Kosova në grupin A, luan me Belgjikën, Turqinë e Greqinë

Kosova në grupin A, luan me Belgjikën, Turqinë e Greqinë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll do të luaj në Grupin A në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2023. Shorti për fazën e parë të kualifikimeve evropiane për Botërorin e ardhshëm është tërhequr të enjten.
Në grupin e parë janë Belgjika, Turqia, Greqia e Kosova. Pra është një grup i vështirë, ku Kombëtarja jonë do të kërkojë njërin prej dy vendeve të para për avancim tutje.
Në grupin e dytë janë Finlanda, Estonia, Gjeorgjia dhe Britania e Madhe. Në grupin e tretë janë Rumania, Izraeli, Qipro e Moldavia. Ndërsa kë grupin e katërt janë Letonia, Italia, Luksemburgu e Ishujt Faroe.
Në fazën e parë kualifikuese paraqiten ekipet kombëtare që nuk janë kualifikuar në Euro 2022. Dy të parët në secilin grup kalojnë në raundin tjetër.
Kosovës i takon e drejta e organizimit të turneut, në bazë të shortit, nëse Kombëtaret e grupit të parë merren vesh që të gjitha ndeshjet të luhen në një vend. Nëse vendoset që të luhet në sistem vajtje-ardhje, atëherë ndeshjet fillojnë prej javës së parë të nëntorit.
Avancimi në raundin e dytë kualifikues është synim i Kombëtares sonë, pas sukseseve të viteve të fundit. Në kualifikimet e kaluara për Botëror ishim në vend të dytë, ndërsa ndeshjet ishin luajtur në Itali. Në kualifikimet e fundit për Evropian kemi shënuar fitore historike ndaj Rumanisë, ndërsa me këtë Kombëtare kishim edhe një barazim. Po ashtu kemi luajtur dy ndeshje të forta me Malin e Zi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button