Patentat Shqiptare njihen në Itali

Patentat shqiptare njihen zyrtarisht në Itali, dhe ato Italiane në Shqipëri. Pas marrëveshjes mes dy shteteve, tashmë vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare të datës 29.03.2021.

Kja marrëveshje është reciproke, pra edhe patentat italiane do të njihen në territorin e Repoblikës së Shiqpërisë. 

Sic është theksuar edhe në Nenin 1 të marrëveshjes, patentat e përkohshmë nuk do të jenë të konvertueshme dhe për rrjedhojë nuk do të njihen prej shteteve. Ky veprim bëhet për të shmangur abuzimet që mund të kryhen nga individ të ndryshëm për të përfituar për arsye personale dhe të pajisen me patenta në mënyrë të padrejtë.

Nëse një shtetas Shqipëtar përfiton rezidencën Italiane ose një shtetas Italian përfiton rezidencën Italiane, patenta aktuale që ata posedojnë, pra patenta Shqiptare për shtetasit Shqiptarë ose patenta Italiane për shtetasit Italian, do të jetë e vlefshme deri në 1 vit nga dita e marrjes së rezidencës prej tyre. Me kalimin e një viti duhet të pajisen me patentën e shtetit që kanë rezidencën e re. 

Ky lloj konvertimi si parim do të kryhet pa qenë e nevojshme për kryerjen e tetsteve të reja në shtetet respektive. Megjithatë, autoritetet kompetente duhet të vlerësojnë rast past rasti individët që u paraqiten.

Autoritet kompetente për zbatimin e marrëveshjes dhe procedurave për konvertimin e patentave janë si më poshtë:

  • Për Shqipërinë – Ministria e Infrastrukturës – Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.
  • Për Italinë – Ministria e Infrastrukturës dhe Mobilitetit – Departamenti i Trsnaportit, Navigacionit, Çështjeve të përgjithshme dhe Personelit.

Duhet thkesuar se konvertimi I patentave do të bëhet vetëm pasi të jenë dorëzuar patentat e mëparshme, të cilat asgjesohen sipas procedurave përktëse të shteteve. 

Ndryshe nga shumë marrëveshje bilaterale kjo marrëveshje është me një afat 5 vjeçar, çka do të thotë se do të ketë sërish negocime pas 5 viteve. 

Marrëveshje të tilla ndikojnë në afrimin e mëtejshëm të vendit tonë drejt kontinenit europian dhe paraprijnë shumë marrëveshje të tjera si bilaterale dhe shumëpalëshe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights