Kendi ligjor

Gjykata Kushtetuese vendosi….

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mw datw 08.03.2021 shfuqizuar nenin 7 të ligjit
për kompensimin e pronave dhe disa pika të vendimit të Këshillit të Ministrave. Kushtetuesja
gjithashtu urdhëron Kuvendin që të bëj plotësime ligjore.
Në vendim, Gjykata Kushtetuese vlerëson se boshllëku ligjor i konstatuar nuk garanton
shpërblimin e drejtë të së drejtës së pronës private dhe cenon parimin e sigurisë juridike dhe se
nuk është respektuar standardi i parashikuar në nenin 118 të Kushtetutës.
Për këtë arsye, gjykata ka pranuar pjesërisht kërkesën (2 nga 4 pikat) dhe ka shfuqizuar, si të
papajtueshëm me Kushtetutën, të nenit 7, pika 2, shkronjat “a” dhe “b”, të ligjit nr. 133/2015
“Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” dhe shfuqizimin,
si të papajtueshëm me Kushtetutën, të pikave 16/2, 16/4 dhe 18 të VKM-së nr. 223, datë
23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e
fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar.
Nw vendimin e saj Gjykata Kushtetuese wshtw shprehur si mw poshtë:
“ Në jurisprudencën e saj Gjykata ka theksuar se kriteret që parashikon neni 41 i Kushtetutës, që
janë garantimi i pronës private dhe shpërblimi i drejtë, si dhe koncepti i përcaktuar nga KEDNJ-
ja për gëzimin e pronës në mënyrë të qetë, janë orientimet bazë mbi të cilat duhet të zgjidhen të
gjitha çështjet që lidhen me shpronësimet dhe konfiskimet e kryera përpara miratimit të
Kushtetutës, konform edhe nenit 181 të saj. Për sa i përket konceptit të shpërblimit të drejtë,
Gjykata e ka trajtuar atë duke iu referuar çmimit të tregut për ndërtesat, gjatë kontrollit të
pajtueshmërisë me Kushtetutën të nenit 10 të ligjit nr. 7698, datë 15.4.1993 “Për kthimin dhe
kompensimin e pronave ish-pronarëve” (shih vendimin nr. 12, datë 21.03.2000 të Gjykatës
Kushtetuese). Edhe gjatë kontrollit të pajtueshmërisë me Kushtetutësn të ligjit nr. 9482, datë
03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, Gjykata është
shprehur se mënyra e vlerësimit të pronës në referim të nenit 13, pika 2, të ligjit nr. 9235 datë
29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, që shprehimisht parashikonte se “vlera e
pronës që kompensohet përcaktohet në bazë të vlerës së tregut” është në pajtim me kriterin
kushtetues “shpërblim i drejtë” (shih vendimin nr. 35, datë 10.10.2007 të Gjykatës Kushtetuese).

Gjykata identifikoi si interes publik zgjidhjen e çështjes së pronave me një kosto financiare dhe
kohëzgjatje sa më të arsyeshme, si dhe vendosjen e paqes sociale midis kategorive të ndryshme
shoqërore që prek kjo çështje, e cila ka kishte mbetur e pazgjidhur. Ky interes u vlerësua aq i
rëndësishëm sa të justifikojë ndërhyrjen e ligjvënësit. Duke u mbështetur edhe në vendimet e
GJEDNJ-së dhe opinionet e Komisionit të Venecias, Gjykata vlerësoi se nuk mund të vendosen
detyrime për kompensimin tërësor të pronës së shpronësuar apo të shtetëzuar nga regjimet që nuk
kanë respektuar standardet minimale të të drejtave të njeriut dhe se rivendosja e plotë e të
drejtave të mëparshme të pronësisë do të ishte në kundërshtim me vetë parimin e barazisë.
Gjykata ka vlerësuar se kushti që duhet të respektohet në vendosjen e kufizimeve, ai i
përpjesëtimit të drejtë midis ndërhyrjes dhe gjendjes që e dikton atë, e detyron ligjvënësin të vërë
në dukje nevojën reale të ndërhyrjes në të drejtat individuale në një situatë konkrete.
Baraspeshimi i ndërhyrjes me gjendjen që e ka diktuar atë imponon ligjvënësin të zbatojë mjete
të tilla ligjore, të cilat duhet të jenë efektive, d.m.th. të zgjedhura në mënyrë të tillë që të jenë të
përshtatshme për realizimin e synimeve që ndiqen. Përveç kësaj, përdorimi i këtyre mjeteve
duhet të jetë i domosdoshëm, çka do të thotë se synimi nuk mund të arrihet me mjete të tjera.
Domosdoshmëria ka të bëjë, gjithashtu, edhe me përdorimin e mjeteve më pak të dëmshme për
subjektet që u cenohen të drejtat dhe liritë. Kushti i përpjesëtimit të kufizimit me gjendjen që e
ka diktuar konkretizohet në kërkesën e domosdoshmërisë, të dobishmërisë dhe proporcionalitetit,
në kuptimin strikt të kufizimeve të imponuara. Respektimi i këtyre kërkesave kërkon një analizë
të kujdesshme në çdo rast konkret, duke ballafaquar interesin publik që dikton kufizimin me ato
të drejta që i nënshtrohen kufizimit, si dhe duke vlerësuar edhe mënyrën e kufizimit.
Në këtë drejtim, respektimi i përmbushjes së kërkesave të mësipërme të kufizimit kërkon një
trajtim të diferencuar, në varësi të të drejtave dhe lirive individuale që i nënshtrohen kufizimit.
Në kuptim të këtyre standardeve, Gjykata ka vlerësuar se metodologjia dhe formula e
parashikuar nga ligji nr. 133/2015 ndërhyjnë në të drejtën e pronës private të sanksionuar në
nenin 41 të Kushtetutës, por në lidhje me pikat 3 dhe 5 të nenit 6 të ligjit nr. 133/2015, Gjykata
ka vendosur shfuqizimin e tyre si të papajtueshme me Kushtetutën, pasi ka vlerësuar se këto dy
dispozita, sipas përmbajtjes së tyre, janë konceptuar si një shpronësim i ri duke qenë se
parashikojnë rivlerësimin e pronave të kthyera ose të kompensuara më parë. Në këtë

këndvështrim, ato krijojnë probleme lidhur me sigurinë juridike, konkretisht për sa i takon
paqartësisë dhe paparashikueshmërisë së legjislacionit”
Me këtë vendim, Kuvendi detyrohet që të plotësojë ligjin në mënyrë që ai të jetë i zbatueshëm
dhe funksional.

©️ VOTRA Magazine / Prill 2021 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button