Tirana bën bashkë të rinjtë e diasporës me “MUZA COMPETITION”

“MUZA COMPETITION” është një projekt i ndërmarrë nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon në kuadër të Tiranës si Kryeqyteti Europian i të Rinjve 2022, i cili përfshin aktivizimin e të rinjve pasionantë dhe profesionistë, në rijetëzimin e elementeve etnografikë në fushën e fashion-dizajnit.

Projekti ju dedikohet të rinjve nga mosha 18-35 vjec nga qytetet shqipfolëse të rajonit të Ballkanit Perëndimor, për t’u ofruar atyre një spektër më të gjerë mundësish profesionale duke siguruar një urë lidhëse me rrjetin e bashkëpunëtorëve në industrinë e modës që projekti ka ndërtuar me përkushtim dhe këmbëngulje.

Në këtë mënyrë sheshi “Italia” u kthye mbrëmë në një pasarelë gjigande mode. Finalja e madhe e “Muza Competition 2” mblodhi të gjitha trevat shqipfolëse në Tiranë, ku 10 finalistët shfaqën koleksionin e tyre në një spektakël madhështor nga ku u kurorëzua dhe fituesen e këtij edicioni. Mes të ftuarve, pati personazhe të njohur të showbizit shqiptar dhe të botës së ekranit.

Edhe këtë vit juria ishte po e njëjta e përbërë nga: Afërdia Onuzi, Emina Çunmulaj, Enada At’Nikolla, Fadil Berisha, Helidon Haliti, Valdrin Sahiti e Adriana Matoshi.

Në bazë të vlerësimeve të tyre stilistja e re Klara Kazani u vlerësua me çmimin e madh të edicionit të dytë të Muzës. Çeku prej 20,000 eurosh ju dorëzua fitueses nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në këtë edicion, më shumë se 1000 të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia aplikuan për të qenë pjesë e finales së madhe të “Muza Competition”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights