Znj. Drita Shkurti për gratë shqiptare

Sjellja e mirë me njëra-tjetrën është një virtyt njerëzor që nuk duhet diskutuar.

4 Pyetje të shpejta për Znj. Drita Shkurti

1- Përse i je bashkuar organizatës “Motrat Qiriazi”? Çfarë ju tërhoqi te kjo organizatë? 

Për herë të parë kam dëgjuar për organizatën “Motrat Qiriazi” në kohën e luftës së Kosovës kur familja ime vendosi të dërgonim një ndihmë në të holla simbolike për refugjatët kosovarë. Dëshira jonë ishte që paratë t’i dërgonim nëpërmjet një organizate shqiptare, por nuk dinim nëse ekzistonte një e tillë, kështu që i dërguam nëpërmjet organizatës “Red Cross”. Më vonë, në 1999 kur unë dhe familja ime u vendosëm në New York dëgjuam për organizatën e grave shqiptare “Motrat Qiriazi” në New York, organizatë e cila po kontribuonte shumë për refugjatët kosovarë dhe kauzën e tyre. Ajo ndihmonte të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare që trokisnin në derën e saj, emigrantët e rinj të përballonin vështirësitë e fillimit të jetës në një vend të madh dhe të huaj, ndihmonte ato që kërkonin ndihmë ligjore për emigrim, ndihmonte ato që ishin pre e dhunës në familje, ato që kërkonin ndihmë mjekësore, vajza të reja që kërkonin ndihmë financiare për të vazhduar studimet, fëmijë të vegjël nga atdheu që kishin nevojë për operacion të zemrës që të vinin në Amerikë, të operoheshin dhe të ktheheshin të shëruar në atdhe.

2- Çfarë vlerëson më shumë se asgjë tjetër në jetën tënde? 

Shëndetin e mirë dhe harmoninë në familje.

3-  A mendon se gratë duhet të festojnë më shumë njëra-tjetrën? Të jenë më të sjellshme me njëra-tjetrën?

Sigurisht që po, dhe sidomos gratë në emigracion duhet të festojnë më shumë njëra-tjetrën, sepse kjo i bashkon, krijon mundësinë për bashkime me njëra-tjetrën dhe i bën të ndihen mirë. Sjellja e mirë me njëra-tjetrën është një virtyt njerëzor që nuk duhet diskutuar.

4- Bota në të cilën jetojmë ka më shumë nevojë për….? 

Bota në të cilën jetojmë ka nevojë për më shumë tolerancë, mirëkuptim, paqe dhe dashuri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights