Të gjithë e dimë se sa argëtues dhe i dobishëm është sporti për njeriun. Sporti kalit trupin, qetëson mendjen dhe nxit ndërveprimin social mes njerëzve. Megjithatë, në morinë e sporteve ka edhe disa prej tyre të cilët mbartin rrezikun e përplasjeve të forta, rrëzimeve, goditjeve, etj, të cilat here pas here kanë sjellë pasoja fatale tek sportistët e përfshirë. Më poshtë, po rendisim 10 sporte të cilët për shkak të shkallës së lartë të aksidenteve konsiderohen si sportet më të rrezikshme në botë.
10- Futbolli amerikan
Futbolli amerikan është një nga sportet më popullore në SHBA por njëkohësisht edhe një nga më të rrezikshmit. Deri më sot numërohen 12 të vdekur në fushën e lojës dhe shumë të tjerë të mbetur me pasoja të përhershme si pasojë e dëmtimeve në kokë gjatë përplasejeve.
9- Rugby
Edhe në këtë sport, i cili luhet në shumë vende të botës, numërohen deri tani 12 të vdekur në fushën e lojës dhe një numër edhe më i madh lojtarësh të cilët kanë mbetur me pasoja të përhershme si rezultat i përplasjeve fizike.
8- Wrestling
Numri i madh i ndeshjeve që një lojtar wrestlingu zhvillon gjatë një viti (rreth 270 ndeshje në vit), e bën këtë sport mjaft të lodhshëm. Gjithashtu, gjatë përplasjeve në fushën e lojës regjistrohen 13 viktima deri më sot, krahas shumë të lënduarve me dëmtime të parikuperueshme.
7- Hipizmi
Pavarësisht se hipizmi në pamje të parë duket sport i parrezikshëm meqenëse është sport individual, deri më sot kanë humbur jetën 18 kalorës në pistën e garave. Kjo sepse nuk është e lehtë të manovrosh një kalë i cili peshon më shumë se 500 kilogramë.
6- Çiklizmi
Për shkak të rrëzimeve me biçikletë nëpër terrene të vështira, çiklizmi si sport numëron deri më sot 22 sportistë të vdekur vetëm gjatë garave zyrtare, krahas shumë të tjerëve të plagosur apo të gjymtuar. Këto statistika e bëjnë çiklizmin një nga sportet më të rrezikshme në botë. Ekuilibri mbi dy rrota është i vështirë apo jo?
5- Garat e lundrimit me vela
Këto lloj garash quhen ndryshe edhe Formula 1 e detit sepse varkat mund të arrijnë shpejtësi edhe mbi 100 km/orë gjatë lundrimit. Kështu, për shkak të rreziqeve që mbartin rrëzimet në det kur garuesit humbasin ekuilibrin, deri tani numërohen 30 sportistë të vdekur nëpër garat sportive zyrtare të lundrimit me vela.
4- Garat me makina të NASDAQ në Indi dhe Dakar
Këto janë gara shpejtësie me makina të cilat zhvillohen nëpër pista të ngjashme me ato të Formula 1. Në këtë sport deri më sot numërohen 40 të vdekur për shkak të aksidenteve vetëm nëpër garat zyrtare.
3- Motoçiklizmi
Është e qartë se përderisa çiklizmi është sport i rrezikshëm, motoçiklizmi qëndron edhe një shkallë më lart në rrezikshmëri për shkak të shpejtësisë së lartë që motoçikletat mund të arrijnë gjatë garave. Kështu, deri tani numërohen 48 sportistë të vdekur gjatë garave zyrtare në pistat e motoçiklizmit, duke e shndërruar këtë sport në një nga tre sportet më të rrezikshme në botë. Prandaj, bëni kujdes kur hipni mbi motoçikletë sepse ekuilibri mbi to është i brishtë.
2- Futbolli
Duket e pabesueshme por gjatë 20 viteve të fundit numërohen 67 të vdekur në fushën e lojës, shumica për shkak të problemeve kardiake që shkakton stërmundimi i tepërt. Megjithatë, këto statistika kaq tronditëse mund të vijnë edhe për arsye se futbolli është sporti më popullor në botë dhe luhet nga miliona njerëz, prej të cilëve padyshim që mund të ketë edhe raste me probleme të fshehta shëndetësore, të paevidentuara gjatë kontrolleve rutinë.
1- Hedhjet me parashuta
Ky mbetet sporti më i rrezikshëm për shkak të problemeve teknike që mund të lindin gjatë fluturimit në ajër, si mos-hapja e parashutës, ngatërrimi i litarëve të dy parashutave kur ato janë afër, etj. Deri më sot në këtë sport numërohen 219 parashutistë të vdekur gjatë garave.
Fjala e fundit
Pavarësisht nga sa thamë më lart, numri i sportistëve të vdekur gjatë garave është tepër i vogël krahasuar me miliona njerëz të cilët i kanë ushtruar apo vazhdojnë t’i ushtrojnë sportet e lartpërmendura. Prandaj, mos ngurroni të merreni me sport, sepse aktiviteti i rregullt sportiv është çelësi për një jetë të shëndetshme.
©️ VOTRA Magazine / Prill 2021