Pajisja me pasaportë edhe kartë ID edhe jashtë Shiqpërisë.

Një nga shërbimet më efektive që disa prej Ambasadave dhe Konsullatave të Republikës së Shqipërisë ofrojnë është pajisja me pasaporte dhe osë kartë Id edhe per shqiptarët që ndodhen jashtë vendit. “Aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti” është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë rezidentë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, të aplikojnë online për t’u pajisur me pasaportë dhe kartë identiteti. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, pranohet aplikimi dhe aplikanti ftohet të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë. Qytetari është i detyruar të paraqitet më pas në përfaqësi për të lënë shenjat e gishtërinjve. Porocedura se si mund të aplikojmë për rinovimin e pasaportës ose kartës së identetit së bashku me dokumentacionin përkatës është si vijon:

  1. Dokumentacioni sipas rasteve specifike:
     Aplikon për herë të parë:
  • Dokument identifikimi (pasaportë model i vjetër ose leje për drejtim automjeti model
    elektronik (model i ri) ose dokument me fotografi i lëshuar nga vendi pritës)
     Aplikon për herë të parë (për shtetasit nën 16 vjeç)-fëmijë :
  • Certifikatë lindje (shqiptare ose e huaj) ose certifikatë familjare (shqiptare ose e huaj)
  • Dokument identifikimi (pasaportë model i vjetër ose dokument me fotografi i lëshuar nga vendipritës, nëse ka)
     Nëse ka skaduar pasaporta dhe karta e identitetit:
  • Dokument identifikimi (pasaporta dhe karta e identitetit e skaduar)
     Nëse ka skaduar vetëm pasaporta:
  • Dokument identifikimi (pasaporta e skaduar)
     Ka humbur vetëm pasaporta:
  • Dokument identifikimi (kopje e pasaportës ose kartë identiteti shqiptare ose leje për drejtim
    automjeti model elektronik (model i ri) ose dokument me fotografi i lëshuar nga vendi pritës)
  • Denoncimi për humbjen e pasaportës në organet policore të vendit ku ka ndodhur humbja(legalizuar dhe përkthyer)
     Ka humbur dokumentet pasaportë dhe kartë identiteti:
  • Dokument identifikimi (kopje e pasaportës ose kartë identiteti shqiptare ose leje për drejtim
    automjeti model elektronik, model i ri, ose dokument me fotografi i lëshuar nga vendi pritës)
  • Denoncimi për humbjen e dokumentit (kartë identiteti dhe pasaporta) në organet policore të vendit ku ka ndodhur
     Ka të dëmtuar pasaportën ose janë plotësuar të gjitha fletët:
  • Kopja e pasaportës së dëmutar ose që i janë mbaruar fletët
  • Dokument i identifikimit (kartë identiteti shqiptare ose leje për drejtim automjeti model elektronik, model i ri, ose dokument me fotografi i lëshuar nga vendi pritës nëse ka)
  1. Procedura që duhet ndjekur.
  • Identifikohuni në portalin e-Albania
  • Zgjidhni shërbimin “Aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti”
  • Hapat e procedurës për kartën e identitetit dhe pasaportën (për shtetasit mbi 16 vjeç).
    1) Paraqitja personale dhe verifikimi i identitetit
    2) Konfirmimi i të dhënave me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile
    3) Marrja e fotos dixhitale
    4) Skanimi dhe marrja e shenjave të gishtërinjve
    5) Depozitimi i nënshkrimit elektronik
    6) Rimarrja e shenjave biometrike për tërheqjen e ID
    -Hapat e procedurës për pasaportë biometrike (për shtetasit nën 16 vjeç)

1) Paraqitja personale (shtetasi nën 16 vjeç shoqërohet të paktën nga njëri prind, ose nga
kujdestari ligjor ose nga një përfaqësues i caktuar me prokurë të posaçme) dhe verifikimi i
identitetit
2) Konfirmimi i të dhënave me Rregjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile;
3) Marrja e fotos dixhitale
4) Skanimi dhe marrja e shenjave të gishtërinjve
5) Depozitimi i nënshkrimit elektronik (nënshkruan prindi kur femija nuk mund të shkruajë)

  1. Cmimet e aplikimeve në varësi të shteteve:
     Greqi, Itali: 12 euro për kartë ID dhe 130 euro për pasaportë
     Bruksel: 16 euro për kartë ID dhe 170 euro për pasaportë
     Angli: 13 paund për kartë ID dhe 144 paund për pasaportë
     4) Mynih: 16 euro për kartë ID dhe 170 euro për pasaportë
     SHBA: 18 $ për kartë ID dhe 240 $ përpasaportë.
    Procedura e aplikimit zgjat prej 20-30 ditë, por duhet patur kujdes se nëse një shtetas ka bërë aplikimin për ID në Shqipëri dhe nuk e ka tërhequr dot për arsye të ndryshme, atëherë ai duhet të paraqitet në një nga përfaqësitë, të bëjë një deklaratë para konsullit për anullimin e aplikimit të
    bërë në Shqipëri dhe lejohet të aplikojë vetem pas marrjes së miratimit nga ALEAT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights