Shqipëria, pjesë e ekspozitës shëtitëse të autobusëve elektrikë në Sofje

Më 20 prill në Sofje të Bullgarisë do të mbahet një ekspozitë e veçantë, ku këtë herë do të ketë edhe motive shqiptare.

Vendi ynë do të përfaqësohet me motive popullore në ekspozitën shëtitëse të autobusëve elektrikë “Art 4 Diplomacy”.

Kjo bëhet e ditur nëpërmjet një njoftimi në Facebook nga Ambasada shqiptare në Sofje, ku ndër të tjera theksohet se: “kjo formë ndryshe ekspozite organizohet me rastin e 80-vjetorit të fillimit të funksionimit të autobusit të parë elektrik në Sofje”.

Pjesë e kësaj ekspozite kolektive do të jenë 21 motive të ndryshme popullore nga 21 vende. Presim të shohim sa mahnitëse do të duket Shqipëria para syve të popullit të Bullgarisë.

Back to top button
Verified by MonsterInsights