Mënyrat se si kopshtaria ndikon në përmirësimin e shëndetit

Studimet me të fundit shkencore tregojnë se kopshtaria ka ndikim pozitiv te njeriu:

Truri: çuditërisht, natyra përsëritëse e kopshtarisë (ujë, krasitje, bimë) nxit sistemin nervor dhe rrit krijimtarinë. Kujdesi për një farë që rritet na ndihmon të përqendrohemi kur mësojmë, gjithashtu na forcon dhe kujtesën. Sa më shumë që të mbjellim tani, aq më e mprehtë do të qëndrojë mendja jonë. Kujdesi ditor ndaj bimëve ul rrezikun e sëmundjeve nervore në 36%.

Zemra: Pas një kohe të shkurtër prej 7 minutave rreth gjelbërimit, presioni juaj i gjakut ulet. Nëse kjo kohë gërshetohet me ushtrimet fizike, atëherë do të kemi një jetë më të shëndetshme. Njerëzit të cilët punojnë në kopshtin e tyre për 2 orë në javë, reduktojnë shanset e atakut të zemrës në 27%.

Marrëdhëniet: Të qenët afër bimëve është njësoj si të mbjellësh marrëdhënie me të tjerët. Studimet kanë treguar se kopshtarët mund të jenë më të dashur në lidhje me familjen, shoqërinë dhe të huajt. Gjithashtu, ata janë më të prirur  të ndërtojnë lidhje të forta sociale.

Alergjitë: Papastërtia  dhe të bashkëjetuarit me bakteret,  çuditërisht janë një gjë e mirë kur vjen puna te luftimi i trupit ndaj alergjisë. Kur bashkohen në lëkurën tuaj ose thithen nga mushkëritë, bakteret e shëndetshme të tokës mund të ndihmojnë në përforcimin e sistemit tuaj imun. Aftësitë  antiinflamatore ndihmojnë në luftimin e simptomave të alergjisë si teshtima, irritimi i fytit dhe astma.

Gjendja shpirtërore: Të dashuruarit pas luleve janë simbolikisht ‘gota gjysmë e mbushur’. Ky optimizëm përkthehet në nivele të ulëta të hormoneve të stresit, të cilat do të thonë më pak ankth, një natyrë optimiste dhe një kuptim i lartë i vetëvlerësimit.

Flamur Semaj (MD)

 

 

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*