Lëvizja në kohë pandemie


Kaosi i shkaktuar nga përballja me një sëmundje të re dhe tëpanjohur deri më sot solli shumë vështirësi dhe cënime në stilin e jetesës së njerëzve. Sigurisht që liria e parë që u cënua nga rregullat pandemike ishte liria e lëvizjes. Një situatë e tillë kapi të papërgatitur një pjesë të mirë të shqiptarëve, të ndodhur jashtë Shqipërie për arsye të ndryshme, u përballën me ndalime dhe vështirësi të ndryshme, ku ndër më të rëndësishmet ishte edhe skadimi i pasaportave dhe ose karta të identitetit.

Qeveria shqiptare ka ndërmarë disa masa si:
1. Zgjatja e afatiti të skadimit të pasaportave dhe kartave të identitetit
2. Arritja e marrëveshjeve bilaterale me shtete të ndrzshme për të riatdhetësuar qytetarët shqiptarë në këto vende.
3. Krijimi i mundësisë për aplikim për pasaportë dhe kartëidentiteti në konsullata dhe në ambasada. Vendi ynë ka ambasada dhe konsullata në qytetet si vijon:• Ambasadat e RSH në Athinë; Romë; Londër; Bruksel; Paris• Konsullatat e Përgjithshme: Selanik; Milano, Mynih.• Zyra konsullore: Pranë Misionit të RSH-së, Nju Jork.
4. Krijimi i një ëebsite me informacione rreth ambasadave dhe shërbimeve të ndryshme që ofrohen nga konsullatat dhe ambasadat e Republikës Shqiptare nëpër botë. Linku i ëebsite si vijon: https://ambasadaime.gov.al/5. Pajisja me leje kalimi dhe ose leje transporti.

Pajisja me Leje Kalimi e shtetasve shqiptarë të rritur dhe fëmijë, që nuk kanë dokument të vlefshëm udhëtimi dhe që do të kthehen në Shqipëri.

Aplikim për leje kalimi” është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë të aplikojnë online për leje kalimi. 

Këta shtetas shqiptarë, të cilët nuk kanë dokument të vlefshëm udhëtimi dhe që do të kthehen në Shqipëri do të pajisen me leje nëpërmjet shërbimit postar. 

Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të ambasadës/konsullatës, pranohet aplikimi dhe aplikanti ftohet më pas të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë.

– Leja e kalimit do t’i dërgohet qytetarit me postë në adresën e dhënë, nëse mundësohet verifikimi i identitetit. Kthimi i përgjigjes kryhet me e-mail tek qytetari dhe njoftohet gjithashtu për dërgimin e lejes së kalimit me postë në adresën e qytetarit.

– Kur aplikohet për fëmijë, në Përfaqësinë Diplomatike paraqitet një nga prindërit ose përfaqësuesi ligjor.

A) Dokumentet per leje kalimi për të rritur

1) Pasaportë e pavlefshme (ose)

2) Kartë identiteti origjinale (ose)

3) Çertifikatë lindje e shoqëruar me kopjen e kartës së identitetit (nëse ka)

4) Leje Drejtimi Automjeti, format i ri elektronik (nëse ka)

5) Denoncimi pranë autoriteteve kompetente vendase për humbjen e pasaportës (për rastet e humbjes);

6) Dokument që tregon të qenurit kujdestar ligjor

7) 2 foto me përmasa 4×5 cm, dhe me sfond të bardhë;

8) Mandat pagesa

B) Dokumentet për leje kalimi për fëmijë

1) Pasaportë e pavlefshme (ose)

2) Kartë identiteti origjinale (ose)

3) Çertifikatë lindje nga gjendja civile përkatëse (edhe e lëshuar nga autoritetet e huaja e apostiluar ose legalizuar),

4) Akti i lindjes i spitalit i certifikuar (apostilim ose legalizim)

5) Denoncimi pranë autoriteteve kompetente vendase për humbjen e pasaportës (për rastet e humbjes);

6) Dokument që tregon të qenurit kujdestar ligjor

7) 2 foto të fëmijës me përmasa 4×5 cm, dhe me sfond të bardhë;

8) Mandat pagesa

Procedura për kryejën e aplikimit është si më poshtë:

1) Aplikimi online

2) Verifikimi online nga konsulli

Rasti 1-Kur qytetari identifikohet (në sistemin TIMS) 

Leja e Kalimit i dërgohet qytetarit me postë

Rasti 2-Kur qytetari nuk identifikohet

Qytetari duhet të paraqitet ta tërheqë Lejen e Kalimit në Përfaqësi.

Rasti 3 –Kur aplikohet për fëmijë

Fëmija duhet të paraqitet në Përfaqësi së bashku me dy prindërit ose me njërin prind dhe me pëlqimin e prindit tjetër (Pëlqimi i prindit që nuk paraqitet jepet nëpërmjet një deklarate noteriale ose një deklarate para nëpunësit të gjendjes civile, zyrtarë komunal/bashkiak (në vende që praktikohet), të firmosur dhe vulosur nga këta nënpunës. 

Për të miturin me një prind ose me kujdestar ligjor, kësaj kërkese i bashkëlidhen dokumente që konfirmojnë kujdestarinë ligjore mbi fëmijën.

Kostoja e Alikimit është 30 Euro. Afati i përgjigjes është i menjëhershëm dhe leja e kalimit ka një vlefshmëri nga 1 deri në6 muaj. 

Bëhet përjashtim “Leja e Kalimit”, pa qenë e nevojshme prania personale e personit, kur shtetasi është i ndaluar, arrestuar ose burgosur. Në këtë rast lejohet pranimi i kërkesës së bërë nga autoritetet kompetente për të huajt në vendin pritës, që merren me përmbarimin e veprimeve të kthimit në atdhe të personave në gjendje të parregullt. 

Përjashtim bëhet dhe për arsye të forta shëndetësore, kur personi nuk mund të paraqitet në përfaqësi. Në këtë rast kërkesën e bëjnë familjarët ose për këtë paraqesin deklaratë përfaqësimi dhe dokumente të tjera bindëse. Sipas mundësive, konsulli shkon dhe bën verifikimin në spital apo në vendin ku ndodhet i sëmuri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights