legjendaPërralla

LEGJENDA E VAJZËS SË MALIT – ELBASAN

Në verilindje të qytetit të Elbasanit, është një majë mali që quhet MALI IVASHËS. Vlen të përmendet që është shumë ë vështirë të caktohet/ndahet një kufi në mes të së vërtetës dhe realitetit. Aq më shumë, kur kalohet një periudhë shumë shekullore. Në lidhje me këtë legjendë ekzistojnë shumë mendime: – Disa fshatarë mendojnë kështu: Dy të rinj ishin të dashuruar shumë. Mirëpo kjo dashuri sikur e pengonte kurorëzimin e tyre. Kjo ndodhi për një arsye: Djali ishte i varfër, i vobekët, ndërsa vajza ishte mjaft e pasur dhe nga një familje fisnike. Si pasojë e kësaj pune, të dy të rinjtë i vuanin pasojat e të tjerëve në heshtje. Për të iu ndalur në ndihmë të rinjve, Pleqësia e Fshatit mendoi që të u del në ndihmë këtyre të rinjëve. E gjithë kjo ndihmë i bie mbi supet e të riut, gjë që mendohej se kishte hyrë në moshën e burrërisë. Si kusht për kurorëzimin e dashurisë, udhëheqësia e fshtatit mori vendim, që djali të mbarte në krahë të dashurën e tij, deri në majë të malit, pa kurrfarë ndalese. Në këto raste, djaloshi sikur fluturonte nga gëzimi për vajzën e ëndrrave të tij. Djaloshi e pranoi kërkesën, dhe deklaroi që ishte i gatshëm të sakrifikonte për çdo gjë. E gjithë fshati doli për ta shikuar zbatimin e kushtit, në mënyrë që të caktohej edhe dita e dasmës së tyre. Mirëpo, kjo sakrificë nuk zgjati shumë. E gjithë kjo situatë, shihej me shqetësim nga pleqësia e fshatit. Për shkak se djalin filloi të linte forca, mirëpo brohoritjet ishin: Edhe pak edhe pak vazhdo, sepse ia arrite. Pasi arriti në cakun e duhur, zemra e djalit ndaloi së rrahuri. Ai vdiq, nga lodhja e madhe që kishte mbartur të dashurën e tij. Ndërsa vajza për ti qëndruar besnike dashurisë së saj, nuk pranoi asnjëherë tjetër fat. Përveç një vdekjeje të lumtur që e përjetoi. Kështu që vajza, u hodh nga një greminë prej 700m. pavarësisht që kjo dashuri nuk u realizuar asnjëherë, mbetet si kujtimi më i bukur i një dashurie të pastër si Loti. Ndërsa, për këtë legjendë janë thurur këngë të ndryshme. Ndër to është edhe kënga “Mali i Vashës”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also
Close
Back to top button