Në prag të sezonit turistik 2021, Shqipëria është përgatitur dhe ka marrë masat për të pritur turistët nga vendet e rajonit, Europës dhe botës.
Përveç detit, një trend i ri viteve të fundit në turizëm është agroturizmi dhe zbulimi i Shqipërisë malore, që bën të mundur tërheqjen e sa më shumë turistëve, të cilët pëlqejnë natyrën dhe aventurën.
Masat që janë marrë nga autoritetet shqiptare për të garantuar një sezon të sigurt turistik për shtetasit e huaj, të publikuara nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.
Protokolli i masave anti-COVID-19 përgjatë sezonit turistik 2021, u është vënë në dispozicion të gjitha sipërmarrjeve dhe aktiviteteve turistike, për të siguruar mbarëvajtjen dhe adoptimin e këtyre masave në bizneset e tyre.
Disa nga masat më të rëndësishme janë: Dezinfektimi i ambienteve dhe pastrimi i të gjitha objekteve (në dhomat e hoteleve, holle, bare, resorante, etj) , mbajtja e distancës, mbajtja e maskës, pajisjet e dezinfektimit për duart në çdo ambient të mbyllur, nuk lejohen grumbullimet më shumë se 10 persona, krijimi i distancave në zonat e plazhit midis çadrave dhe dezinfektimi i krevateve të plazhit, etj.
Ndërkohë është bërë e mundur:
Vaksinimi i operatorëve turistikë në mbarë vendin, duke i paraprirë një sezoni turistik të çliruar nga efektet e pandemisë;
Lehtësimi i masave për hyrjen në Shqipëri;
Hapja e fashës së orarit;
Lejimi i bareve dhe restoranteve hapur, duke respektuar distancat dhe masat e caktuara;
Funksionimi i linjave ajrore dhe tokësore.
Protokolli që duhet ndjekur nga udhëtaret që hyjnë në territorin e Shqipërisë
Për të gjithë të interesuarit për të udhëtuar drejt Shqipërisë, njoftojmë se Shqipëria i ka hapur kufijtë në datën 1 qershor 2020.
Për të gjithë shtetasit që kalojnë në territorin e Shqipërisë në rrugë tokësore:
Nuk aplikohet detyrimi i karantinimit 14 ditor, përveç rasteve të veçanta me urdhër të autoriteteve shëndetësore;
Në pikat kufitare hyrëse nuk kërkohen dokumente specifike, për të hyrë në territorin shqiptar;
Në pikat kufitare hyrëse do të matet vetëm temperatura, e cila nuk duhet të kalojë 37.5 gradë. Në rast se kalohet kjo shifër, atëherë nuk do jetë i mundur vazhdimi i udhëtimit;
Në rast hyrjeje në Shqipëri nga kufijtë tokësorë, duhet pasur parasysh informimi mbi rregulloret e shteteve të tjera ku do kalohet gjatë udhëtimit, pasi ndryshojnë nga shteti në shtet;
Shtetasit që udhëtojnë në rrugë tokësore për në Shqipëri duhet të marrin informacion paraprak në Ambasadat e shteteve përmes të cilave do të kryejnë tranzit, për të qenë të qartë mbi rregullat e vendosura nga këto shtete në kuadër të pandemisë.
Individët që udhëtojnë në rrugë detare,
Duhet të komunikojnë me Përfaqësitë Shqiptare në vendet nga do nisen me mjete lundruese ose të kontaktojnë Ambasadat e këtyre vendeve.
Për udhëtarët që udhëtojnë nga vendet e treta me avion dhe përdorin si tranzit një nga Aeroportet Ndërkombëtare, të mbahet parasysh se:
Nuk do të lejohen të dalin nga zona e tranzitit të aeroportit dhe se nuk do të lejohen të vijojnë udhëtimin e tyre nëse destinacioni pasues është një vend tjetër i hapësirës Schengen, pasi kjo lëvizje nuk konsiderohet tranzit, por hyrje në hapësirën Schengen, prandaj autoritetet aeroportuale do t’i kthejnë në vendet nga kanë mbërritur.
Të gjithë udhëtarët të cilët lejohen të hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, përveç respektimit të protokolleve në standarde ndërkombëtare që vetë kompanitë ajrore aplikojnë kudo në botë, duhet të ndjekin dhe respektojnë rregullat e shënuara më poshtë:
Individët duhet të jenë të pajisur me maska për të hyrë në terminalin e Aeroportit Nënë Tereza;
Fëmijët nën 6 vjeç dhe personat që për arsye shëndetësore nuk mund të mbajnë maskë përjashtohen nga ky rregull;
Maskat duhet të ndërrohen çdo 4 orë, gjithashtu kur dëmtohen ose lagen pasi humbin efektshmërinë e tyre. Maskat mund të mbahen më shumë ose më pak nëse prodhuesi i maskave e ka specifikuar kohën e përdorimit të saj;
Krahas maskës, zbatohen masat parandaluese të etikës respiratore, prekjes së fytyrës dhe higjienës së duarve.
Nëse pasagjeri shfaq simptoma të COVID-19 të specifikuara më parë, ai/ajo nuk do të lejohen të vazhdojnë udhëtimin dhe të hyjë në Shqipëri;
Duhen respektuar vendet e caktuara për hyrjen dhe daljen nga aeroporti;
Aeroporti ka të vendosura pika të automatizuara për të pasur mundësinë që udhëtarët të pajisen me maskë dhe dezinfektantë;
Udhëtarët që hyjnë në terminal do të kalojnë në tunelin e dezinfektimit;
Në momentin e check-in do të nënshkruhet një deklaratë mbi statusin e tyre në lidhje me COVID-19 përpara se të pajisen me ‘boarding pass’;
Pasagjeri si në nisje dhe në mbërritje do t’i nënshtrohet matjes së temperaturës dhe nëse ajo i kalon 37.5 gradë, nuk do të jetë e mundur të vazhdohet me udhëtimin;
Pasagjerët gjatë qëndrimit në aeroport duhet të respektojnë distancën sociale prej 1.5 metra nga njëri-tjetri gjatë gjithë kohës, sikurse gjatë dorëzimit të dokumenteve ose bagazheve ruajtja e distancës nga sporteli, në dalje për t’u nisur (gatet), në autobusët e brendshëm të aeroportit, gjatë hipjes dhe zbritjes në avion si dhe ndërkohë të ndiqet sinjalistika e vendosur nga Autoritetet e Aeroportit, në tërësi;
Prioritet kanë personat e moshuar, personat në nevojë dhe familjet me fëmijë të mitur;
Inkurajohet kryerja e check-in online për të shmangur radhët dhe kontaktet fizike.
Ata që nuk respektojnë rregullat dhe masat nuk do lejohen të futen në aeroport ose në rastin e nisjes nuk do lejohen të vazhdojnë me udhëtimin e tyre dhe do të shoqërohen nga autoritetet policore jashtë;
Kërkohet që në rast se pasagjerët shfaqin simptoma, atëherë të mos ndërmarrin udhëtime por të zbatojnë rregullat e vendosura nga shtetet përkatëse.
Rregullat aktuale që janë në fuqi në Shqipëri:
Kufizim i lëvizjes në të gjithë territorin e RSH-së, nga ora 22:00 deri në orën 06:00.
Lejohet lëvizja vetëm për arsye shëndetësore ose emergjence.
Përdorni aplikacionin E-Albania, për leje specifike.
Baret, restorantet dhe klubet e natës janë të mbyllura nga ora 22:00 deri në orën 06:00, me përjashtim të shërbimit “delivery”.
Nuk lejohen grumbullimet mbi 10 persona, në ambiente të brendshme të jashtme.
Maska është e detyrueshme në publik dhe në institucione, jo në bare/restorante.