Zyrat e përfaqësimit në Shqipëri

Dokumentacioni i duhur për t’u regjistruar

Investimet e huaja janë shumë të rëndësishme për një shtet si Shqipëria. Ndër faktorët e tjerë dhe siguria juridike dhe një legjislacion sa më i rregullt dhe koherent e kthen në një vend më atraktiv.

Për regjistrimin fillestar të degëve dhe zyrave të përfaqësimit të shoqërive të huaja janë të detyrueshme këto të dhëna:

  • emri;
  • forma;
  • data e themelimit;
  • të dhënat e identifikimit të themeluesve;
  • selia;
  • objekti, në qoftë se është i përcaktuar;
  • kohëzgjatja, në qoftë se është e përcaktuar;
  • numrin dhe vendin e regjistrimit
  • Kapitalin e shoqërisë së huaj
  • Emrin e degës ose të zyrës së përfaqësimit, nëse është i ndryshëm nga ai i shoqërisë së huaj
  • Kohëzgjatjen e degës ose të zyrës së përfaqësimit, në qoftë se kjo është e përcaktuar
  • Fushën e veprimtarisë së degës ose të zyrës së përfaqësimit, në qoftë se kjo është e përcaktuar 
  • Selinë e degës ose të zyrës së përfaqësimit
  • Të dhënat e identifikimit të personave përgjegjës për administrimin dhe përfaqësimin e degës ose zyrës së përfaqësimit në marrëdhënie me të tretët, kompetencat e përfaqësimit dhe afatet e emërimit
  • Specimenet e nënshkrimit (firmave) të personave, që përfaqësojnë degën ose zyrën e përfaqësimit në marrëdhënie me të tretët” (neni 37).

Dokumentacioni shoqërues:

  • Akti i themelimit dhe statuti i shoqërisë së huaj, kur këto janë dy dokumente të veçanta apo, në mungesë, aktin ekuivalent të krijimit, sipas legjislacionit të huaj, si dhe tekstin e plotë të tyre me ndryshimet e mëpasshme
  • Dokumentacioni, që vërteton regjistrimin e shoqërisë së huaj në juridiksionin e huaj
  • Dokumentacioni, që vërteton gjendjen aktuale të shoqërisë së huaj, i lëshuar brenda një afati jo më shumë se 90 ditë nga data e aplikimit, me të dhënat e regjistrimit dhe të përfaqësimit, përfshirë informacionin nëse është në proces likuidimi apo falimentimi
  • Bilanci i shoqërisë së huaj për vitin e fundit financiar, mbajtur sipas standardeve të kërkuara në shtetin e huaj, nëse shoqëria e huaj ka pasur veprimtari për më shumë se një vit
  • Vendimi ose aktet e tjera të organit përkatës të shoqërisë së huaj, sipas legjislacionit të huaj për hapjen e degës ose të zyrës së përfaqësimit. Aktet e kësaj pike zëvendësohen nga aplikimi për regjistrim në rastin kur personi, që kërkon regjistrimin, është njëkohësisht organi përgjegjës për të vepruar i vetëm, në emër të shoqërisë së huaj 
  • Dokumenti i identifikimit të përfaqesuesit ligjor të degës (nëse ai është aplikanti). Nëse aplikanti është i ndryshëm nga përfaqësuesi ligjor i degës, duhet të depozitohet Akti i Përfaqësimit.

©️ VOTRA Magazine

Back to top button
Verified by MonsterInsights