Një arsye më shumë për të vizituar Shqipërinë! 9 festivalet më të mira verore të muzikës për vitin 2023

Prej disa kohësh Shqipëria po shndërrohet në një parajsë festivalesh për muzikën. Kalendari i aktiviteteve muzikore në vend është i larmishëm duke qenë e çdo vit janë zhvilluar evente të ndryshe tradicionale si dhe disa prej festivaleve më të mëdha të Ballkanit. Nëse keni në plan të vizitoni Shqipërinë përgjatë këtij viti, mos i humbisni festivalet të cilat do t’ju prezantojmë në vijim të artikullit:

COLOUR DAY FESTIVAL, TIRANË (20.05)

Këto janë 9 festivalet më të mira verore të

“Colour Day Festival Albania” do të zhvillohet në sheshin Nënë Tereza, Tiranë dhe është frymëzuar nga festivali Holi i cili është një aktivitet i famshëm në Indi që festohet nga komunitetet hindu. Në Tiranë, ky festival do e bëjë ditën tuaj shumë argëtuese pasi do mund të shijoni muzikën dhe do keni mundësinë të kaloni kohë me miqtë tuaj.

SOUTH OUTDOOR FESTIVAL, BORSH (25.05 – 28.05)

Këto janë 9 festivalet më të mira verore të

I vendosur në Borsh përgjatë rivierës shqiptare, “South Outdoor Festival” është një event unik që ndërthur muzikën me traditën, sportin, kulturën dhe ushqimin. Borshi është fshat në jug të Shqipërië me një plazh të mrekullueshëm dhe me ujë të kritaltë. Ai është gjithashtu shtëpia e rrënojave të një kështjelle të vjetër që ia vlen të vizitohet për pamjen e saj mahnitëse.

KALA FESTIVAL (31.05 – 07.06)

Këto janë 9 festivalet më të mira verore të

Plazhi i Dhërmiut është shtëpia e këtij festivali muzikor një javor. Vitet e fundit, “Kala” është shndërruar në një nga festivalet më të mira verore në Ballkan. Dhërmiu gjithashtu konsiderohet si një ndër vendet më të bukura në Mesdhe dhe po kthehet në një destinacion shumë të dashur turistik falë plazheve të tij të bukura.

UNUM FESTIVAL, SHËNGJIN (01.06 – 06.06)

Këto janë 9 festivalet më të mira verore të

“UNUM” është një festival muzikor 3 ditor që zhvillohet në Shëngjin. Ky festival bashkon katër elementët e natyrës me muzikën dhe është i përqëndruar te muzika tekno. Në “UNUM” do mund të ndiqni performanca të artistëve vendas, rajonalë si dhe shumë emra ndërkombëtarë.

ZÂ FESTIVAL (PËR T’U KONFIRMUAR)

Këto janë 9 festivalet më të mira verore të

“Zâ Festival” është një event muzikor që mbledh së bashku kantautorët më të mirë shqiptarë të momentit. Vitet e kaluara është mbajtur në Theth, në një nga vendet më magjike të veriut të Shqipërisë. Këtë vit festivali do të zhvillohet në “Kalanë e Rozafës” e cila gjendet pranë qendrës së Shkodrës.

PORTO PALERMO FESTIVAL (14.07 – 14.08)

Këto janë 9 festivalet më të mira verore të

Vendndodhja e këtij festivali është unik pasi  zhvillohet brenda kalasë së vjetër të Ali Pashës, në Porto Palermo. Festivali është themeluar nga Olen Cesari, një nga violinistët më të shquar në Ballkan.

FESTIVALI FOLKLORIK I GJIROKASTRËS (Në FUND TË QERSHORIT)

Këto janë 9 festivalet më të mira verore të

Ky festival i veçantë zhvillohet çdo pesë vjet. Pas ndalesës 2 vjeçare për shkak të pandemisë, këtë verë do të keni mundësinë të bëheni pjesë e tij. “Festivali Folklorik i Gjirokastrës” është një ngjarje historike në Shqipëri, që daton prej vitit 1968 dhe është pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s. Ai është një aktivitet plot muzikë, vallëzime dhe performanca të interpretuesve vendas dhe ndërkombëtarë.

FESTA E BIRRËs KORÇË (16.08 – 20.08)

Këto janë 9 festivalet më të mira verore të

Korça nuk është vetëm një nga qytetet më të bukura në Shqipëri, por edhe vendndodhja e “Festa e Birrës Korçë”, një nga ngjarjet më të mëdha në vend dhe rajon. Ky festival katër ditor i kushtohet birrës, por është gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për të provuar ushqimet lokale dhe për të vizituar qytetin.

ION FESTIVAL (06.09 – 13.09)

Këto janë 9 festivalet më të mira verore të

Një tjetër festival që zhvillohet në Dhërmi është “ION Festival”. Ai është një ndër festivalet më më të mirët e muzikës “tech” dhe elektronike në vend, me një formacion artistësh fantastikë vendas dhe ndërkombëtarë. Shumica e njerëzve që marrin pjesë në këtë event janë të huaj pasi “ION” synon t’i prezantojë të gjithë me muzikën dhe kulturën shqiptare.

Back to top button
Verified by MonsterInsights