Afatet kohore dhe rregullat për fëmijët dhe adoleshentët.
0-2 vjeç përdorimi nuk duhet të kalojë një orë në ditë.
3-5 vjeç, fëmijët mund të luajnë ose të shohin ndonjë film jo më shumë se një orë në ditë.
6-12 vjeç mund të luajnë deri në dy orë në ditë
13-18 vjeç, adoleshentët duhet të luajnë jo më shumë se dy orë në ditë. Sidomos gjatë ditëve të shkollës.
Është fakt që mbi 75% e fëmijëve nga 12 – 17-vjeçarë kanë celular dhe nisin mesatarisht rreth 167 mesazhe në ditë dhe ky është një fakt alarmant për prindërit.
Për ta bërë sa më të sigurt përdorimin e celularit, lista e mëposhtme duhet t’i dorëzohet fëmijës së bashku me celularin.
Qoftë me shkrim ose me gojë.
Ajo mund të përshtatet sipas fëmijës, moshës dhe sjelljes së tij/ saj.
1- Përgjigju menjëherë në telefon nëse të thërrasin prindërit ose kujdestari yt!
2- Thirr ose dërgo menjëherë mesazh nëse nuk ke arritur ta hapësh telefonin në kohë!
3- Ndiq të gjitha rregullat kudo që të ndodhesh (shkollë, kafe, aktivitete a kudo tjetër).
4- Tregoju menjëherë prindërve për thirrjet ose tekstet nga numra të panjohur në telefon ose në media sociale.
5- Telefoni të ketë gjithmonë bateri të mjaftueshme!
6- Nëse e humbet ose e thyen telefonin, është përgjegjësia jote ta riparosh ose të blesh tjetër! Të ndihmoj unë të gjesh punë për të bërë paratë.
7- Prindërit kanë të drejtë ta marrin telefonin dhe ta kontrollojnë në çdo kohë dhe për çfarëdo lloj arsyeje!
8- Prindërit duhet të dinë të gjitha fjalëkalimet!
9- Telefoni duhet dorëzuar çdo natë para se të flini gjumë!
10- Asnjë thirrje ose mesazh pas
orës 9 të darkës.
11- Jo sjellje të pahijshme!