
Bukuroshja Endi Demneri do të përfaqësojë Shqipërinë në Miss Universe, kompeticionin më të madh të bukurisë që këtë vit do zhvillohet në El Salvador.
Shoqëruesja e dytë e Miss-it u shpall Desanka Dajçi dhe shoqëruesja e parë Almina Rey.
Gjatë netëve që u mbajt spektakli, Endi prezantoi dhe disa veshje tradicionale shqiptare të cilat i gjeni më poshtë edhe me përshkimin përkatës:
Jeleku i kadifejte 150 vjeçar, qendisur me fije ari e stolisur me inxhi.
Hajmalia e argjendtë 200 vjeçare shkodrane, me filigramë argjendi dhe larje floriri.
Juria shpalli edhe Miss Universe Kosova, kurorë e cila iu vendos bukuroshes Arbesa Rrahmani, që do të përfaqësojë gjithashtu Kosovën në këtë kompeticion.
Finalja e Miss Universe nuk ishte vetëm një garë, por edhe një mbrëmje, ku vajzat pjesëmarrëse sfiluan nën tingujt e muzikës së interpretuar nga këngëtarët më në zë të momentit si Soni Malaj, Elgit Doda, Erik Lloshi etj.
Mbrëmja gala zgjati përreth 4 orë në Pallatin e Kongreseve, në moderimin e Teni Vllaçajt dhe Eriona Sejdiut.
Spektakli i madh ishte finalizimi i një rrugëtimi tre mujor, ndërkohë që mezor presim që të shohim rrugëtimin e Endi Demnerit drejt Miss Universe.