Halit Haliti, frymëzimet e poetit kosovar në trojet gjermane!

Halit Haliti ka përfunduar shkollën e lartë pedagogjike me degën në Gjuhë dhe Letërsi në Prizren. Interesimin për poezi e ka zhvilluar që në periudhën e shkollës fillore. Disa nga krijimet e tij poetike janë publikuar në gazetat “Fjala” dhe “Bujku”. Të gjitha poezitë e tij të cilat dikur i kishte, u shkatërruan gjatë Luftës së fundit në Kosovë. Nga viti 1993, Halit Haliti ka vendosur të jetojë dhe të punojë në Gjermani.

Halit Haliti është një individ i lirë dhe i pavarur, i cili gjen identitetin e tij në eksperiencat më thelbësore, duke u përfshirë në polarizimin e kuptimeve dhe formave të rëndësishme dhe unike të ekzistencës. Në poezi, Halit Haliti shpreh një ndjenjë të pavdekësisë. Poezia është rrëfimi më i vjetër dhe më i përsosur, prekja më e çiltërt e shpirtit njerëzor nga madhështia dhe pasuria e pakufishme e botës. Vargjet e poetit kërkojnë të shenjtër dhe martirë, të parë jo vetëm si do relikte për përkushtim: Amanetin e tyre ne vend ta çojmë/ Të korrim atë që ata e mbollën/ Për ne dhe për Kosovën tonë/ Lavdi paçit “Treshja jonë!”. (Tre pishtarë të lirisë).

Poezia është një ligj i shenjtë i metafizikës për të mbetur i pavdekshëm. Halit Haliti e kupton se poezia moderne ka nevojë për zgjerim të horizonteve, për të ngritur fluturimin e frymëzimit në qiell dhe për të zbritur thellë në thellësitë e shpirtit dhe thellësitë e tokës. Ai është i përkushtuar për transformimin e fjalëve në një thesar të çmuar, ku shfaqen ide të reja dhe koncepte inovative, të mbrojtura me përfytyrime, metafora, risi dhe porosi: Sa do doja të flas këtë mbrëmje/ Meqë dhe hëna është e plotë/ Ditën dhe natën të kam në mëndje/ Pse ke humb s’të kap dot./ Sa do doja të flas këtë mbrëmje/ Ku drita e hënës shëndrit shumë larg/ Ah moj muza e zemrës sime/ Për ty po shkruaj unë këtë varg. (Nën dritën e hënës)

Duke i deshifruar frymëzimet e poetit kosovar në trojet gjermane, herë pas here krijon përshtypjen se jemi në bibliotekën e sentimenteve letrare. Më impresionon qëndrimi stilistik, intencioni i dyfishtë i diskursit poetik dhe çështja e stilit. Poeti ka një përjetim të përgjegjshëm, një mahnitje të paharrueshme, duke kaluar toka në qiell dhe nga qielli në tokë: Sa do doja të flas këtë mbrëmje/ Meqë dhe hëna është e plotë/ Ditën dhe natën të kam në mëndje. (Nën dritën e hënës). Kështusoj e shoh poetin shqiptar, duke e njohur nga prizmi shumëdimensional i personalitetit të tij të refletuar në shtjellën e një poezie të veçantë. Muzën e poezisë duhet ta afrosh me pasion, porsi një dashnore. Poezia është një art i jashtëzakonshëm. Forca e saj emocionale dhe e papërshkrueshme. Poezia e madhe lind nga ide të mëdha, nga sentimente dhe nga faktet e njerëzve që e ndërtojnë jetën. Imagjinata, përfytyrimet dhe ndjenjat, janë instrumente të domosdoshme për poetin dhe poezinë.

Halit Haliti – Edhe Sonte

Më poshtë kemi kënaqësinë të ndajmë me ju disa nga poezite e kohëve të fundit të publikuara nga shkrimtari në profilin e Facebook të tij.

NATA ME ÇARÇAF MBULUAR


Pas hijes tënde
Dua të vijë qetë qetë
Ta dëgjoj zërin e ëmbël
Si kanarinë
Dallgët e shpirtit
Të tunden si det
Ta përmbysin kohën
Si dielli që akullin shkrin.
Për ne u thurën
Më të bukurat fjalë
Të shkruara në Pentagram
Të derdhura në violinë
Nga thellësia e shpirtit
Zëri im ka dalë
Bashkë u poqëm
Tani do i vëmë dhe melodinë.
Nata me çarçaf mbuluar
Zemra ime të sheh vetëm ty
Si ylberi me shumë ngjyra
Që botën përkëdhel
Dallgëve të shpirtit
Të thërras
Zemra për ty më rreh
Vargu im
Zhytet në zemrën tënde
Një këngë e bukur
Për ty do të del.

Stuttgart 14/02/2024

NEWBORN


Vite të errëta
Përgjat historisë
Si orë e kurdisur
Në të fundit minuta
Si ecje e ngadaltë
Për një popull
Që priste
Hapejn kanxhellave
Sikur të Bing Bengut.
Universi po lindte
Në tokën e bekuar
Të Dardanisë
< NEWBORN>
Brenda këtij skeleti
E gjith historia
E kësaj toke,
E këtij vendi
Amanetet
E gjith dëshmorëve
Muret e gjakosura
Sot mos më pyesni
Ku isha sot
Enjëqind vjet
Do të bëhem
Shkrepëtirë e fikur
Në ylberin e vargut tim
Do të ndez qirinjtë
Për të gjith
Dëshmorët e kombit
Do të këndoj
Himnin e Dardanis
Himnin e një pêrjetësie.
Urime mëvetësin kosovë
Zoti e bekoft Kosovën!

17 shkurt 2024

MIKU IM I VJETËR


Malli për ty më verbëron
Nëpër ecjet tona të ëmbëla zik-zake
Mes shushuritjeve zërin tëndë e dëgjoj
Një botë tinzare si një dorë shuplakë.
Papritur sikur ndjeva hijen tënde
Dora jote mbi supe përqafuar
Sikur melodia e ëmbël e një kënge
Miku im sa shumë më ke munguar.
Nuk e di sa vite kan kaluar
Asnjëher nuk të jam shprehur dot
E di, saher bashk ne kem darkuar
Nostalgji pa fund kam për ty i imi shok.

Stuttgart 13/02/2024

PEMA KU GDHENDEN DY EMRA


Si vetëtimë mu shfaqe në breg të detit
Në mbrëmje përkëdhelja hënën e mëndafshtë
Kujtimet për ty mendimet mi tretin
Të shoh ngjitur meje, duke u dridhur del jashtë.
Ahh..Sikur ta dije sa shumë kjo zemra ime duron
Edhe atëher Kur unë e tret dhimbjen larg shumë larg
Të dëgjoj në heshtje, në qetësi e edhe kur rënkon
Unë vdes ngadalë dhe pa ty, ndaj po shkruaj për ty këtë varg.
Hoqa kopsat nga memoria, që malli të rrugëtoj lirshëm
Kacavirrem nê cep të barkës që lundron në detin e lotëve të mi
Lodhja e plakur qê tërheq zvarrë shpirtin e etshëm
Zemrën e lash peng tek ti , aty ku ishte fillimi.
I kujt na qenka faji që zemra është dëshpëruar?
Është paksa von, të shpërthesh në lot e në psherëtima
Unë marr energjienë e diellit këtë për ta përballuar
Tek pema ku gdhenden dy emra, shpërtheu vetëtima.

Stuttgart 09/02/2024

Votra Inc.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights