Në NY:”Duhet të mbledhim ndihma për formimin e një qendre kulturore ku fëmijët tanë të mblidhen dhe të forcojnë identitetin!”
4 Pyetje të shpejta për Dr. Zana Dobroshi,
1- Përse i je bashkuar organizatës “Motrat Qiriazi”? Çfarë ju tërhoqi te kjo organizatë?
Kur u shpërngula në New York u bëra anëtare e “Motrat Qiriazi” në 2000, dhe për një kohë isha zëvendëspresidente. Por duke e parë se nuk kisha mjaft kohë për aktivitete organizative, e përqendrova kohën time me refugjatë dhe me punë vullnetare me shërbimet psikiatrike.
2- Çfarë të frymëzon që vazhdon të jesh pjesë e saj?
Organizata ka një energji magnetike, ofron shanse të shkëlqyeshme për vazhdimësi të lidhjes me komunitetin shqiptar nga të gjitha trevat..
3- A mendon se gratë duhet të festojnë më shumë njëra-tjetrën? Të jenë më të sjellshme me njëra-tjetrën?
Gratë shqiptare kanë qenë gjithmonë shtyllë e familjes edhe pse ndonjëherë duken sikur janë nën hijen e burrit. Duhet të punojmë akoma më shumë dhe të mbledhim ndihma për formimin e një qendre kulturore ku fëmijët tanë do të mblidheshin dhe përforconin akoma më shumë identitetin e tyre, gjë shumë të rëndësishme për shëndetin mendor dhe lumturinë e personit.
4- Çfarë mendon se i mban gratë të reja në pamje dhe në shpirt?
Gruaja që e gjen pasionin dhe dashurinë, diçka që e mbush me vetëbesim. Shpeshherë gratë tona e flijohen për familjen dhe harrojnë të kujdesen për veten, kjo gjë më pas pa kuptuar sjell pakënaqësi tek ato dhe të tjerët.