1 Korrik, dita e rëndësishme në historinë e Kanadasë

Kanadaja feston sot një ngjarje mjaft të rëndësishme në historinë e saj si shtet, atë që njihet si “Dita e Kanadasë”.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, kryeministri kanadez Justin Trudeau ndër të tjera theksoi: “Progresi që kemi bërë si shtet nuk erdhi rastësisht dhe nuk do të vazhdojë nëse nuk përpiqemi. Kështu që teksa festojmë këtë ditë, në këtë vend që e quajmë shtëpi me njerëzit që e ndajmë, le të ribashkohemi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë”.

Shteti i Kanadasë lindi zyrtarisht më 1 korrik 1867. Deri në vitin 1982, 1 korriku u festua si “Dita e pavarësisë” për të përkujtuar ditën që Kanadaja u bë sovrane-vetëqeverisëse. Sot ajo njihet zyrtarisht si “Dita e Kanadasë”.

Në vitin 1867, Sir John Alexander Macdonald, një nga themeluesit e Konfederatës u bë Kryeministri i parë i Kanadasë. Lindur në Skoci më 11 janar 1815, ai ishte fëmijë kur u zhvendos në Kanadanë e Sipërme. Ai ishte një avokat në Kingston, Ontario, një politikan i talentuar dhe një personalitet energjik. 11 janari njihet si Dita e Sir John A. Macdonald.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights