11 sportistët e Kosovës pjesëmarrës në Lojrat Olimpike Tokio 2020

11 SPORTISTË DO TA PËRFAQËSOJNË KOSOVËN NË LOJËRAT OLIMPIKE
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) të enjten e ka bërë publike listën e sportistëve që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, të cilat fillojnë më datën 23 korrik dhe zhvillohen deri më datën 8 gusht.
Në dallim prej Lojërave Olimpike “Rio 2016”, ku Kosova përfaqësohej nga tetë sportistë, tani në “Tokio 2020”, pjesëmarrës do të janë 11 sportistë, gjashtë prej tyre femra dhe pesë meshkuj.

Këta sportistë vinë nga gjashtë sporte të ndryshme: xhudo, mundja, atletika, noti, boksi dhe shenjëtari sportive. Prej 11 sportistëve, gjashtë prej tyre janë femra, ndërsa pesë meshkuj. Prej kësaj, liste me normë olimpike janë Majlinda Kelmendi (xhudo, kategoria -52 kg), Distria Krasniqi (xhudo, -48 kg), Nora Gjakova (xhudo, -57 kg), Loriana Kuka (xhudo, -78 kg) Akil Gjakova (xhudo, -73 kg). Të gjithë këta janë nga xhudo, kurse në mundje kemi Egzon Shalën në kategorinë -125 kg, stil i lirë.
Kurse të ftuar nga komisioni tre palësh do të jenë Donjeta Sadiku (boks, kategoria 57-60 kg) dhe Drilon Ibrahimi (shenjëtari sportive, 10 metra pushkë ajrore).
Të ftuar sipas vendeve të rezervuara, për shkak të universalitetit janë Eda Zeqiri (not, disiplina 400 metra stil i lirë), Olt Kondirolli (not, disiplina 100 metra stil i lirë), dhe Musa Hajdari (atletikë, 800 metra vrapim.

©️ VOTRA Magazine / Korrik 2021

Back to top button
Verified by MonsterInsights