Siç është bërë traditë tashmë, për të 15-tin vit rradhazi, më 9 qershor u mbajt në New York, Parada Ndërkombëtare e Emigrantëve, e cila mblodhi disa komunitete emingrantësh nga kryqetërthor botës, duke e kthyer New Yorkun në “qytet shqiptar” për një ditë. Fjalime, këngë e valle dhe veshjet tona folklorike, të Shqipërisë, Kosovës, dhe gjitha trevave shqiptare, bënë që New York-u për disa orë të vishej në zemër të tij, kuq e zi.
Kjo paradë për nga pjesmarrja vitet e fundit, njihet edhe si Parada Shqiptare, pasi ky është një manifestim ku shqiptarët me banim në ‘Tokën e Bekuar’, nën udhëheqjen e organizatës Rrënjët Shqiptare, për disa orë këndojnë e vallëzojnë, kuq e zi. Këtë vit parada shqiptare shënoi edhe pjesmarrjen më të madhe, ndërsa mijëra shqiptarë parakaluan për më shumë se një orë mes kengëve e valleve tradicionale nga Shqipëria, Kosova e trojet shqiptare në rrugën e famshme Amerika në Manhatan në zemër të New York-ut.
Këtë vit Parada Shqiptare shënonte 15 vjetorin e saj, që kur organizmin dhe manxhimin e saj për komunitetin shqiptar, zyrtarisht e ka marrë përsipër organizata Rrënjët me President z. Marko Kepi, dhe anëtarët e organizatës Rrënjët Shqiptare, në bashkëpunim me shoqatat e komunietetit shqiptar.
Ndërsa marshall i këtij viti në paradë ishte Princ Leka.
Parada përcolli mesazhin e përhershëm për bashkimin e Shqipërisë. Në ndër vite, “Parada Shqiptare” në New York, ka një dedikim të veçantë, ndërsa këtë vit përkoi me një prej ngjarjeve më me peshë të kombit shqiptar, atë të “Lidhjes së Prizrenit ”. 145 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, lëvizjes së parë e shqiptare e organizuar në mënyrë administrative, politike dhe ushtarake nga koha e Skënderbeut, kur shqiptarët të detyruar nga rrethanat e vitit 1878, thirrën një Kuvend Mbarëkombëtar, i cili synonte bashkimin e Shqipërisë.
Marshi i paradës në ‘Avenue of the Americas’ në New York, shoqërohej nga një banderolë gjigante ku ishte shkruar “Pa Kosovë e Çamëri- nuk ka Shqipëri”.
Kjo paradë, për komunitetin shqiptar, është zgjedhur për të qenë si një shprehje e krenarisë shqiptare, duke filluar qysh me veshjet tradicionale, të shoqëruar ngado me ngjyrat e flamujve kuqezi, tingujt emocionues të ritmeve të këngëve dhe valleve dhe muzikës shqiptare, nga të gjitha krahinat, të cilat krijuan në ‘Avenue of the Americas’, një spektakël madhështor, duke u mundësuar mijëra shikueseve, në të dy anët e bulevardit, një paradë të paharrueshme, shqiptare.
Më së shumti ata që gëzojnë, në këtë paradë janë fëmijët shqiptarë të lindur në Amerikë, nxënësit e studentë shqiptarë, në shkollat amerikane, artistët, veprimtarë të dalluar, njerëz nga më të suksesshmit në Amerikë, të cilët festuan nën tingujt e këngëve të Gëzim Nikës, Albërie Hajdergjonaj, Ilsi Ademi, Vida Kunora e tjerë.
Në krye të kësaj parade me floats – rimorkiot e tërhequra nga makinat, u vunë nga Albanian Roots, STRUGA, KRAJA, Mbretërorët, Illyrian Buildings, Vatra, Plav & Guci, Ulqini, Çamëria, Ana e Malit Rugova, Albanian Excellence dhe Rozafa. Rrënjët Shqiptare, si një ndër organizatorët kryesorë dhe bartësit e kësaj parade në këto 15 vitet e fundit, organizoi në fund një after party për të falenderuar të gjitha shoqatat dhe organizatat e komunitetit.
Ndërkohë një natë përpara paradës, u bë një pritje madhështore për të Pritja falenderuar vullnetarët dhe sponsorët, ku njër ndër ta këtë vit ishte edhe Votra.