Gjergj Kastrioti Skenderbeu

Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) eshte Heroi yne Kombetar. Ai u shpall i tille ne vitin 1965. Ai lindi në Dibër, më 6 maj të vitit 1405 dhe vdiq në qytetin e Lezhës, më 17 janar të vitit 1468. Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) është figura më e shquar në historinë e Shqipërisë. Ai ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit, princit të Shqipërisë së Veriut dhe i princeshës malazeze, Vojsava si dhe fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Gruaja e tij ishte Donika Araniti nga Kanina e Vlorës dhe ata paten një djalë, Gjonin, emrin e të cilit ia vuri për nder të të atit. Për nder të të atit, i biri i Gjonit mori emrin e Gjergj Kastriotit. Vlerat e figurës së Skënderbeut ndërkombëtare, duke qenë se ai u bë prijësi i barrierës ndaj ushtrive turke për pushtimin e Evropës dhe mosshtrirjes së fesë islame në kontinentin europian. Ne histori ai ka marrë epitete të tilla si “Atlet i Krishtit” dhe “Ideatori i Aleancës së Parë Euroatlantike”. Epitete këto që e ngrenë shumë lart figurën e Heroit tonë Kombëtar. Mendohet se Gjergj Kastrioti ishte shtatshkurtër, truplidhur dhe shumë i fuqishëm. Shpata të cilën e përdori ai ishte e vështirë për ta përdorur një njeri i zakonshëm për nga pesha e saj. Sot në botë emrin e Gjergj Kastriot Skënderbeut e mbajnë sheshe të shumta në kryeqytetet më të rëndësishme të botës, duke filluar që nga Tirana, Prishtina, Zyrihu, Parisi, Roma, Çikago, Shkupi, etj. Buste dhe shtatore të Skënderbeut ndodhen në Londër, Spanjë, Buones Aires, New York, Kanada, Kosovë, Tiranë. Në të gjitha punimet artistike, Heroi Kombëtar qëndron hipur mbi kalë duke simbolizuar luftëtarin. Përkrenarja me kokën e dhisë që mbante Skënderbeu ishte një simbol i huazuar nga legjendat e Pirros së Epirit dhe Aleksandërit të Madh. Ajo është me metal të bardhë dhe me një rrip (ruban) të larë me ar. Janë dy shpata të Skënderbeut. E para i është dhuruar nga Papa në Krishtlindjet e vitit 1466 dhe është me trup të drejtë, e gjatë 85.5 centimetra dhe e gjerë 5.7 dhe peshon 1.3 kg. E dyta është model turk, 121 cm dhe peshon 3.2 kg. Kali i Skënderbeut është një tjetër simbol që ka shoqëruar heroin. Sipas Barletit, ai ishte i bardhë dhe i një rrace të zgjedhur. Pas vdekjes së Skënderbeut, ai nuk pranoi t’i hipte njeri tjetër. Dy janë uniformat që ka përdorur Gjergj Kastrioti Skënderbeu. E para ishte uniforma e luftës, me përkrenare dhe parzmore. Ndërsa veshja tjetër që përmend Barleti është ajo popullore me qeleshe dhe cakshire. Bashkepunetoret e tij me te ngushte ishin Lekë Zaharia, Moisi Golemi, Hamza Kastrioti, Gjon Muzaka, Pal Engjëlli, Gjergj Araniti, Andrea Topia, Vrana Konti, edhe pse dy prej tyre e tradhtuan. Jane shkruar rreth 600 libra per Gjergj Kastriotin por biografia e parë ka qenë nga Marin Barleti, në vitet 1504, me titullin “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, botuar në gjuhën latine. Ndërsa në gjuhën shqipe kane shkruar Fan Noli, Sabri Godo dhe historiani Kristo Frashëri. Lidhja e Lezhës është i pari bashkim i princërve shqiptarë për të kundërshtuar pushtimin osman. Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte organizator i kësaj lidhjeje historike nga ku nisi dhe qëndresa e arbrit. Thenja e tij madheshtore eshte nga fjalimi i tij pas mbërritjes në qytetin e Krujës: “Lirine nuk ua solla unë, por e gjeta në mesin tuaj!”

Votra team

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*