Hekuran Miraka, u lind më 17 Tetor 1966 në Gramsh. U diplomua për Gjuhë-Letërsi në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan në vitin 1989 dhe punoi për disa vite mësues në shkollat e Gramshit. Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve, Anëtar i klubit të shkrimtarëve “Kostandin Kristoforidhi”, Anëtar i Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita”. Tani jeton familjarisht në New York të SHBA.
ORA E RREFIMIT
Jetoj ne lagje me kisha.
Jam fqinje me prifter.
Si njerezit i ze kolla,
Kur ecin te qete rruges.
Po nuk kolliten fort,
Pakez, fare pak.
Kane frike se mos u ndodh,
Te zgjojne nga gjumi kembanat.
Leviz ndonje e bute pas perdes,
A ne rruge, po qe, kthen koken.
Une qesh me vete nen ze,
Ehe! Paska radhen e rrefimit neser.
Ndonje e vjeter, ben kryqin,
Ka frike me sa duket e gjora
Se mos prifti qe vdiq dite me pare,
S’ia ka fshire nga libri mekatin.
Nuk mbarojne mekatet e kesaj bote.
Te vjetrat flene nen kryqe,
Te rejat mbajne radhen koke me koke.
Te rrefehen te nesermen ne kishe.
Besoj i teri ne zot.
Ne fe, kurresesi.
Eh c’kam bere, moj koke!
Fajin Rabushja ma pati, .
S’me la, te behesha prift …
New York, dhjetor 2017
GURE PESHE
Kur Zoti hidhte short per bukurine,
Mua nuk me lane te merrja pjese.
Me genjyen me nje bule sise,
Te mbyllja gojen nga te qaret .
As vone s’me treguan per dredhine .
Bukurine time kujt ia dhane?
Betoheshin se s’kishin fare gisht .
“Ç’e do ! – me thoshin, – Te prish”!
U fsheh ne kohe mashtrimi i mocem,
Thane dikur, – “Harroi dreqi”.
Vijuan dredhine me te tjeret ,
Sa here qe shortin hidhte Zoti .
Me ra per hise shorti dysh.
Here i vjedhur dhe here vjedhes .
Kam tere jeten qe bej gjy,
Here si bleres, here si shites.
Paska qene fat, per Zotin!
Me perdorin si gure peshe.
Ne dy krahet e peshores.
Ulin dhe ngrene Hekuranin.
New York, dhjetor 2017
ESHTE KOHA E VETERANEVE
Lodhja po te ndjek me shekuj,
Zgjatet e zgjatet pafund.
Ende te sfilit pareshtur dilema,
Ku ndryshon dasma dhe lufta.
Vete ke thene qe heret,
“Nuk ka dasem, pa mish”.
Po aq here ke perseritur mes vetit,
“Nuk shkohet ne lufte si per dasem “.
Ne te dyja ke firmosur me pushke.
Per te dyja ke gatuar mish.
Njehere si kryekrushk,
Njehere si kryetrim.
Kater breza, bejne nje shekull.
Per cdo brez, ke bere nje lufte.
Brez pas brezi ke bere dasem.
Ul nje sofer, shkreh nje pushke.
Dasmoret dhe luftetaret,
Qe te gjithe jane veterane.
Duken, zhduken sipas kohes,
Here viktima, here heronj.
Vete ke thene qe kur e kur.
“Nuk ka dasem ne dimer “,
Duket shekujt ta bene udhe.
Ne cdo dimer te zesh lufte.
T’u be ves prej shekujsh lodhja.
Te mundon kaq shume e ndara.
Ku nis lufta,
Ku nis dasma.
Çfare po ndodh me ty, im popull?
Si te vishem, nuk po e di!
Per dasem si per krushk?
Apo si veteran pas heroit? …
New York, dhjetor 2017
NUSKA E PASHKES
Krishtlindjet dhe Viti i Ri iken.
Tani per to flitet si per te shkuaren.
Dikush poston ndonje foto te mbetur peng .
Nga festa apo dhuratat qe dhane e moren.
Germojne akoma ne kazanet e mbeturinave,
Arkeologet e rruges pa statusin juridik te kohes.
Se mos gjejne artefakte,
Qe padashje i hodhi pas festes nje bos.
Po une e kam akoma dhuraten qe i taksa Markos.
Nje nga ata te shumtit arkeologe pa status.
Ma thote nje mendje se do te vonoje edhe ca kohe .
Sa te largohet kjo bore dhe te shkrijne keta akuj .
Marko per dimer ka pune me ligjin.
Thyen per qejf nje xham nga vitrinat ne “Time Square”.
Sa mbaron se festuari “Thanksgiving”.
Dhe kryen i qete denimin deri per Pashke.
Nje dimer rri dhe dhurata ime per Markon.
Dhe nuk merzitem ,eshte i perpikte me kohen.
Gjashte muajt e dimrit shtepi ka burgun,
Gjashte muajt e veres ka uren atje poshte.
New York 2018
IU DESH KJO BORE KETIJ DIMRI
Iu desh ketij dimri kjo bore.
Sa per te numeruar stinet,
Dhe mua m’u desh,
Sa per t’u bere syve te kthjellet.
Ma prishte fiqire shamata e shapkave
Me shtinte ne ngasje cakalli
Kur dilte veror prej oborrit.
Karvani i parregull i studenteve.
Po, fryka nje ere qe thenka fjale njerrokeshe.
Si te thuthuqeve, kur nisin te mesojne abetaren.
Ma prishka shejtania radhen e kopsave.
Dhe s’e quajka fare peshen time.
E tepert m’u dukerka kjo cader.
Dhe hipokrite njeheresh.
Ma nget syrin e vjedhur gjate veres,
Harxhim i kote me duket per dimer.
Iu desh dimrit kjo bore.
Si nje dedektive publike.
Me saktesi u vjedh numrin e kepuces femrave,
E mua, burrit prej bore, peshen e trupit ma fsheh.
New York, janar 2018
GRAFIKAT E RRUGES
Ka ngrire jashte uji.
Me duhet te eci shume kujdesshem te mos thyej statujat .
Apo vete se mos ua ze vendin,
Morti zgjat pastaj
E ku dihet sa zgjat morti!
Prej zorit hedhin kripe neper rruge.
Skrijne akullin.
Edhe statujat bien te lageshta ne pellgje.
Pa kripe.
Si nje sallate e ndenjur kaq kohe e ngrire ne frigorifer.
Prape me duhet te eci kujdesshem .
Te mos dal i shpifur kur bej vetefoto nga uji.
Me lyejne me kripe,
Te ma heqin te lageshten.
Besa , po dukem mire, si nje manekin pas xhamit.
Eshte dimer.
Ka ngrire uji jashte.
Vazhdimisht neper rruge hedhin kripe.
Staujat jane po aty, pozojne me mumjet.
Para kripjes, dhe pas ckripjes …
KETU ESHTE MANHATAN
Budalli i pare jam une.
Eci kaq kohe kunderturme.
Percillem ne mbremje me lypsat e fundit,
Qe po lene turnin neper metro,
E nje “naten e mire” nuk e zene goje.
Mbetem serish budalli i pare ..
Bej gjumin e kalit.
Per prralle, me thyen veshet uuuuu-uuuuja e uqerve,
Qe ne orgji ma jargin
Thesarin e bardhe qe lashe te pangrenedarke.
Prape une jam budalli i pare.
Shokerohem sysh me akademiket e rruges,
Qe kane dale vjedhur nga ARM – te
( Akademite e Rikthimit te Mendjes ).
Teksa diskutojne ne vajtje-ardhje me ze.
Kumtesat e ngrira te radhes.
Une jam budalli i par.
Skuqem prej komplimentit qe me bejne bukurinat e nates .
Dhe shtyj deren e xhamte pas shpines ,
Duke lene si trokitje te fajshme,
Refrenin miklonjes;
” Zoteri, shpenzo per mua nje cigare”!
Budalli i pare jam une.
Eci kaq kohe kunderturme.
Persyshem ne mengjes me lypsat e pare,
Qe nguten te nisin turnin neper metro,
E nje “miremengjes” nuk e zene goje.
Eshte Nju Jork ketej
Ketu eshte Manhatan.
Supermetropol internacional.
Njezet e kater ore pafjetur.
Ne pese budallenj,
Nje eshte i cmendur . ..
New York, dhjetor 2017
MESAZH
Po iki si shpendët e detit.
Pa jelek shpëtimi.
Jam diku në një breg plazhi.
Si mesazh.
New York, Janar 2017
ANONIME
Po humbas ketyre rrugeve.
Pa asnje shenje po humbas.
Me dhimbset edhe renia e flokeve.
Me tmerron humbja qe vjen me pas.
Qenka e thene.
Nuk e di nga ç’fallxhorka qenka gatuar.
Dremis syhapur nen vete.
Po iki me duket si i perjashtuar.
Sa shpejt ikerka.
Ajo qe ke dashur te ngresh.
Them se duhet te jem perfishre ne graterresa.
Lus qe neser t’ju pershendes.
Nju Jork, nentor 2013
Magjia e çmendur e Zef Serembes
Nën jugun tim Amerika Latine,
Heq lëkuren e mangos krejt naive.
Dhe nxihet ne rërën e Karaibeve.
Të verdha dalin rrobat e banjès.
Mishi piqet i lindur në ngjurën e kafesë.
Mesdhetar klasik.
Dremitem zjarrshëm mbi degë palme.
I gudulisur nga realizmi magjik.
Bela ! Bërtas me vete.
Do të më vjedhin lirikat si Zef Serembe!
Ne jugun tim Amerika Latine piqet e verdhur.
Nën portokajte e nxehur te Mesdheut
(Kercime tè çuditshme!
Po aq sa humbja jote, Zef Serembe…).
New York, 20 tetor 2011
VAKT DARKE
Mbaroi dhe kjo dite.
E njenjte si ajo qe iku dje.
Laj duart te ha dicka nga darka.
– U lodhe?
Kthej koken nga gruaja.
Ajo nderron ne kuzhine koshin e mbetjeve.
Ve buzen ne te qeshur.
– Ç’ke?
– Po, ja, prape neser dhuhet mbushur.
New York, Tetor 2017
VRAGA E DEVEVE
Gjerat e vjetra shkojne ne muze.
Te perdorshmet me te gjallet.
Po vjen si buke e norme,
Dhe duhet te ikesh.
Nuk e prish ligjin.
Po fshehur, nen piramiden e burrit,
Kam fshehur testamentin.
E, po vdiqa une,
Me deshiren tuaj me urdher te qumeshtit.
Ca mure te Piramides se Keopsit,
Keni per te gjetur ne Saharane qe vdiq ..
New York, Janar 2018
KETO JANE ANONIME
(nuk mbaj pergjegjesi}
Sonje, a Zonjeza?
Si ta lidh brullukun?
Me vijne ca te mardhura.
E dreqi me pushaleshka.
Sonje, a Zonjeza?
Po e degjoj uraten tende.
T’i bertas leshit qe me ra,
Apo te bej sipas teje?
Sonje, a Zonjeza?
E, te pyeta?
E prape po ta them si halli,
Te shlodhem dhe une duke bertitur si ti?
Zonje, a sonjeza?
U ndane rruget tani.
Hengre pa leje ç’te ra,
Te ha dhe une ë’me dha zoti.
BESELIDHJA
… po thyen dita.
Mbaruan te bardhat.
Te ha veshi nga vetja,
E gjuha te vete per kripera.
Shuhen shamatat e mengjezit.
Nuk ka me kurva e kurvare.
Zbresin nder shale te beses,
Dhe te virgjerit kafshojne mes buzes dhe gishtit.
Ha mishi mish.
Ne te leshta te afshit.
Ngrihen kur shurren nder shale kreshniket e koritur.
Dhe i vendosin fishekun e pajes belcikut.
Ketu une s’jam.
E besa nuk eshte me.
Une rashe ne jug si djall,
Dhe nuk lidh kontrata mustaqesh me dhjam.
Do rri pa bese.
Pa belcike malesoresh.
Do te thith me nge kete sise,
Sa te nginjem.
New York, Janar 2018
Ndër të tjerë ka botuar librat me poezi:
“Pëllumbat e egër”
“Helena është nga Sulova”
“Lirika”
“Në emër të Zotit”
“Mëkat i shenjtë”
Librat me prozë:
“Sulti për vete dhe të tjerët”-studime
“Vejusha me kalë”-Tregime
“Mishra të tretur”-Roman
“Fronti pa emër”-Novelë