Siç dihet në ditët e sotme shqiptarët janë të prirur drejt emigrimit për shkaqe nga më të ndryshmet por parësore mbetet punësimi.Nisur nga mosinformimi në mënyrën e duhur ju paraqesim mëposhtë të drejtat dhe detyrimet që gëzon një shtetas shqiptar qëemigron për punësim. Kjo shërben gjithashtu dhe për t’i dhënëmundësi individëve të bazohen në rregulla që janë tëpandryshueshme për ta dhe që duhet t’i zbatojnë si dhe tëkërkojnë të drejtën e tyre atje ku duhet. Bazë për të marrë informimin e duhur është pikërisht LIGJI Nr.9668, datë 18.12.2006 PËR EMIGRIMIN E SHTETASVE SHQIPTARË PËR MOTIVE PUNËSIMI që rregullon marrëdhëniet në fushën e emigrimit, për qëllime punësimi ose formimi profesional nëpërmjet punës të shtetasve shqiptarë, që largohen nga Republika e Shqipërisë. Ekziston një lidhje e fortë midis procesit integrues në Bashkimin Evropian dhe emigracionit shqiptar. Ky proces luan një rol mjaft të rëndësishëm në hartimin e politikave dhe përparësive në fushën e emigracionit.
Jeni subjekt i interesuar për të emigruar për një punë më të mirë? Përpara se të ndërmerren hapat për t’u larguar nga vendi drejt një shteti tjetër për punësim duhet të siguroheni nëse përfshiheni në subjektet që përcakton ligji për emigrim. Subjekte të këtij ligji janë shtetasit shqiptarë, të cilët:
a) kanë emigruar në mënyrë të rregullt dhe janë punësuar ose vetëpunësuar e që qëndrojnë në një vend të huaj;
b) nuk janë larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë, por janë regjistruar pranë autoriteteve shtetërore përgjegjëse, organizatave dhe agjencive private dhe publike të punësimit në Republikën e Shqipërisë, që organizojnë punësimin jashtë vendit, si kandidatë të mundshëm për të emigruar për punësim apo formim profesional nëpërmjet punës, jashtë vendit, ose që kanë marrë leje qëndrimi/pune dhe janë në prag të largimit;
c) janë rikthyer në Republikën e Shqipërisë nga shteti pritës pas përfundimit të kontratës së punës;
ç) janë rikthyer vullnetarisht ose me detyrim në Republikën e Shqipërisë nga shteti pritës, ngaqë kanë qenë pa dokumentacionin përkatës ose në një situatë të parregullt, në zbatim të marrëveshjeve të ripranimit, të nënshkruara ndërmjet Republikës së Shqipërisë, vendeve pritëse dhe të tranzitit, si dhe të marrëveshjes së ripranimit me Komunitetin Europian. Gjithashtu, janë subjekte të këtij ligji edhe studentët, të cilët, gjatë periudhës së studimeve, kanë qenë ose janë në marrëdhënie pune, sipas legjislacionit të vendit pritës.
Pasi jeni siguruar që bëni pjesë në një nga pikat e parashikuara të ligjit duhet të jeni të kujdesshëm në hapat që zbatoni për t’u bërë pjesë e punësimit jashtë vendit. Ajo që është e rëndësishme është fakti që duhet të marrësh parasysh se përpos të drejtave që ke duhet te zbatosh dhe detyrimet e tua. Ashtu si ju është ofruar e drejta për emigrim për punësim ashtu duhet të zbatohen dhe kriteret për ta realizuar qëllimin tënd të emigrimit. Shtetasit shqiptar gëzojnë liritë dhe të drejtat politike, të parashikuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe legjislacioni shqiptar në fuqi, si dhe duke marrë pjesë aktive në jetën politike të vendit. Janë autoritetet shtetërore përgjegjëse që krijojnë lehtësitë e nevojshme për emigrantët shqiptarë, që të ushtrojnë të drejtën e votës, duke respektuar dispozitat ligjore të Kodit Zgjedhor dhe legjislacionin e shtetit pritës. E drejta e përfaqësimit bën të mundur që emigrantët shqiptarë, nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur të organizatave dhe shoqatave të tyre, kanë të drejtë të kontaktojnë dhe të bashkëpunojnë me organet e qeverisjes qendrore dhe vendore të shtetit shqiptar, si dhe me përfaqësitë diplomatike e konsullore të Republikës së Shqipërisë në vendet pritëse, për të shprehur dhe mbrojtur interesat e tyre, duke respektuar dispozitat ligjore në fuqi. Pra,kjo është një ndihmë tepër e madhe për ju si emigrant që pavarësisht shtetit pritës ku ndodheni keni mbështetjen e plotë nga vendi juaj për çdo problem që mund të hasni lidhur me pjesën ligjore të punës. Nga ana tjetër një përparësi është fakti që autoritetet shtetërore përgjegjëse përjashtojnë nga pagesat doganore dhe taksat emigrantët shqiptarë, që kanë fituar statusin e emigrantit të rikthyer në shtetin e origjinës, për:
a) sendet vetjake dhe pronësitë e luajtshme të punëtorëve emigrantë dhe pjesëtarëve të familjes, që i përkasin njësisë familjare;
b) një sasi veglash dore dhe pajisjesh të lëvizshme, të nevojshme për profesionin që do të ushtrojnë.
Këto autoritete ose agjencitë private të punësimit duhet t`u sigurojnë shtetasve shqiptarë, që dëshirojnë të emigrojnë, përfshirë edhe emigrantët e rikthyer, të drejtën e informimit dhe të këshillimit falas në fushën e formimit profesional, të shërbimeve të ndërmjetësimit për punësim, të mbrojtjes sociale, të organizimit në sindikata, të mundësive për strehim, arsimim dhe sigurime shoqërore, si dhe të njohjes së kushteve të jetesës e të punës në vendin pritës, nëpërmjet mjeteve mediatike, broshurave etj. Pra jeni të qartë se ku duhet të drejtoheni për të marrë informime të sakta. Ministria e Punës dhe Mirëqënies Sociale ndihmon në organizimin e kurseve të formimit orientues, pa pagesë, për mësimin e gjuhës ose të njohurive bazë për profesionet e kërkuara nga shteti pritës për shtetasit shqiptarë, që dëshirojnë të emigrojnë, si dhe për pjesëtarët e familjes së tyre, që do të emigrojnë apo do të ribashkohen me ta, me kusht që të jenë të regjistruar në “Regjistrin për emigrantët”.
Përveç të drejtave punëtorët që dëshirojnë të emigrojnë duhet të kenë parasysh detyrimet që i presin. Emigrantët në vendet pritëse kanë detyrimin t’i përmbahen motivit të punësimit, për të cilin kanë emigruar. Kalimi në situatë të parregullt, si dhe kryerja e veprave dhe e kundërvajtjeve penale në vendin pritës vlerësohen vepra të dënueshme penalisht. Bazuar në ligj, kryesore është që shtetasit shqiptarë që kërkojnë të emigrojnë, përveç dokumentacionit, që kërkohet në bazë të legjislacionit të vendeve pritëse, duhet të kenë një kontratë pune me punëdhënësin, si dhe pasaportën ose një dokument të vlefshëm udhëtimi, të pranuar nga legjislacioni i Republikës së Shqipërisë dhe i shtetit pritës, me vizë hyrëse të shtetit pritës. Regjistrimi i shtetasve kërkon që çdo shtetas shqiptar, që kërkon të emigrojë për qëllime punësimi, si dhe emigrantët e rikthyer regjistrohen në “Regjistrin për emigrantët” pranë Ministrisë së Punës dhe Mirëqënies Sociale..
Por si mund të përfitosh statusin e emigrantit? Statusin e emigrantit e përfiton çdo emigrant i regjistruar në “Regjistrin për emigrantët”, që ka: a) depozituar një kontratë pune, të nënshkruar nga palët;
b) dokumentin përkatës, i cili vërteton statusin e tij si i vetëpunësuar në vendin pritës;
c) dokumentin, që provon se është pjesëtar i familjes së njërës prej kategorive migratore, të sipërpërmendura në këtë nen.
Vetëm duke zbatuar këto rregulla ligjore do të jeni personi i duhur për t’u punësuar si emigrant dhe neve nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’ju urojmë suksese në rrugën e nisur
Në bazë të nenit 36 Shteti, në respekt të emigrantëve të larguar, cakton datën 2 korrik “Ditën e emigrantit”. Ky është një vendim shumë domethënës për të gjithë emigrantët që ja kanë kushtuar një pjesë të jetës së tyre vendeve të huaja. Sipas nenit 40 Autoritetet shtetërore përgjegjëse, kur vërejnë ose marrin dijeni se agjencia private e punësimit ka ndërmjetësuar punësimin ose formimin e shtetasve shqiptarë jashtë vendit, nëpërmjet praktikave mashtruese, ngarkojnë organet e përcaktuara me ligj për të vlerësuar veprimtarinë e kësaj agjencie.
Duke u bazuar në shpërndarjen e statusit të punësimit sipas shteteve, do të vini re se një përqindje e lartë e shqiptarëve meshkuj me një status në punësim “i punësuar” vihet re në Mbretërinë e Bashkuar, ndjekur nga Norvegjia dhe Danimarka. Përsa i përket shtetasve të punësuara femra ato shënojnë përqindjen më të lartë në Poloni. Vetëm duke zbatuar këto rregulla ligjore do të jeni personi i duhur për t’u punësuar si emigrant dhe neve nuk na mbetet gjë tjetër veçse t;ju urojmësuksese në rrugën që keni nisur.