Sëmundjet e prostatës, duke përjashtuar proceset inflamatore janë sëmundje që në të shumtën e rasteve shfaqen në moshë të thyer. Zakonisht përcillen me pengesa në urinim, urinim të shpeshtuar dhe të vështirësuar, dobësim të kalibrit të currilit deri në urinimin pikë-pikë ose pamundësinë e plotë të zbrazjes së fshikës urinare. Nga ana tjetër, zgjimi natën për të urinuar, ndjenja urgjente për urinim janë faktorë shtesë që drejtpërdrejt ndikojnë në cilësinë jetësore të pacientit. Bazuar në studimet shkencore një në katër meshkuj do të përjetojë simptoma të tilla deri në moshën 55-vjeçare, kurse pas moshës 75-vjeçare një në dy meshkuj rrezikohet nga paraqitja e shenjave të përmendura.
Prostata është një organ gjëndëror mashkullor i vendosur në komblik. Roli i saj ende nuk është i sqaruar plotësisht, megjithatë dihet që ajo pasuron lëngun spermatik me përmbajtjen e saj dhe e mbron atë nga bakteret e ndryshme, po ashtu është vërtetuar shkencërisht që merr pjesë në rregullimin e ngjizjes së lëngut spermatik. Prej lindjes e deri në moshën 14-vjeçare pesha e saj është vetëm disa gramë, pastaj nën ndikimin hormonal prej moshës 14 deri në atë 18-vjeçare ajo rritet duke arritur peshën prej 16-22 gramë. E tillë mbetet në 25 vitet e ardhshme të jetës, megjithatë te disa meshkuj pëson rritje beninje, e cila nuk është e rrezikshme për jetën ose mund të japë shenja malinje me ç’rast shfaqet e ashtuquajtura karcinomë e prostatës.
Hiperplazioni beninj i prostatës paraqet zmadhimin në masë të prostatës që për pasojë jep simptomat e lartpërmendura dhe nëse nuk trajtohet mund të ndikojë në krijimin e infeksioneve të shpeshta, gjakderdhjes me urinë, deri te gjendja e hidronefrozës së veshkave (ngecje e urinës në traktin e sipërm urinar dhe për pasojë dëmtimin e veshkave), krijimin e gurëve brenda fshikës urinare, dëmtimin e murit të fshikës. Mjekimi i saj konsiston në dhënien e barërave, ose materieve bimore e deri te ndërhyrjet kirurgjike (varësisht nga pesha e saj). Intervenimet kirurgjike më të shpeshta janë ato endoskopike, që realizohen përmes kanalit të urinimit e që në termat mjekësorë njihen si TUR – P (ang. Trans Urethral Resection of the Prostate). TUR-i i prostatës paraqet gërryerjen me rrymë, apo me vaporizimin me laser të indit prostatik dhe lirimin e pengesës së shfaqur subvezikale. Nga ana tjetër, metodën tradicionale me kirurgji të hapur transvezikale (largimin e prostatës përmes fshikës urinare) urologët po e aplikojnë çdo ditë e më pak vetëm në raste kur intervenimi endoskopik është i pamundur.
Karcinoma e prostatës është kanceri më i shpeshtë te meshkujt pas moshës 70-vjeçare, si dhe vrasësi i dytë për sa u përket sëmundjeve malinje pas karcinomës së mushkërive. Numri i të prekurve nga kjo sëmundje është më i madh në vendet e zhvilluara, kurse numri i atyre që vdesin nga sëmundja është më i lartë në shtetet e pazhvilluara ose në ato në zhvillim. Arsyeja e këtij fenomeni paradoksal qëndron në faktin që shtetet e zhvilluara kanë sisteme të zhvilluara shëndetësore dhe mundësojnë zbulimin e sëmundjes në stade të hershme, kurse në ato të pazhvilluara sëmundja zbulohet në stade të avancuara atëherë kur intervenimet mjekësore për të shpëtuar jetën e pacientit janë të pamundura. Shumica e rasteve me karcinomë në stadet e hershme janë pa shenja të veçanta, andaj pacientët nuk e shohin të arsyeshme të vizitojnë urologun. Nga ana tjetër, kur shenjat si gjakderdhja në urinë, pengesat në urinim, dhimbjet në eshtra dhe shumë të tjera fillojnë të shfaqen, sëmundja tashmë ka avancuar dhe prognoza e shërimit është mjaft e pafavorshme.
Për ta parandaluar një situatë të tillë meshkujt mbi moshën 50-vjeçare duhet të konsultojnë urologun për vizitë rutinore. Standardi i artë për ekzaminim të pacientëve të tillë janë vlerat e PSA (Antigjeni Prostatë Specifik), ekzaminimi digitorektal dhe ultrazëri i prostatës përmes sondës transrektale. Për vetë faktin që karcinoma e prostatës nuk njihet për vetitë e saj të agresivitetit dhe në organizëm qëndron si një “vrasës i fshehtë“ – një vizitë rutinore urologjike mund ta shpëtojë jetën e pacientit. Karcinoma e prostatës edhe në rast të shfaqjes qëndron për disa vite brenda kapsulës së prostatës dhe nuk shpërndahet në indet e tjera ose në eshtra, andaj zbulimi me kohë i saj mundëson edhe shpëtimin e jetës së pacientit. Edhe pse nuk dihet shkaktari i saktë, ekziston një grup i faktorëve të rrezikut që ndërlidhet me karcinomën e prostatës. Ndër ta faktori i racës – ajo paraqitet më shpesh te raca e zezë e më pak tek ajo e verdhë, faktori i moshës – paraqitet te moshat më të thyera, faktori i profesionit, aktivitetit seksual, alkoolit duhanpirjes, infeksioneve etj. Mendohet që mënyra e të ushqyerit ndikon dukshëm në shpeshtësinë e shfaqjes së karcinomës së prostatës.