Intervistё me Pjetёr dhe Liljana Gashi, New jersey, USA
“Dashuria është e durueshme. Plot mirësi. Dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset, nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq; nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën, i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë.” -1 Korintasve 13:4-7
Kjo shprehje mё erdhi nё mёndje, kur takova çiftin Pjetёr dhe Liljana Gashi nё shtёpinё e tyre tё bukur dhe bujare nё New jersey. U bё i mundur ai takim nga Anna, shoqja ime dhe e Liljanёs kur mёsova se njё nёnё shqiptare, gjyshe tashmё, akoma i mbledh rreth vetes fёmijёt e saj.
Desha të dija mё shumё. Desha ta njoh kёtё grua qё gatuan byrek e bukё shtёpie pёr fёmijёt e saj tё rritur shqiptaro-amerikanë. Desha tё di sekretin e vazhdimёsisё sё dashurisё dhe afrimitetit tё saj me fёmijёt e saj.
Dhe tani që e njoh mirë këtë, unë jam shumë mirёnjohёse qё tashmё nё piedestalin e grave shqiptare hyn edhe një grua me emrin Liljana Gashi. Tek ajo shkova sikur nёnё, por gjeta vend edhe si grua, si shqiptare, si atdhetare, si humaniste, si bashkёshorte e përkushtuar ndaj burrit të saj.
Por ashtu sikur pas çdo burri tё sukseshёm ёshtё njё grua e zonja qё e ka dashur, ashtu edhe pas çdo gruaje tё mirё, ёshtё njё burrё qё e ka dashur shumë, që është kujdesur për të dhe ia ka ruajtur dashurinё e saj.
Dhe dashuria e kёtij çifti frymëzues për të gjithë ne, filloi me 20 gusht 1985, Natёn e Zojёs sё Bekuar, kur Pjetri, pasi e sheh Liljanёn dhe kryqёzojnё shikimin vendimtar, ai e krijon mundёsinё qё ta takojё pёrsёri dhe ti bёjё dy pyetje, tё cilat mua m’i tregoi Pjetri, duke ia marrё fjalёn nga goja Liljanёs, aq me pasion dhe me adhurim fliste ai pёr gruan e tij të shtrenjtë:
“- A ke tё dashur?” dhe “A mё do mua?” dhe ka mjaftuar vetёm marrja e duarve tё Liljanёs nё duart e tij, qё ajo tё pёrshpёrisё: ”Po, tё dua.”
Histori sikur nё pёrralla, me princёr dhe mё princesha, dashuri nё shikim tё parё, bekuar nga Zoja e Bekuar, e cila ёshtё vertetuar gjithё kёto vite pёrpjekjesh dhe mbijetese nё tokёn e bekuar, ku nganjёherё ndodh qё ёndrrat tё bёhen realitet.
15 Vite pa dokumente duke u pёrplasur dyerve tё gjykatave me frikёn e sё panjohurёs tё sё nesёrmёs, nuk i kanё ndaluar kёtё çift zemёrmirё tё arrijnё majat e suksesit, sikur nuk e kanё imaginuar kurrё. “U lodhёm, punuam shumё, sakrifikuam pafund, por ia dolёm!” – Thotё Liljana.
Kur e pyeta sesi ia bёn qё i mban akoma rreth vetes pesё fёmijё, ajo u pёrgjigj thjesht me buzёqeshjen e saj tё çiltёr prej nёne:” Gatuaj dhe kujdesem pёr nipёrit dhe mbesat. U rri pranё fёmijёve dhe flas ose takohem me ta çdo ditё.”
Nuk vonoi shumё dhe biseda jonё u ndёrpre nga thirrja nё skype e nipit tё vogёl, i cili ia filloi muhabetit me gjyshin e tij, sikur askush tjetёr tё mos egzistonte nё dhomё.
Liljana e kishte mbushur tavolinёn e madhe nё mes tё dhomёs sё ndenjes me gatime tradicionale shqiptare tё gatuara nga duart e saja tё arta, dhe unё nuk mbaj mend tё kem pёlqyer ndonjёhere mё shumё lakra tё regjura. Pjetri kishte nxjerrё dhe shishen e rakisё qё e kishte sjellё nga Shqipёria, dhe tё dyjave, edhe mua, edhe Anёs na ngeli merak qё nuk e provuam.
Shtёpia e tyre e madhe ёshtё e mobiluar bukur dhe me shije, kurse muret janë pёrplot me portrete tё fёmijёvё, nipave dhe mbesave dhe me piktura tё bukura. Dy tё preferuarat e tyre ishin Nёnё Tereza dhe Skenderbeu.
Teksa vëzhgon jetёn plot dashuri tё Pjetrit dhe tё Liljanёs, nuk shikon vetёm ata tё dy, por edhe shumё jetё njerёzish qё ata tё dy i kanё ndihmuar dhe qё ua kanë ndryshuar jetën për mirë, qofshin familjarё, fёmijё apo fondacione tё ndryshme. Mirёnjohja ndaj Zotit dhe pёr tё gjithё ata qё i ka ndihmuar gjatё viteve tё vёshtira, ёshtё transparente gjatё gjithё kohёs, kurse mirёnjohjen ndaj punёs sё palodhur filantropiste tё Liljanёs e tregon njё grumbull i tёrё çertifikatash mirёnjohje.
Liljana tregon qё, kur shkuan nё Kosovё, nё Famullinё e Peshterit, qё tё çonin dhuratat e fёmijёve pёr Krishtlindje, njёra nga vajzat kishte frikё nga njerёzit, ashtu i rrethuan ata.
Qё tё vegjёl, i kanё mёsuar fёmijёt qё tё dhurojnё me zemёr, sepse nuk ka kёnaqësi mё tё madhe sesa tё lumturosh zemrёn e atij qё nuk ka, tё ndihmosh tё sёmurin qё ka humbur çdo shpresё pёr tё jetuar dhe ta kthesh nё jetё.
E shikon mirёsinё dhe dhembshurinё nё fytyrёn e Pjetrit dhe e kupton se çfarё ka gjetur tek ai Liljana fisnike me sytё si tё shqiponjёs.
Por janё ata sy qё mbushen me lotё dashurie, kur ajo flet pёr Pjetrin.
E kur Pjetri pёrshkruan tё shoqen, balli i shndrit nga krenaria dhe dashuria për të. Dy njerёz, njё jetё tё tёrё sё bashku, njё dashuri e pafund dhe e pakohё qё shёtit sa te njёri, tek tjetri dhe zё vend nё energjinё e ngrohtё, nё shtёpinё e tyre, sikur zjarri bubulak nё oxhak, tё cilit i hedhin dru me radhё, pa ia kerkuar asnjёrit ta bёjё, me një mirëkuptim të heshtur brënda tyre.
Pyetjes se nёse u ёshtё bashkuar ndonjёherё organizatave shqiptare nё New York, Liljana iu pёrgjigj: ”Unё kam qenё ndër më tё parat gra, mё nё krye Shqipe Biba, në organizatёn “Motrat Qiriazi”, nё vitin 1998, dhe kam qёnё ajo qё, sё bashku me komisioneren pёr tё drejat e grave dhe tё fёmijёve refugjatё, Mary Diaz, kemi shkuar te Vanessa Redgrave, qё t’i tregojmё pёr luftёn nё Kosovё. Pastaj, bashkё me Marian Cubin kemi mbledhur, brenda njё nate, pesёdhjetё mijё dollarё me të cilët, pasi u mbuluan shpenzimet e veprimtarisë, janё pёrcjellё direkt pёr nё Kosovё.
Tani jemi aktivistë me Radio “Vizioni”.
Kurse kërshërisë sime se cili ёshtё sekreti i njё martese tё gjatё e tё lumtur, plot dashuri dhe respekt, Liljana e mёnçur iu pёrgjigj:
”Dashuria. Kur ke dashurinё nё mes, çdo problem e kalon me mirёkuptim dhe me dialog. Prandaj, ne asnjёherё nuk jemi grindur, sikur i dёgjojmё sot disa çifte, aq mё tepёr, nё sytё e fёmijёve, nipave dhe mbesave. Ne duam qё ata tё rriten nё njё ambjent plot dashuri, respekt dhe mirёkuptim qё, edhe ata, tё krijojnё familje të tilla në të ardhmen.
Gruaja ёshtё shtylla e shtёpisё, dhe prandaj gratё shqiptare duhet tё durojnё dhe tё shёrbejnё nё familje mё shumё. Gratë duhet t’u shёrbejnё bashkёshortёve, fёmijёve, nipave dhe mbesave dhe tё ndihmojnё sa tё munden. Prindёrit kanё detyrim ndaj fёmijёve, sepse i kanё sjellё nё jetё. Fёmijёt jo. Ata nuk kanё asnjё pёrgjegjesi.”
Kur muhabeti vazhdoi te dhёndurёt, Liljana u pёrgjigj:” Dhёndurёt i dua shumё dhe falenderoj Zotin pёr ta. Unё kam qenё gjithmonё pёrkrahёse e vajzave tё mia, kur i kanё zgjedhur bashkёshortёt e tyre dhe vetёm njё pyetje kam pasur pёr to: “A je e sigurtё qё e do? Atёherё, lufto pёr dashurinё tёnde dhe mos lejo qё ta marrё dikush tjetёr.”
Liljana tregoi dhe pёr binjakёt, qё i kanё lindur para kohe, pёr punёt e shumta tё Pjetrit, pёr kontributin e saj dhe, duke i parё ata dy njerёz mbёshtjellё dashuri, respekt dhe mirёnjohje për njëri-tjetrin, nё mendje mё vjen fjala e urtё:
”Njё martesё e mirё ёshtё njёri pёr tjetrin, dhe tё dy sё bashku përballë botës.”
Aferdita Delaj