Faik Konica
“Dita e Verës është dita në të cilën stërgjyshërit tanë, kur s’kish lindur Krishtërimi, kremtonin bashkë me romakët dhe grekërit e vjetër perënditë e luleve, të shelgjeve.
Kur shkrin dimri, kur qaset vera e buzëqeshur, e hollë dhe e gjatë si në pikture të Boticelit, zemra e njeriut shkarkohet nga një barrë, shijon një qetësi, një lumturi te ëmbël.
Në këtë gëzim stërgjyshërit tanë ndjenin një detyrë, tu faleshin perëndive që sillnin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që e quajnë Dita e Verës…”
Sipas Konicës, kjo është një festë e vjetër e racës sonë.
“Nuk i bëjnë dem njeriu, sjellin gëzim të kulluar ne shtëpi. Në një vend ku jeta e të vegjëlve është aq e trishtuar, djelmuria dhe vajzat kanë një rast te rrallë për t’u dëfryer.
Për me te mëdhenjtë, Dita e Verës ka një shije poetike, të hollë e të rrallë…”
At Berdardin Palaj
“Shtëpi më shtëpi në ditët e veravet, pjesëtarët e familjes bashkoheshin rreth zjarrit për me lidhë shtrigat, mgjillcat, llungjat, rrollcat e të gjitha shtazët dëmtuese : gjarprin mos ti nxajë, lepurin mos t’u hajë loknat e bathën, e shpendin emën për emën e krimbat e tokës mos t’u mbajnë dam ndër ara. Tri ditë përpara veravet duhet me mshefë shoshat, sitat, furkat e me çartë krojet, në mënyrë që mos me i pamë këto sende asnjë rob i shtëpisë, pse për ndryshej nul lidhet gja. Këto ditët e veravet bijnë gjithmonë ndër ditët e para të marsit. Mbas darkë, të gjithë pjesëtarët e shtëpisë bashkohen rreth zjarmit. I zoti i shtëpisë merr një pe të zi leshi, e lidhë për vergue një nyje e thotë këto fjalë. Lidhe Zot nata e mojt e dita e verave ! Unë pak e Zoti shum ! Po lidhim shtringat. Kështu përsërit këtë veprim për secilin shpirt damtues, sëmundje, krimba e kodra që don me lidhë”