Përralla e Shqipes

Një djalosh kishte dalë për gjah në malet e Shqipërisë. Një shqipe flutroi sipër tij, dhe u ndal në majë të një shkrepi. Shqipja ishte jashtëzakonishtë e madhe dhe mbante në çapojt një gjarpër. Mbas pak shqipja fluturoi prej shkrepit ku kishte çerdhen. Djaloshi u ngjit në majë të shkrepit dhe gjeti në çerdhee zogun e shqipes që po lunate me gjarpërin e mbytur. Por gjarpëri nuk ishte vërtetë I mbytur. Befas ai lëvizi,ngriti kryet, nxori thimthinndhe bëri të pickojë zogun. N’atë cast djaloshi nxori harkun dhe vrau me shigjetë gjarpërin. Mandej ai mori zogun e shqipes dhe u nis drejt shtëpisë së vet. Befas ai dëgjoi mbi krye zhurmën e krahëvë të shqipes.

-Pse ma grabite foshnjën? –thirri shqipja.

-Foshnja është e imja, sepse unë e shpëtova nga gjarpëri që ti  nuk e kishte mbytur – u përgjigj djaloshi.

-Jepmë foshnjën time, dhe unë do të jap si shpërblim mprehtësinë e syve të mi dhe fuqinë e krahëve të mi. Ti do të jesh I pamposhturndhe do të quhesh me emrin tim !

I riu I dha shqipes zogun e vet. Kur u rrit zogu, ai I sillej mbi krye djaloshit, që tani ishte bërë burrë. Meharkun e vet ai mbyti shumë bisha të pyllit, dhe me shpatën e vet ai preu shumë armiq të vendit. Ndër të gjitha këto vepra shqipja I printe dhe e drejtonte. I çuditur nga këto punë, populli e zgjodhi mbret gjuetarin trim. Ai e quajti Shqiptar, që do të thotë “Bir I Shqipes”, dhe mbretëria e tij mori emrin Shqipëri, që do të thotë “Vendi I Shqipeve”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights