Fitimi i shtetesise me njohje

Njohja e shtetësisë shqiptare u mundësohet edhe personave të cilët janë pasardhës në vijë të drejtë nga një shtetas Shqiptar, dhe ky i funidt nuk ka hequr dorë nga shtetësia. Aplikim për fitimin e shtetësisë shqiptare me njohje është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë rezidentë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, të aplikojnë online për të marrë shtetësi shqiptare me njohje. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës pranohet aplikimi dhe aplikanti ftohet më pas të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë. Qytetari është i detyruar të paraqitet në përfaqësi për të firmosur në prezencë të konsullit procesverbalin e dorëzimit të kërkesës dhe për të dorëzuar dokumentet origjinalë.Të gjitha dokumentet e lëshuara në Republikën e Shqipërisë pranohen kur janë nënshkruar nga titullari i institucionit, që i lëshon ato. Nuk ka nevojë për vulë apostile apo legalizimi në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në Tiranë. Për aplikuesit e martuar, në dokumentet e lëshuara nga zyrat e gjykatës, prokurorisë, përmbarimit, njësisë administrative dhe ato të gjendjes gjyqësore, duhet të figurojnë të dy mbiemrat, në se aplikuesi/ja e ka marrë edhe mbiemrin e bashkëshortit/es. 

Në përputhje me Ligjin Nr. 113/2020 për “Shtetësinë” Procedura e aplikimit dhe hapat që duhen ndjekur së bashku më pagesën janë si më poshtë: 

  • Dokumetacioni i nevojshëm:

– Kërkesa e shtetasit (të huaj) drejtuar Ministrit të Punëve të Brendshme (kërkesa të përmbajë identitetin e plotë të kërkuesit (emër mbiemër, datëlindje, vendlindje), adresën e saktë të vendbanimit të tij të përhershëm, si dhe adresën (nr.telefoni) ku pret informim për ecurinë e aplikimit të tij, arsyet e kërkesës për shtetësinë shqiptare. Kërkesa nënshkruhet me emër mbiemër e firmë nga kërkuesi

– Fotokopje të dokumentit të identifikimit

– Certifikatë lindje nga shteti i origjinës

– Certifikatë familjare nga shteti i origjinës

– Dëshmi penaliteti e legalizuar ose e pajisur me vulë apostille dhe e përkthyer

– Dokumentacioni mbështetës që vërteton se është pasardhës në vijë të drejtë nga një shtetas shqiptar, deri në tre shkallë) (p.sh certifikatë lindje apo vdekje e prindërve; certifikatë lindje apo vdekje e gjyshërve. Fakti i provimit të lidhjes familjare, mund të provohet me çdo certifikatë zyrtare të gjendjes civile, certifikatë trashëgimie, vendim gjyqësor, apo çdo dokument tjetër zyrtar që provon këtë fakt)

– Formulari i kërkesës i firmosur (formulari tip A) – (formulari i firmosur dhe dokumentat origjinale, duhet të dorëzohen personalisht në Ambasadën/Konsullatën e Republikës së Shqipërisë pasi të keni marrë nga konsulli datën dhe orën e takimit për t’u paraqitur).

©️ VOTRA Magazine / Prill 2021 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights