Udhëtim nga Vermoshi në Konispol, përfaqësitë e huaja në Shqipëri mësojnë vallet tona

Përfaqësuesit e delegacionit të BE-së në Shqipëri kanë vendosur të organizojnë një aktivitet special për të festuar ‘Javën Evropiane’.

Edhe pse të kombësive të ndryshme, ata po mësojnë vallet tona tradicionale dhe duke nisur nga kjo e shtunë do të performojnë duke kërcyer në ritmet e muzikës popullore.

Ky aktivitet është pjesë e ‘Javëve Evropiane 2021’ dhe do të nisë në Vermosh e pritet të përfundojë  në 29 maj në Konispol.

“A jeni gati të na bashkoheni në një udhëtim 21 ditor në të gjithë #Shqipërinë ? Ne fillojmë në 9 maj nga Vermoshi dhe përfundojmë në 29 maj në Konispol“, thuhet në njoftimin e Bashkimit Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights