‘Memorial Day’ është dita përkujtimore e deshmorëve në USA dhe i bie të hënën e fundit të muaj it Maj. Në këtë ditë nderohen amerikanët dhe amerikanet që kanë humbur jetën për t’i shërbyer vendit të tyre. Jo cdo grupmoshë e fëmijëve mund ta kuptojë plotësisht këtë festë, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të behen aktivitete të ndryshme dhe mund të tregohen fakte historike. Ne besojmë se njohuria është fuqi prandaj dhe shpresojmë që sugjerimet e mëposhtme të vlejnë për ta bërë këtë ditë sa me informuese për familjet shqiptare që jetojnë në USA.
1- Ngrini një flamur amerikan qoftë në dritare, në oborr ose fluturoni nje balonë me flamurin amerikan në të. Me më të vegjlit mund ta vizitoni ose ngjyrosni një flamur!
2- Mund t’i coni fëmijët të vizitojnë varrezat e deshmorëve. Tani kjo mund të duket pak e pakendshme por fëmijët e dinë se njerëzit vdesin dhe nuk përbën ndonjë problem. Ata do të mësojnë si të nderojnë ata që nuk jetojnë më.
3- Pergatisni nje paketë për një ushtar në shërbim, kudo qoftë ai/ ajo! Për më shumë info mund të shikoni website: soldier.com
4- Gjeni një këngë patriotike që ju pëlqen, mësojeni atë dhe këndojeni së bashku!