Gëlon jeta në qytetin e gurtë! Rikthehet pas 8 vitesh, festivali folklorik i Gjirokastrës, mbi 1200 pjesëmarrës

Gjirokastra ështe kthyer në kryeqytetin e kulturës shqiptare teksa ka nisur Festivali Folklorik Kombëtar që pritet të zgjasë një javë, e ku do të performojnë 1200 artistë jo vetëm nga Shqipëria.
Dhe mesa duket, këtë vit është zgjedhur të ‘luhet’ me ngjyrat e lehta verore dhe e qëndisur.
Hyrja është falas në të gjitha ditët e festivalit.


Gjirokastra për një javë do të jetë kryeqyteti kulturës shqiptare ndërsa performancat e me tepër se 1200 artistëve do të shtrihen jo vetëm në kala por edhe në zona të ndryshme të qytetit.


Kujtojmë se edicioni i parë i këtij festivali ‘Sofra e Trashëgimisë Shqiptare’ është çelur në 11 tetor të vitit 1968 në qytetin muze të Gjirokastrës duke u konsideruar asokohe si një festival unikal në ruajtjen, mbrojtjen dhe popullarizimin e trashëgimisë kulturore shpirtërore në Shqipëri.


Gjirokastra muzeale e traditave dhe kulturës shekullore, mikpret sot dhe në ditët në vijim, rikthimin pas 8 viteve të Festivalit Folklorik Kombëtar nën simbolikën e valltarëve të lidhur dorë për dore, në Kalanë e gurtë, të zbukuruar dhe gjallëruar në këtë natë, si kurrë më parë nga ngjyrat, motivet, ritmet, këngët e vallet e gjithë krahinave të Shqipërisë.


Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës 2023, ngjarja që bën bashkë ngjyrat e bukura të folklorit shqiptar, do të mbahet për 8 net në kalanë e Gjirokastrës në një skenë të hapur për të gjithë dhe do të akesohet falas.


Kalaja e Gjirokastrës është shndërruar në zemrën e Festivalit, me vizitorë të shumtë, artistë popullorë, artizanë, si dhe artëdashës të të gjitha moshave, të mbledhur së bashku për të shijuar një nga eventet më të mëdha të muzikës dhe valles tradicionale shqiptare, një ekspozitë e bukur e trashëgimisë kulturore jomateriale.


Ka qenë Polifonia ajo që ka çelur natën e dytë të Festivalit Folklorik Kombëtar. Me pas janë shfaqur grupet folklorike të qarkut të Lezhës, që kënduan ninulla, këngë trimash, vaji etj. Shqiptaret e Malit të Zi ishin të tretet në natën e dytë që performuan.


Në natën e dytë të Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, janë ngjitur në skenë grupet folklorike të qarkut të Lezhës dhe Vlorës, si dhe grupin e shqiptareve të Malit të Zi.


Folklori muzikor lezhjan erdhi në festival si një pjesë e rëndësishme e krijimtarisë folkloristike shqiptare. Ai ishte përzgjedhur nga tre rajone gjeografike të Lezhës, si dhe nga dy oaze folkloristike, Kallmeti dhe Pllana.


Me interes është pritur materiali i sjellë nga grupi folklorik i Vlorës i cili tërhoqi vëmendjen me polifoninë e njohur.


Me duartrokitje u priten grupet folklorike të shqiptareve të Malit të Zi, nga Ulqini, Tuzi, Plava, Gucia.
Repertori i pasur u ndoq me vëmendje jo vetëm nga artdashës shqiptare por edhe nga turistë të shumtë që janë në Gjirokastër e kanë mundësi të ndjekin nga afër edicionin e 11 të Festivalit Folklorik Kombëtar.
Më poshtë po ju sjellim një moment nga “Vallja e nuseve mirditore”.

E interpretuar nga të rinj që e duan traditën dhe tregojnë më së miri një tablo të pasur të dasmave mirditore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights