Historia frymëzuese e kampiones olimpike që doli kundër Nike

Allyson Felix, ylli i sprintit, bëri histori në kategorinë atletike të garave të fushës dhe pistës duke fituar stafetën 400 metra. Fitorja i siguroi asaj medaljen e 11-të olimpike, e shtata prej ari, duke kapërcyer legjendën amerikane të sprintit, Carl Lewis, që numëron 10 medalje. Allyson është shumë afër rekordit botëror të mbajtur nga Paavo Nurmi me 12 medalje.

Allyson, përpos performancës fantastike, u komentua gjatë për faktin që si rrallëherë, shkeli vijën e finishit e veshur me markën e saj. Ajo vrapoi me një palë këpucë Saysh, biznes i atleteve që e nisi në fillim të këtij viti. Allyson vrapoi shumë më shpejt në Tokio 2020, 35-vjeç, sesa në 2016-n, kur ishte 30 vjeç. E megjithatë, para pak vitesh, shumë pak njerëz e mendonin se do të mbërrinte deri këtu. Historia se si ajo u ngrit para një biznesi që vlen miliarda dollarë është e jashtëzakonshme.

Pas Lojërave Olimpike Rio 2016, ajo e dinte që ishte koha për t’u bërë nënë, mirëpo vendimi për të pasur një fëmijë ka ndikuar në karrierën e shumë atleteve gra. Për shumicën, kjo sinjalizon fundin e aspiratave olimpike. Allyson nuk e besonte se shtatzënia do të ishte fundi i karrierës së saj. Ajo nuk donte që Nike, korporata që e sponsorizonte, të mendonte se po i jepte fund ambicieve.

Në vitin 2018, teksa Allyson po stërvitej në fshehtësi dhe shmangte zbulimin e shtatzënisë, ishte gjithashtu në negociata për një kontratë të re me Nike. Ajo nuk besonte se ishte e drejtë që Nike të kishte fuqinë për të zvogëluar ndjeshëm sa do të paguhej në të ardhmen bazuar në performancën e saj gjatë shtatzënisë dhe gjatë periudhës pas lindjes.

Por nisur nga planet për të pasur fëmijë, Nike e kishte të qartë që nuk duhet të vazhdonte sponsorizimin dhe të paguante në të njëjtën mënyrë. Nike po bënte gati kontratën e re me 70% më pak të ardhura. Vendimi nuk u prit mirë nga Allyson e cila vendosi – si pak njerëz – të fliste hapur kundër kompanisë. Sa atletë guxojnë ta bëjnë këtë?

Në një artikull në The New York Times në vitin 2019, ajo zbuloi se Nike do ta paguante 70% më pak dhe pavarësisht arritjeve të saj, kompania refuzoi të garantojë që ajo nuk do të “ndëshkohet” nëse nuk performon në nivelet e mëparshme pas lindjes. “Nëse nuk kisha unë mbrojtje, kush mund ta kishte?”.

Ajo u largua nga Nike, nënshkroi me Athleta dhe brenda pak muajsh, deklarata bëri aq bujë, sa Nike njoftoi ndryshime. Kompania bëri me dije se do të ketë një politikë të re që garanton pagën dhe shpërblimet për atletet për 18 muaj pas shtatzënisë.

“Unë thjesht ndjeva se kishte ardhur koha dhe pa marrë parasysh sa e frikësuar isha, më duhej të dilja përpara dhe të tregoja historinë time,” ka thënë për Today.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights