20 vjet histori! Këto këngë shqiptare lanë gjurmë në Eurovision

Prej prezantimit me “The image of You” nga Anjeza Shahini, janë 20 këngët që kanë përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion. Vendi i pestë mbetet padyshim, renditja më e lartë me këngën “Suus” të Rona Nishliut në vitin 2012, ndonëse pikët më të larta janë arritur me performancën e Eugent Bushpepës me “Mall” (184 pikë), në 2018-ën.
Janë 8 këngët që nuk u kualifikuan në këto dy dekada në finale, përjashtuar “Fall from sky” të Arilena Arës, pasi Festivali u anulua për shkak të pandemisë së Covid-19.
Njëra prej tyre është edhe “Zjarr e Ftohtë” e Luiz Ejllit në 2006-ën e cila njohu një rekord të jashtëzakonshëm klikimesh pas popullaritetit që fitoi këngëtari me pjesëmarrjen e tij në Big Brother VIP.
7 këngët e tjera që nuk mund të shkonin në finale janë: “Hear my plea” (Aida dhe Frederik Ndoci, 2007); “Feel the pasion” (Aurela Gaçe, 2011); “Identitet” (Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko); “One night’s anger” (Hersi Matmuja, 2014); “Fairytale” (Endeda Tarifa, 2016); “World” (Lindita, 2017); “Sekret” (Ronela Hajati, 2022).
Performancat më të mira të vendit tonë në Eurosong janë:

  1. Rona Nishliu në vitin 2012 me “Suus”, renditet e 5-ta me 146 pikë.
  2. Anjeza Shahini në vitin 2004 me “Image of you”, renditet e 7-ta me 106 pikë
  3. Eugent Bushpepa në vitin 2018 me “Mall”, renditet i 11-ti me 184 pikë
    Kënga përfaqësuese e Shqipërisë në këtë ngjarje muzikore përzgjidhet nga Festivali i përvitshëm i Këngës në RTSH.

Ju kujtojmë më poshtë të gjitha përfaqësimet e Shqipërisë në këto 20 vite.

Anjeza Shahini
Më 2004, Shqipëria u paraqit në festival me Anjeza Shahinin, e cila garoi me këngën “Imazhi yt”.  Ajo arriti të zë vendin e shtatë në finalen e “Eurovision”.

Ledina Çelo
2015 Ledina Çelo, përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “Nesër shkoj”. Ledina e zuri vendin e 16-të në natën finale të festivalit.

Luiz Ejlli
Në vitin 2006, Shqipëria u përfaqësua në “Eurovision” me këngëtarin Luiz Ejlli. Artisti mori pjesë me këngën “Zjarr e ftohtë”, por nuk arriti të kualifikohet për finale.

Frederik Ndoci dhe Aida Ndoci
Në vitin 2007 Shqipëria u përfaqësua nga Frederik dhe Aida Ndoci, Ata u paraqitën  “Hear my Pela”, e cila nuk arriti të kualifikohet për finale.

Olta Boka
Më 2008, Olta Boka garoi në festivalin “Eurovision” me këngën “Zemrën lamë peng”. Artistja zuri vendin e 17-të.

Kejsi Tola
Në vitin 2009, Shqipëria dërgoi si përfaqësuese këngëtaren Kejsi Tola me “Më merr në ëndërr”. Sikurse Olta, edhe ajo zuri vendin e 17-të.

Juliana Pasha
Në 2010 Juliana Pasha garoi me “It’s All About You” dhe me të zuri vendin e 16-të në finale.

Aurela Gaçe
Vitin 2011, Aurela Gaçe ishte përfaqësuesja e Shqipërisë në Festivalin Evropian, me këngën “Feel the Passion”. Artistja nuk kishte arritur të kualifikohet për në natën finale.

Rona Nishliu
Viti 2012 deri tani është më i suksesshmi për Shqipërinë në festivalin e këngës evropiane. Kjo sepse Rona Nishliu me këngën “Suus” arriti të renditej e pesta në natën finale, sukses i cili deri më tani nuk ishte arritur kurrë më parë nga Shqipëria.

Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko
Në vitin 2013, Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko u zgjodhën për ta përfaqësuar Shqipërinë në “Eurosong”. Kënga me të cilën morën pjesë ishte “Identitet” dhe nuk u kualifikua në finale.

Hersi Matmuja
“One Night’s Anger” është kënga e cila përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision” në vitin 2014 me këngëtaren Hersi Matmuja, e cila fatkeqësisht nuk u kualifikua për finale.

Elhaida Dani
Në vitin 2015, Shqipëria garoi me Elhaida Danin me këngën “I’m Alive”.  Artistja arriti të futet në finale dhe u rendit e 17-ta.

Eneda Tarifa

Kënga përfaqësuese e vitit 2016 për Shqipërinë është “Fairytale” e Eneda Tarifës. As këtë vit, Shqipëria nuk u kualifikua në finale.

Lindita Halimi
Më 2017, Shqipëria u përfaqësua në “Eurovision” nga këngëtarja kosovare, Lindita Halimi, e cila performoi këngën “Botë”, pa arritur për t’u kualifikuar në finale.

Eugent Bushpepa
Më 2018, Eugent Bushpepa u zgjodh përfaqësues i shtetit shqiptar në “Eurovision”. Ai arriti të kalojë në natën finale me këngën “Mall”, dhe u rendit i 11-ti.

Jonida Maliqi
Në vitin 2019, në “Eurovision” Shqipëria u përfaqësua nga Jonida Maliqi me këngën “Ktheju tokës”, me të cilën u kualifikua në finale dhe arriti të renditet e 18-ta.

Arilena Ara
Më 2020, Festivalin e RTSH-së e fitoi Arilena Ara, e këngën “Fall from the sky”. Fatkeqësisht, festivali “Eurovision” vitin e kaluar është anuluar për shkak të pandemisë.

Anxhela Peristeri
Në vitin 2021, Shqipëria e përfaqësuar nga Anxhela Peristeri me këngën Karma u kualifikua në finale, por mori vetëm 57 pikë të cilat e rendisin atë në vendin e 21.

Ronela Hajati
Në 2022, Shqipëria prezantohet me Ronela Hajatin me këngën ‘Sekret’.

Albina dhe familja Kelmendi

Në vitin 2023 që e kemi ende të freskët , Shqipëria garoi me  me këngën “Duje” e cila arriti në finale ku u rendit në vendin e 22-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights