deri, më 25 maj. Atje u përgadit programi i kryengritjes, i cili parashikonte caktimin e kufijve të Shqipërisë, krijimin e një administrate shqiptare, ngritjen e flamurit kombëtar, vendosjen e shqipes si gjuhë zyrtare, caktimin në Shqipëri të një guvernatori të përgjithshëm. Interesi i përbashkë për përmbysjen e qeverisë xhonturke, i bashkoi të gjithë përfaqsuesit që lidhën besën dhe filluan veprimet për luftë të armatosur, kundër pushtueseve të huaj .

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button