Kroi i shpirtërave të mirë

Prizreni, që njihet ndër qytetet më të vjetra jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon njihet edhe për stilin arkitektonik dhe rolin historik që ka. Përveç objekteve kulturore, Prizreni njihet edhe për krojet që u ndërtuan gjatë shekujve dhe gjatë sundimit të Perandorisë Osmane këtu. Në Prizren, aktualisht janë 25 kroje. Shumica prej tyre janë aktual dhe në gjendje të rregullt. Ndërsa një pjesë e tyre janë shkatërruar për arsye të ndryshme. Ndër krojet më të famshme në Prizren është edhe KROI I SHPIRTËRAVE TË MIRË. Ky krua u ndërtua nga humanist, në shenjë të respektit për shpirtrat e njerëzve që kanë dhënë kontributin e tyre për çështjen kombëtare apo edhe për çështje të tjera. Sipas gojëdhënave nuk dihet saktë se nga kush u ndërtua ky krua. Por në bazë të dorëshkrimeve dhe gojëdhënave të ndryshme, mendohet se ndërtuesit e këtij kroi kanë lënë amanet që burimet e këtyre kojeve mos të shterojë asnjëherë. Haxhi Ymer Efendiu njëri nga pasardhësit e këtyre krojeve, kishte lënë amanet fqinjëve të tij, që në emër të tij të ngrihet një krua i ujit të mirë. Mendohet që vet Haxhi Ymeri nuk kishte fëmijë. Por me ndërtimin e këtij Kroi, do të kishin mundësi të përdornin të gjithë qytetarët. Sipas disa hulumtimeve dhe historisë gojore, uji i këtij Kroi kishte veti shëruese, dhe si i tillë përdorej nga të gjithë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights