Ardinez “Ardi” Domgjoni, nga ëndrra e një studenti emigrant

Nga Beqir SINA New York

NEW JERSEY: “I nderuar që të marrë betimin e avokatit përpara gjykatëses të rrethit Susan Wigenton, në: Ndërtesa e Zyrës së Gjykatës Federale të Newarkut – “Martin Luther King Jr.,” New Jersey, shkruante në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Ardinez “Ardi” Domgjoni. 13 Nëntori, për ish studentin shqiptar që ka një histori suksesi ishte një nga ato pak ditë që të mbush me krenari për atë që se sa të suksesshëm janë të rinjët shqiptar në diasporë. Madje, Domgjoni, është një shqiptar i ri, që i përket kontigjentit të studentëve që kan ardhur dekadat e fundit, dhe bëhet pjesë e institucionit më të lart të drejtësisë, Gjykatës Federale së Zyrës në Newark, New Jersey, që mban emrin e “Martin Luther King Jr.” Domgjoni, është banor i qytetit Queens në Nju Jork, dhe është një produkt krenar i shkollave publike të qytetit të Nju Jorkut. Domgjoni, thotë se donte të jetë një avokat – një ide e fëmijërisë, që i ka ardh qysh në klasën e gjashtë, pasi kishte emigruar në Shtetet e Bashkuara me familjen e tij në 2002, përmes Llotarisë Amerikane.  Kurse, si anëtar i Ekipit Debatues për shkollën e mesme, tha ai, “mësova të kultivoj dashurinë e fjalëve të ligjit, një mjet i rëndësishëm për avokatët.” Ai tashmë është një i diplomuar i Universitetit Fordham.  Ndërsa, ndjekte kolegjin, Domgjoni, ka punuar në intership për zyrat e shtetit në SHBA, duke arrirë deri në zyrën e Senatores Kirsten Gillibrand, Guvernatorit Andrew Cuomo, dhe të ishte një analist i ligjit në një firmë ligjore, kjo për çështjet e qeverisë në Uashington, D.C. Ai ka punuar gjithashtu në fushatat e ndryshme, duke përfshirë ofertën e suksesshme të Grace Meng për anëtar të Kongresit në vitin 2012. Para se të përfundonte shkollën juridike, Domgjoni, ishte një asistent ligjor në një nga firmat më të njohura avokatore në New York City, të cilën e ka themeluar William Seward, Sekretar i Departamentit të Shtetit nën Presidentin Abraham Lincoln. Domgjoni, ka një pasion për çështje gjyqësore komerciale dhe një interes të thellë në politikën publike, duke përfshirë zhvillimin ekonomik, sigurimet, punësimin, franshizën, familjen, verifikimin dhe ligjin e përgjegjësisë profesionale. Domgjoni, ka punuar si bashkëpunëtor për një firmë ligjore prestigjoze duke bërë të njëjtat lloje punimesh si partneret e firmes – përfshirë edhe hartimin e dokumentave ligjore, memorandume kërkimore dhe përgatitjen për arbitrazh.  Ai u ekspozua ndaj një sërë specialitetesh ligjore, duke përfshirë mosmarrveshjet per letrat me vlerë. “Unë me të vërtetë u ndjeva si një anëtar kontribues i ekipit,” tha ai, dhe “Mësova shumë duke kontribuar në punën e avokatëve të talentuar në firmë, dhe për kthim ata investuan në mua me detyra të mëdha dhe udhëzime të nevojshme,” thotë Domgjoni.  Ai fitoi titullin e jurisprudencës nga Rutgers Law School, ku shërbeu si Asistent i Mësimdhënësve për Torts (duke u përqëndruar në çështjet e plagosjes personale) dhe programin e shkrimit legal të vitit të parë.
Ndërsa në Rutgers, Domgjoni, punoi si praktikant me departamentin e drejtësisë financiare të Prudential Financial dhe shërbeu si praktikant gjyqësor. Ai gjithashtu shërbeu në Zyrën e Guvernatorit në Institutin Eagleton të Politikës te Universitetit Rutgers.  Aktualisht, ai është një avokat i asociuar në firmën e ligjit me rreth 180 avokatë në katër shtete dhe në Distriktin e Kolumbias.

Ardi Domgjoni :
Ka lindur në Lezhë në 1991, por ai dhe familja kan banuar në Milot deri në 2002. Gjyshi (nga ana e babës) dhe të parët e tij jan nga Gjakova. Gjyshi, i cili ishte anëtar i Ballit Kombëtar në Kosovë, u shpërngul për në Shqipëri pas Luftës Dyte Botërore. Ai u vendos në Milot, sepse Miloti ishte një qendër tregtie aso kohe. Gjatë luftës në Kosovë në 1999, familja duke pasur lidhje të hershme me Kosovën, thuhet se ka strehuar me dhjetra Shqiptar të Kosovës në shtëpin e tyre në Milot.

Ana e nënës së tij, është Barbullushi -Bushati i Shkodrës. Axha i nënës së tij, ishte Matish Lisna, një figurë e njohur në histrorinë e Shkodrës.

Familja ishte e persekutuar nga regjimi komunist. Siç shkruhet edhe në shkrimin mbi këtë familje, axha i nënës së tij, ishte një ndër viktimat e parë të luftës kundër Klerikeve.
Gjithashtu, edhe gjyshja (nga ana e babës) ka qenë e internuar në Kampin famëkeq të Tepelenës. Prejardhja familjare dhe e kaluara e vuajtur e saj ka qen dhe është frymëzimi i Ardi Domgjonit, të cilat kan qenë frymëzim dhe besim në sukesesin e tij, në punë dhe në jetë edhe këtu në SHBA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights