Përralla

Njëqind gënjeshtra pa një të vërtetë

Na ishte seç na ishte. Ishte një herë një herë një baba që kishte tre fëmijë që s’kishte asgjë tjetër veç një kasolle të shkatërruar, një kalë,një shalë dhe një fre. Kur I erdhi çasti I vdekjes, thirri të tre bijtë e u tha :

-Unë jam duke vdekur dhe gjë e mall s’po ju lë; por jetoni me nder, mos e lëshoni njëri – tjetrin dhe, si mbas moshës që keni, kalin ta marrë më I madhi, I dyti të marrë shalën e I treti frerin .

Plaku dha shpirt. Mbas pak kohe vëllai I madh u tha :

-Po dal me kalin që më ran ë pjesë të fitoj, mbase ia gjej edhe shalën edhe frerin,

Del dhe piqet me një tregtar të madh:

-Puna e me mbarë !

-Mbarë paç!  Ç’e mirë të solli nga këto anë ?  – e pyeti tregtari.

-Doja t’I gjeja kalit shalë dhe frerë – përgjigjet ai .

-Ti jap unë – I thotë tregtari – shalë a fre, në qoftë se di të më rrefesh njëqind gënjeshtra pa një të vërtetë ; por s’mundi të rrëfente më shumë se tridhjetë dhe kështu që e humbi kalin.

Mbas pak kohe I shkon mendja vëllait të dytë të dalëme shalën e fituar, që t’I gjejë kalin dhe frerin.

Takon tregtarin me të cilin ishte ndeshur I vëllai.

-Puna e mbarë !

-Mbarë paç !

-Kam ardhur – I thotë vëllait vëllai I dytë – të fitoj ; ndoshta I blej edhe kalin edhe frerin .

-Kalin dhe frerin t’I jap unë – ia kthen tregtari – në qoftë se je I zoti të më tregosh njëqind të gënjeshtra pa një të vërtetë; përndryshe shala bëhet imja.

-Mirë – I thotë vëllai I dytë.

Follon të tregojë njëqind gënjeshtra pa një në të ërtetë ; por s’mundi të tregonte më shumë se pesëdhjetë dhe kështu që e humbi shalën dhe  u kthye në shtëpi duarthatë.

Vëllai më I vogël ishte qeros , por shumë I zoti. Një ditë prej ditësh merr frerin dhe del për të fituar për të gjetur kalë e shalë.

Piqet në rrugë me tregtarin e madh, që ua kishte punuar të vëllëzërve.

-Puna e mbarë !

-Mbarë paç

-Kam dëgjuar – I thotë qerosi – se ti fiton me gënjeshtra dhe ti më merr frerin, unë të marr kalë e shalë.-S’ka më mirë – ia kthen tregtari – por nisj, në qoftë se më nxjerr njëqind të gënjeshtra pa një të vërtetë.

“U çova një ditë, filloi qerosi, e s’ish ditë, kishte bletë e s’kishte, I numërova e s’I numërova, I numërova e s’I numërova e s’mund t’I numëroja;

Hyra dhe numërova mizat e bletës e më doli një më pak. U mërzita edhe më fort pse kishte hummbur një mizë blete, e mora një gjëlpërë dhe një bërthamë e shkova në breg të detit. Kur arrita në breg të detit, pashë mos e shihja kund mizën e nuk e pashë; ngula atëherë gjilpërën në tokë e hypa majë gjilpërës e pashë përtej detit të zinjë bujk që po e lëronte tokën me një buall e me një mizë blete. E njoha se ishte miza ime ; por s’kisha si ta kaloj detin. Mbolla atëherë farën e kungullit e u ula e fjeta.

Sa fjeta unë, fara kishte mbirë e kishte lëshuar një degëzë të hollë e të gjatë mbi shpinën e detit deri në bregun përtej. U çova prej gjumit e nëpër degëz kalova detin e shkova tea i që po punonte tokën.

-Puna e mbare !

-Mbarë paç !

-Po si ma ka marrë mizën e bletës e punon me të ? – I thashë . Be e rrufe ai, se “s’ta kam marrë, pork a ardhur vetë”.

-Mirë, – I thashë  – nuk po prishemi për kaq gjë; por më laj dëmin që me ke bërë !

-Po ta laj, – m’u përgjigj – por prit sa të mbjell farën e të piqet kjo që mbolla, e ta korr, e ta hedh ndër thaës.

Sa e mbolli edhe atë që I pat mbetur , mbiu ç’ka hodhi, u rrit, u poq, e korri, e shiu e m’I mbushi thasët.

-Ja, – tha, – grurin për dëmin dhe miza jote.

Ngarkova grurin në të dy anët e mizës, hipa në mes të barrëve, u fala me bujkun e u nisa të kthehem .

Kur mbërrita në mes të detit pashë se po rëndonte njëra anë e barrës, u ula në det, e numërova grurinkokërr për kokërr e më del një tepër . Mora sëpatën dhe e çava më dysh, I bëra barrët baraz dhe u nisa për në shtëpi. Kur hyra në oborr, mora vesh , mora vesh se më kishte lindur babai. Lumi kush po shkon, e lum kë po gjej. U gëzova fort dhe mendoa t’I bëj djepin babit. Mora dyqind spatarë dhe I vura të presin në një pyll : por s’dolën dërrasatpër djepin; mora një ashkël , që kishte mbetur në the të sëpatës e doli e teproi edhe për një stol të vogël. Duhej të punoheshin edhe shpërgëjt. Thirra dyqind qethtarë e I vura të qethnin dymijë dhen, por sdoli leshi. Kishe mbetur një qime e vetme në the të gërshërëve e me të mbarova shpërgëjt edhe një brez.

Një ditë më erdhi mendimi të dal për gjah. Kishim tri pushkë: dy të thyera e një pa çark, e tre zagarë : dy të ngordhur e një pa shpirt. Mora pushkën e paçark e zagarin e pashpirtë e kërkova në mal e ndesha në tre lepuj: dy të ngordhur e një pa kurrëfarë jete. Me të parën herë që shtiva, vrava lepurin e pajetë dhe e vura në krahë. Duke ecur rrugës gjeta tri shtëpi: dy të rrënuara e njëra kishte rënë Brenda; hyra në atë që kishte rënë brenda dhe gjeta tri plaka : dy qorre e një pa sy. Pyeta plakën qorre nëse shihte kund ndonjë enë e ajo më dëftoi tre enë: dy të thyera e një pa bythë. Mora enën pa bythë e zjeva lepurin e pajetë; mishi më rrodhi, lëngun ma mbajti e hëngra vetë e hëngrën tri plakat ….

-Mjaft, mjaft ! – tha tregtari, – se I ke kaluar njëqind gënjeshtra pa një të vërtetë. Ja kalin, shalën, shtëpinë time e mallin tim e I gëzofshh me të gjithë vëllezër.

Vajti qerosi, mori edhe dy vëllezërit e jetoi si më I miri zotëri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button