Mbreti dhe Zanat

Një mbret I ri I pamartuar trashegoi fronin nga I ati. Ai djalë ishte pak I çuditshëm për mbretërinë, sepse pyetjeve të tij, të paktë ishin ata që I përgjigjeshin! Bashkë me fronin, nën urdhërat e tij ishin edhe të gjithë atanqë I kishin shërbyer me besnikëri babait të tij. Njëri nga këto, ishte një këshilltar, me gradë general, I vjetër në moshë, rreth 60-tave dhe me flokë të thinjur. Një ditë prej ditësh, Mbreti dhe Gjenerali, kështu quhen në përrallë, ishin duke biseduar në dhomën mbretërore, rreth oxhakut sepse ishte vjeshtë dhe koha kishte filluar të ftohej. Në  çengelin e oxhakut, ishte varur një kusi me ujë, e cila përdorej për të mos u tharë ajri I dhomës. Për një moment nuk po fliste asnjëri dhe dëgjohej vetem kllu-kllu I ujit që valonte dhe tek-tuk ndonjë çik ujë që binte në zjarr, duke lëshuar atë zhurmën karakteristike të tij. Kush ka qenë Mbreti e pyeti Gjeneralin:

-Çfarë thotë Kusia?

Gjenerali qeshi duke menduar se Mbreti bënte shaka, sepse nuk e kishte dëgjuar herë tjetër këtë lloj pyetje, por Mbreti këmbënguli dhe e pyeti përsëri :

-Çfarë thotë Kusia?

Përsëri Gjenerali ia ktheu me të qeshur :

-Kusia? Çfarë do të thotë ? Asgjë !

-Jo – ia ktheu Mbreti .

-Ajo thotë një gjë !

-Po çfarë do të thotë Kusia? – iu përgjigj Gjenerali me kureshtje.

– Atë dua të gjejsh, I tha Mbreti I vendoosur dhe prerë. –Përndryshe nuk meriton të jesh pranë meje .

Po nuk e gjete do të pres kokën.

Gjenerali e kuptoi se Mbreti nuk bënte shaka, por nuk dinte si t’I përgjigjej ! Mbreti shtangur dhe u ngrit rrëmbimëthi duke kërkuar leje të largohej.

  • Ik, – I tha Mbreti – por tre ditë afat për t’a gjetur !

Përndryshe unë do jap urdhër të të presin kokën !  

Gjenerali u largua, duke mos e kontrolluar fare veten ! Në dalje të portës së jashtmë, u përplas me Bahçeanin e pallatit. Edhe Behçevani ishte një burrë I moshuar, pothuajse në një moshë me Gjeneralin.

-Ej ! Ku I ke sytë ? Nuk shikon ku hedh këmbët ? – -I foli Bahçevani.

-Ou ! Më fal ! Nuk e kisha mendjen ! – iu përgjigj Gjenerali.

– Ku e kishe mendjen ? – e pyeti Behçevani.

-Lëre mos më pyet ! – I tha Gjenerali.

-Po ti fol, se , mund të ndihmojmë ! – I thotë Behçevani.

– Nuk e di por… Kështu, kështu…më ndodhi ! – tregon gjithë historinë me Mbretin  .

Dëgjo këtu , – I thotë  Bahçevani, – unë nuk të jap dot xhuvap, por e kuptoj se kot nuk të ka thënë Mbreti !

Këto janë nga ato fjalët që…përgjigjen e kanë në hejbe, si I thotë një fjalë e urtë ! Po ti mos u mërzit se në një fshat jeton një vajzë e re, e cila u kthen përgjigje këtyre pyetjjeve. Ajo jeton vetëm me babanë e saj dhe është shumë e zgjuar. Një ditë larg është prej këtej, e sqaron Bahçevani.

Gjenerali pasi e dëgjoi me vëmedje, mësoi edhe fshatin ku banonte vajza e zgjuar dhe vendosi që të nesërmen në mëngjes të shkonte atje, për të mësuar përgjigjen që do të shpëtonte kokën! Mezi priti të gdhihej ! Sapo çeli dita, I hipi kalit, I veshur civil, jo me uniformën ushtarake, që të dukej sa më I thjeshtë dhe mori rrugën për në fshat. Me veten e tij bënte llogari, se si do të gjente sa më kollaj shtëpinë e vajzës ! Si do hynte në bisedë ! Mendonte edhe ai ndonjë pyetje të ngjashme me atë pyetjen e Mbretit. E bëri llogari që në të ngrysur të gjendej në fshatin e duhur. Në të perënduar të diellit u gjend në fillim të fshatit të adresuar. Ai ishte një fshat në rrëzë të një mali të lartë. Aty në anë të rrugës pa një fshatar, I cili po lëronte (plugonte) tokën me qef ! Pasi e përshëndeti, Gjenerali e pyeti nëse kishte zjarr për të ndezur një cigare , ndryshe nuk kishte se si të hynte në bisedë me fshatarin.

-Edhe zjarr  kemi, edhe duhan kemi ! – iu përgjigj fshatari, një burrë rreth të 50-ave, me një bujari karakteristike të një të varfëri por fisnik !

Gjenerali I zbriti kalit, e la të kulloste në ledhin e arës dhe vetë u takua me fshatarin bujar. U ulën të dy ashtu siç ishin, mbi arën e sapo lëruar dhe e dordhën nga një cigare, duke përdorur gjethet e kallirit të misrit (lëpushka), në vend të letrës. Kështu ishte atëherë ! Duke tymosur duhanin e fortë të fshatarit, Gjenerali mendonte se si do të vazhdonte biseda më tej !

-Ka ndonjë Han në këtë fshat që të gdhihemi për sonte, sepse jam për rrugë të gjatë ? –  pyeti Gjenerali, për të hapur muhabet, duke provokuar.

– Han nuk kemi në fshat, por..ti mos u mërzit se e kemi një copë kasolle për miq e për shokë ! – iu përgjigj fshatari .

-Të faleminderit por ..nuk duat të besdis se ke kalamajtë e tu e familjen tënde, e më duket sikur do të vë në siklet – iu ktheu Gjenerali.

– Ooo ç’është ajo ? Unë vetëm një vajzë të vetme kam .

Aha – mendoi Gjenerali. Paskam goditur në personin e duhur. Për këtë u gëzua dhe e pranoi me kënaqësi ftesën e fshatarit . Kështu që kishte kohë të mendohej edhe për “Kusinë” .

-Të faleminderit shumë ! – ia ktheu përsëri gjenerali dhe u ngrit, pasi u ngit edhe Fshatari, I cili filloi të lëshonte të dy qentë kurse paramendën e hodhi në krahë . U nisën të dy, Fshatari përpara dhe Gjenerali mbrapa. Gjenerali e pa të arsyeshme që të mos I hipte kalit por, për respect ta ndiqte fshatarin në këmbë dhe kalin e mori për dore ! Mbasi ecën një copë herë, gjenerali e pyet :

-Do më ngresh , a të ngre?

Fshatari u mundua një copë herë. “Po ky dreq ! Unë kam parmendën në krah ! Ky kalin e ka bosh ! Çdo të thotë me këtë ?” . E kuptoi se ishte pyetje me tjetër kuptim, ndaj bëri sikur nuk e dëgjoi . Vazhduan përsëri rrugën. As Gjenerali nuk këmbënguli më . Më lartë rruga kalonte përmes varrezave të fshatit ! Atje ishte një varr I freskët . Gjenerali përsëri pyeti Fshatarin duke u drejtuar nga varri I fresket :

-Po ky këtu ? Rron apo ka vdekur ?

Përsëri Fshatari u mundua ! “Ky e shikon që është varrosur ! Ç’do të thotë me këtë ? ” Përsëri heshti, pa kthyer përgjigje. Por edhe Gjenerali nuk I tha gjë. Gjenerali mendonte se mbase gjente ndonjë kusi në zjarrë, e kështu do ishte më e lehtë të hynte në temën që kërkonte !

Mbas pak arritën tek shtëpia e Fshatarit. Fshatari I foli vajzës së tij dhe ajo doli në oborr . Ishe një vajzë rreth 20 vjeçe, me flokët e zeza, si penda e korbit, të gjata, që I binin deri në mes dhe e bukur në fytyrë . Fshatari I dha urdhër që të priste e nderonte mikun ! Ajo menjëherë pas përshëndetjes, I mori kalin nga duart dhe duke e ftuar të hynte brenda në odën e miqve, shkoi të rregullonte kafshën e lodhur. Duke u larguar gjenerali vuri re se vajza çalonte pakëz.

Gjenerali hyri Brenda në një dhomë të vogël,me oxhak, zjarri ndezurbdhe në zjarr ishte vënë një kusi, mbi një perosti ! Sa u gëzua Gjenerali kur gjeti një ambient të tillë ! Pas pak erdhi edhe Fshatari dhe I uroi mirseardhjen mikut, sipas zakonit, duke I dhënë edhe dorën. Pasi u takuan, Gjenerali përsëri pyeti :

-Çfarë thotë kusia ?

Fshatari përsëri bëri sikur nuk e dëgjoi, pasi nuk dinte çfarë ti përgjigjej !

Pas pak erdhi vajza e cila u pruri kafetë dhe I uroi mirseardhjen edhe mikut të sapo ardhur. Pasi pinë kafenë, Fshatari iu drejtua vajzës, tek e cila gjithmonë kishte gjetur sqarim për shumë gjëra që ai nuk i kuptonte.

-Moj bija ime ! E ftova këtë mikun në shtëpi sepse është për rrugë të largët dhe më erdhi keq që nuk kishte ku të gdhinte natën !

-Po mirë bëre baba! Shtëpia për miq e për shokë është e hapur !

-Po mirë po..  ky ma ka bërë tre herë borxh, e unë nuk dija si t’I përgjigjësha !

-Çfarë të tha baba ?

-Po ja..e para ! Kur po vinim lart për në shtëpi ky më pyeti : “Do më ngresh a të të ngre ?”  Unë nuk dija si t’I përgjigjesha e bëra sikur nuk e kuptova !

-Po mir të ka thënë baba ! Ai të ka thënë: “Do më llafosësh a të të llafos?” Ju do keni qenë të heshtur ?

-Eeee! Ashtu është. Nuk po fliste asnjëri.

Aty Gjenerali u bind se vajza vërtetë ishte e zgjuar.

-E dyta, – vazhdoi Fshatari- kur kaluam tek varri I …filanit ! Prapë më pyeti: “Po ky, është gjallë apo ka vdekur? ”

-Po mirë të ka thënë baba ! Ai të ka pyetur: Ka lënë trashëgimtar, apo është shuar fare ?

-Aaa ! Nuk e kuptova moj bijë. Po do të më falësh se aq ma pret kjo rradake ! – I tha Fshatari së bijës.

Gjenerali tani mezi priste të dëgjonte përgjigjen e asaj që kishte marrë udhën, e që do ti shpëtonte kokën ! I hapi sy e veshë, pa folur, për të dëgjuar dialogun që bënin babë e bijë !

-E treat moj bijë ! Sapo erdha këtu më pyeti: “Çfarë thotë kusia?” Unë prapë nuk dija ç’ti thosha ! Flet kusia ? Ndaj e lashë që të pyesja !

-Aaa ! Edhe kusia flet ! Për këtë e kam fajin unë , se u mora me punë dhe nuk kam kohë !

-Po çfarë thotë kusia moj bijë ?

-Kusia thotë: “Do më hedhesh ujë të ul valën, apo të shuaj zjarrin ?”

Kjo nuk I kishte shkuar kurrë në mendje Gjeneralit ! Prandaj e pyeti Mbreti ? Tani kuptohej ai se për nga shkalla …ishte ai që duhej të ngrihej e ti hidhte ujë kusisë ! Tani Gjenerali e ndiente veten të çliruar e të pamposhtur. Ai sapo kishte mësuar një secret që të pakët ishin ato që e dinin !

Atë natë ndenjën deri vonë duke biseduar, hëngrën, pinë, fjetën, pa e zbuluar se “Miku”, me të cilin biseduan ishte këshilltari kryesorë imbretit !

Kur u ngrit Gjenerali në mëngjes, vajza iu solli kafenë. Duke pirë kafe, “Miku” I thotë Fshatarit, me qëllim që të dëgjonte vajza dhe si do përgjigjej.

-Shtëpinë e mirë e paske, por oxhaku sikur është njëçik shtrembër ! – (E kishte fjalën për vajzën që ishte zgjuar po çalonte pak! )

Vajza e kuptoi, ku e kishte muhabetin “Miku” dhe iu përgjigj në moment :

-S’ka gjë ! Dorë ustai është ! Mjafton që tymi ikën drejt ! (E kishte fjalën se mjafton që kokën e kishte të plotë!…)

Gjenerali e pa se ishte vërtet për tu admiruar, e shumë e zgjuar, prandaj u ngritë, u përshëndet, duke I falenderuar dhe u largua për andej nga erdhi !

Të nesërmen shkoi tek pallati I mbretit, iqeshur e I gëzuar . Kur e pa mbreti e kuptoi se do kishte ndonjë lajm të mirë.

-Hë? – e pyeti, pa pritur që ti thoshte ai. – E gjete ç’thotë kusia ?

-Po . E gjeta !

-E  çfarë thotë kusia në zjarr ?

-Kusia thotë: Do më hedhësh ujë të ul valën, apo të shuaj zjarrin ?

-Kush të tha ?- e pyeti Mbreti me një mënyrë këmbënglse, pasi ishte I sigurtë se nuk ishte mendja e tij !

-Vetë e gjeta ! – ia kthen Gjenerali duke u skuqur në fytyrë.

-More.. Që nuk është mendja jote !.. për këtë jam I sigurt. Por thuama se tani do të pres vërtet kokën si gënjeshtar !

-Gjenerali detyrohet t’ia tregoj të gjithë historinë si I ndodhi, që ju të dashur “kalamaj” e mësuat më lartë. Por përralla vazhdon akoma !

©️ VOTRA Magazine / Maj 2021 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights