Të vishemi bukur edhe kur bën ftohtë!

Natyra në stinën e vjeshtës ndryshon pamje dhe bëhet më madhështore, duke veshur petkun e saj të artë,  gjithashtu më pas në stinën e dimrit përsëri ndryshon pamjen, duke u bërë më përrallore nga bukuria e bardhësisë që e mbulon, andaj njëlloj në këto dy stinë edhe gardëroba jonë ndryshon ku edhe pse me temperatura më të ulëta, ne përsëri mund të arrijmë që shumë lehtë me kombinimet e duhura të ndihemi ngrohtë  dhe njëkohësisht të dukemi bukur me veshjet të cilat i kemi imagjinuar dhe më pas i  kemi realizuar.

  • Në vjeshtë përpos gardërobës që përmban më tepër elemente vjeshtore si ( xhuboks, xhaketë, bluzë, golf, pelush, çizme etj) ne mund të bëjmë edhe kombinime nga gardëroba e stinëve të tjera qoftë më të ngrohta (këmisha, fustane, dhe taka të larta) ose edhe më të ftohta, (kapele, xhup dimri, pallto,  doreza etj) , nëse përdorim  elemente të secilës stinë nga pak mirëpo gjithmonë duke mbizotëruar elemente të stinës së vjeshtës,  ne përsëri mund të dukemi bukur sipas shijes dhe stilit tonë, duke shfrytëzuar edhe  rrobat e  tjera që kemi.Si stiliste e fashion studio “Yllka & Kaltra”, për këtë artikull kam dizajnuar disa veshje për stile dhe shije të ndryshme  me të cilat mund të orientoheni për kombinime të paraqitjeve tuaja në raste më të zakonshme ose raste më të veçanta.                                                                                                                                                                                                                                                                          

Veshjet i ka realizuar nëna ime, Yllka Bajraktari, e cila njëkohësisht është edhe pronare e shtëpisë së modës “Yllka & Kaltra” dhe e falënderoj pafundësisht që dizajnet e mia gjithmonë i sjell në jetë në mënyrën më të bukur  të mundshme me qepjen e saj profesionale dhe përvojën më shumë se 30-vjeçare që ka në këtë fushë.Që e vogël u rrita me pasionin e madh ndaj modës duke parë nënën time tek dizajnonte dhe qepte veshje nga më të veçantat dhe me padurim po prisja ditën kur do punoja përkrah saj, pasi  gjithmonë ka qenë modeli që kam ndjekur. Sekreti i punës sonë prej tre vitesh në shtëpinë e modës “Yllka & Kaltra”, kemi ndërthurjen e mirëkuptimit, besimit, sinqeritetit dhe profesionalizmit.Sa u përket veshjeve të frymëzuara për këtë artikull kemi përdorur kombinime të tonaliteteve të ngjashme, pastaj kombinime me  xhaketa të holla, me material  pambuku ose mëndafshi, duke dizajnuar triko të gjata që do t’ju mbajnë ngrohtë dhe do dukeni më të veçanta,  po ashtu ju preferojmë që në ditët me shi  të përdorni pardesy shiu me material të tejdukshëm najloni që do t’ju mbrojë nga lagështia dhe njëkohësisht poshtë saj mund të keni veshjen tuaj të dëshiruar, e cila do dallohet tërësisht. Gjithashtu, golfi është i përshtatshëm për  t’u kombinuar me çdo veshje. Mund të vishni pallto me xhinse  dhe taka të larta që të dukeni më elegante dhe njëkohësisht të këndshme. Më pas fundi vishnje me kopsa  i realizuar me material stofi që jua propozojmë ta kombinoni me xhaketë lëkure që mund ta dizajnoni si të dëshironi duke vendosur detaje sikurse ne që kemi përdorur yje të vegjël nga metali duke e bërë xhaketën më të rrallë dhe më të veçantë, gjithashtu si detaje që ua shtoni veshjes tuaj në rastin e  fustaneve ose fundeve. Në mbrëmje të veçanta mund të paraqiteni me fustane ose pantallona dhe pelush që të arrini të dukeni elegante, të thjeshta dhe më madhështore.

  • Fotot që do t’ ju shërbejnë për kombinimin e veshjeve janë realizuar me përkushtim,  kujdes dhe      profesionalizëm të lartë nga “Rrezeart Studio” .
  • Po ashtu falënderojmë drejtorin gjeneral, z. Selim Pacolli, që na mundësoi realizimin e fotove në hapësirat e bukura të “Swiss Diamonds”.
  • Fotot e tjera janë realizuar në ambiente të hapura në Prishtinë.

Kaltrina BAJRAKTARI 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights