Fitimi i shtetësisë Shqiptare nga Origjina

Për shkak të emigracionit të shpeshtë që populli ynë ka patur në vite, në shumë shtete të botës ka persona të cilët ende dëshirojnë të marrin shtetësine e paraardhësve të ryre ose të bashkëshortëve. 

Nëpërmjet e-albania ky është kthyer në në aplikim shumë të thjeshtë, hapa e parë e të cilit bëhet nëpërmjet e-albania. 

  1. Shtetësi me dhënie – fitimi i shtetësisë me dhënie per personat me origjinë shqiptare
  • Dokumentacioni i nevojshëm

1) Kërkesa e shtetasit (të huaj) drejtuar Presidentit të Republikës;

2) Formulari i kërkesës për njohjen e shtetësisë për personin me origjinë shqiptare (tip B, i cili shkarkohet nga e-albania);

3) Fotokopje të dokumentit të identifikimit;

4) Certifikatë lindje;

5) Certifikatë familjare;

6) Dëshmi penaliteti e legalizuar ose e pajisur me vulë apostille dhe e përkthyer;

7) Dokumentacioni mbështetës që vërteton se është pasardhës në vijë të drejtë nga një shtetas shqiptar (deri në tre shkallë) dhe se i paralinduri dhe aplikuesi nuk kanë hequr dorë nga zotërimi i shtetësisë shqiptare

8) Mandat pagesa

  • Procedura dhe rregullat e aplikimit

1) Aplikimi online

 2) Verifikimi online nga Konsulli

3) Komunikimi i Konsullit me qytetarin për t’u paraqitur në Përfaqësi

4) Paraqitja e dokumentacionit origjinal, personalisht nga aplikuesi

5) Fillimi i shqyrtimit të praktikës nga autoritetet kompetente (Ministria e Punëve të Brendshme, Presidenca)

6) Njoftimi i qytetarit nga Konsulli në përfundim të mbylljes së praktikës dhe dhënies së vendimit nga autoritetet kompetente.

7) Tarifa e aplikimit është 30 Euro

8) Afati maksimali i marrjes së një përgjigje është 3 muaj

Të gjitha dokumentet e lëshuara në Republikën e Shqipërisë pranohen kur janë nënshkruar nga titullari i institucionit, që i lëshon ato. Nuk ka nevojë për vulë apostile apo legalizimi në MEPJ Tiranë. Për aplikuesit e martuar, në dokumentet e lëshuara nga zyrat e gjykatës, prokurorisë, përmbarimit, njësisë administrative dhe ato të gjendjes gjyqësore, duhet të figurojnë të dy mbiemrat, nëse aplikuesi/ja e ka marrë edhe mbiemrin e bashkëshortit/es. Aplikimet për shtetësinë shqiptare janë individuale, veç atyre të shtetasve minorenë, për të cilët shprehen prindërit e tyre. Të gjitha dokumentet që përmenden më sipër, pranohen kur janë origjinale (përveç atyre që janë përcaktuar fotokopje), të legalizuara, secili më vete sipas legjislacionit në fuqi. Pranohen dokumente të lëshuara, jo më shumë se tre muajt e fundit, nga data e aplikimit. Dokumenti i premtimit të shtetësisë tjetër, pranohet me afat kohor jo më shumë se dy vitet e fundit. Shënime Aplikimet për dhënien e shtetësisë shqiptare janë individuale, veç atyre të shtetasve të mitur, për të cilët shprehen prindërit e tyre. Aplikimet për fitimin e shtetësisë me natyralizim dorëzohen vetëm pranë Komisariateve të Policisë në Shqipëri. Të gjitha dokumentet e lëshuara në Shqipëri apo në vende të tjera pranohen kur janë në harmoni të plotë me njëri tjetrin, pa gabime e korrigjime. Të gjitha dokumentet sigurohen nga vetë të interesuarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights