Heqja dorë nga Shtetësia Shqiptare

Heqja dorë nga shtetësia shqiptare, në rast se është marrë njështetësi tjetër ose është marrë premtimi për marrjen e një shtetësie tjetër. Procedura që duhet ndjekur si dhe dokumentacioni përkatës është si më poshtë:


➢ Dokumentacioni

1)Presidentit të Republikëssë Shqipërisë

2) Premtimi nga autoriteti kompetent i shtetësisë tjetër ose dokument shtetësie origjinal, marrë në vendin përkatës

3) Certifikata e lindjes e aplikuesit

4) Dëshmi penaliteti

5) Vërtetim nga gjykata e rrethit

6) Vërtetim nga prokuroria

7) Vërtetim nga zyra e përmbarimit

8) Vërtetim nga kryetari i njësisë administrative që është banor i asaj njësie, në të cilën konfirmohet adresa e saktë

9) Certifikatë martese e aplikuesit, nëse është i martuar

10) Certifikatë e gjendjes familjare në shtetin ku banon

11) Deklarata noteriale e të dy prindërve, ku të shprehet pëlqimii tyre për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare e fëmijëve të tyretë moshës së mitur

12) Dokumenti që vërteton vendbanimin e tij në shtetin premtues të shtetësisë tjetër

13) Mandat pagesa

➢ Procedura

1) Aplikimi online (e-albania)

2) Verifikimi online nga konsulli

3) Komunikimi i konsullit tek qytetari për tu paraqitur nëPërfaqësi

4) Paraqitja e dokumentacionit origjinal personalisht nga aplikuesi

5) Fillimi i shqyrtimit të praktikës nga autoritetet kompetente(MPB,Presidenca) 

6) Njoftimi i konsullit tek qytetarit në përfundim të mbylljes sëpraktikës dhe dhënies së vendimit nga autoritetet kompetente.

7) Pagesa prej 30 euro 

8) Koha e përgjigjes mbi 3 muaj

Të gjitha dokumentet e lëshuara në Republikën e Shqipërisëpranohen kur janë nënshkruar nga titullari i institucionit, që ilëshon ato. 

Nuk ka nevojë për vule apostile apo legalizimi në MPJ Tiranë. Për aplikuesit e martuar, në dokumentet e lëshuara nga zyrat e gjykatës, prokurorisë, përmbarimit, njësisë administrative dheato të gjendjes gjyqësore, duhet të figurojnë të dy mbiemrat, nëse aplikuesi/ja e ka marrë edhe mbiemrin e bashkëshortit/es. Aplikimet për shtetësinë shqiptare janë individuale, veç atyre tështetasve minorenë, për të cilët shprehen prindërit e tyre. 

Të gjitha dokumentet që përmenden më sipër, pranohen kur janëorigjinale (përveç atyre që janë përcaktuar fotokopje), tëlegalizuara, secili më vete sipas legjislacionit në fuqi. 

Pranohen dokumente të lëshuara, jo më shumë se tre muajt e fundit, nga data e aplikimit. Dokumenti i premtimit të shtetësisëtjetër, pranohet me afat kohor jo më shumë se dy vitet e fundit.

Aplikimet për lënien e shtetësisë shqiptare janë individuale, veçatyre të shtetasve të mitur, për të cilët shprehen prindërit e tyre. Të gjitha dokumentet e lëshuara në Shqipëri apo në vende tëtjera pranohen kur janë në harmoni të plotë me njëri tjetrin, pa gabime e korrigjime. Të gjitha dokumentet sigurohen nga vetë tëinteresuarit.

Back to top button
Verified by MonsterInsights