Mbledhur nga: Gela Bulku
BESA
Besa e burrit, pesha e gurit.
Burri flet përpara syve e jo pas shpine.
Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala.
ATDHEU
Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë, por ka le.
Gjakut të derdhur të shqiptarit i bie dielli e nuk e than, i bie shiu dhe nuk e lan.
Shqipëria është e vogël, po shqiptarët janë shpirtmëdhenj.
MENÇURIA
Dita e mirë, që menatë njihet.
Kur fjala del nga zemra, godet në zemër.
E mirë edhe fuqia, por ca më mirë urtësia.
THJESHTËSIA
Mos i fryj zjarrit se të djeg.
Kur s’më bën nder, mos më bëj qeder.
Kur qeth, bën qime, kur ha bën thërrime.
LIRIA
Buka e botës, laku i kokës.
Më mirë një ditë në liri, se njëqind vjet në robëri.
Leku i huaj, peshon rëndë në xhep.
PUNA
Bujku i mirë, ia merr me zor bukën tokës.
Kazma në dorë, buka në gojë; kazma në katua, trasta del për miell hua.
Ruaj dhinë të pish qumështin.
MATURIA
Dy kunguj nën një sqetull s’mbahen.
Gjuha eshtra s’ka, eshtra thyen.
Nuk dua mish e kabuni, po dua, nder e sajdi.