- Përshëndetje zoti Petraq! Familja Zhupa ka një emër në qytet që e mbulon fama dhe respekti për kontributet e sajë në sportin e notit, kontribut që mund ta cilësojmë tradicionale në trashëgimi brezash. Në fillim mund të na thoni diçka se kur keni ardhur në Sarandë?
Përshëndetje gjithashtu dhe faleminderit që do shkruani dhe publikoni diçka nga kontributi i familjes sonë në sportin e notit. Jemi nga familjet e para , nga më të vjetrat e Sarandës. Jam unë 60 vjeç, imagjino babain që ka lindur. Koha e kalon shekullin. Aktiviteti dhe angazhimi ynë publik , si familje, ka qenë sporti i notit, por babai është angazhuar edhe në estradën e qytetit, ndërsa nëna punëtore e thjeshtë. Edhe babai bojaxhi në komunale qe. Babai kish dhe botë artisti, qenë bashkuar sportisti dhe artisti bashkë. Ne fëmijët në atë kohë ishim nëpër shkolla. Qenë vite të mundimshme për babanë, por edhe për nënën. Puna, estrada, sporti, neve…Në historinë e këtij qyteti jemi familje që kemi kontribuar të gjithë në sportin e notit. I kemi dhënë kaq shumë këtij qyteti me gjithë forcën e dashurisë dhe përkushtimit tonë për të. Ka edhe familje të tjera me këtë status kontrigues, por neve jemi të veçantë për sa i përket numrit se jemi pesë pjestar sëbashku.
- Kur ka filluar dhe kush ka qenë i pari që është marrë me not në familjen tuaj?
Sigurisht i pari është marur babai. Qysh në fëmijëri të tij se në Sarandë noti është gjymtyrë e trupit të sarandjotit. Por si i rregjistruar në ekipe daton aty nga viti 1945. Babai ka qenë edhe traineri i parë i ekipit të notit të Sarandës për dhjetë vite , nga viti 1949-1959 ku ekipi në drejtimin e tij njohu rritje cilësore, rekorde dhe tituj kampion. Ka qenë edhe me vaterpolin, por lavdia e tij është se ka qenë traineri i parë zyrtar i ekipit të notit të Sarandës, pra një nga themeluesit e tij.
- A ka dalë ndonjëherë jashtë shtetit babai juaj, Thoma Zhupa?
As që bëhet fjalë!
- Juve kur filluat të aktivizoheni me sportin e notit?
Edhe unë kam filluar që kur kam qenë fëmijë. Por me ekip jam aktivizuar herët, kur isha në klasën e pestë. Në det më pa Edi Mehmeti dhe më aktivizoi në ekip. Qe traineri im i parë. U mora me sport deri në vitin 1990 kur u prish sistemi politik e bashkë me të edhe noti. Ika në Greqi emigrant. Përpara meje ka qenë motra, Evgjeni Zhupa, disa herë rekordmene dhe me tituj kampione disa vite rresht. Fitoi dhe garat për të shkuar në Kinë, por e skualifikuan për çështje biografie. Ka qenë vëllai im Vangjeli, unë dhe motra tjetër Daniela Zhupa. Si të thuash një ekip noti brenda një familjeje. Unë dhe motra Evgjenia kemi qenë kampionë dhe n/kampionë, unë mbaj titullin”Mjeshtër Sporti”, ndërsa Vangjeli dhe Daniela kanë dhënë kontribute të çmuara në not, por nuk proftasën dot nga sistemi që u ndërrua dhe e lanë sportin.Qenë thjeshtë notar. Daniela qëndroi vetëm tek ekipi i të rejave. Nuk pati kohë të aktivizohej tek ekipi i të rriturave për arsyen që thamë nga ndryshimi i sitemit poliziko-ekonomik
- Ç’farë ju ka mbetur peng nga noti?
Familja jonë është e njohur nga e gjithë Saranda dhe jashtë sajë. Mos ta bëj si Lipe Shtogu tani, hahhaa…Jemi nga familjet e para dhe i kemi dhënë Sarandës gjithë dashurinë dhe mundësinë tonë si familje për ti lartësuar famën qytetit. Por nuk kemi përfituar asnjë gjë nga bashkia. Vetëm një “Çertifikatë Mirënjohjeje”. Mua titullin “Mjeshtër Sporti” ma ka dhënë FSHN-ja. Kjo më ka mbetur edhe peng i madh se kur u bë ceremonia e ndarjes së titujve”Mjeshtër Sporti” nga federata, nuk u ndodha këtu ta merrja vet titullin. Isha në Greqi. Ishte vlerësimi më i lartë që më bëhej dhe këto emocione nuk i përjetova dot. E kam peng të madh. Ashtu si babai edhe neve jashtë shtetit nuk kemi dalë si shkak i biografisë. Një jleçke që kishim në të . Thashë edhe më lart që motra fitoi garat dhe u përzgjodh për të shkuar në Kinë, por e hoqën se një motër e babait kish ikur jashtë shtetit qysh në vitet e luftës. Kjo bëri që Evgjenia të përjashtohej dhe të mos shkonte në Kinë.
- Mendoni se nuk mund të ketë qenë kjo arsyeja e vërtetë e skualifikimit, por diçka tjetër, ndonjë bërryl?
Mendoj se nuk qe kjo arsyeja. Dhe nuk duket si e vërtetë, por kjo është e vërteta se shkoi vajza e një pushtetari që punonte me biografitë dhe në momentin për vajzën e tij e nxorri si asin nën mëngë. Kjo qe arsyeja e vërtetë. Shkoi vajza e këtij pushtetari. Këtë rast e përjetuam me dhimbje, sidomos babai. Të gjithë u ndiem shumë keq, por ama nuk kishim se ç’farë të bënim dot asgjë. Ne ishim familje e thjeshtë punëtorësh dhe nuk e kishimfuqinë as të flisnim, pa le të kërkonim të drejtën.
- Kur je gëzuar më shumë ty dhe familja gjatë kohës së aktivizimit në sport?
Kur më erdhi federimi direkt nga Tirana për tek ekipi i “Partizanit”. Ishte gëzimi i madh.Qëndrova dy vjet rresht në vitet 1976-1977 dhe të dy vitet dolëm kampion të vendit.
- Cilat ishin këshillat që babai ju jepte për sportin?
Si ish notar dhe ish trainer që qe dhe neve ndoqëm rrugën e tij, këshilla e parë qe të bëheshim si ai dhe neve faktikisht u bëmë notar të mirë. Dhe këshilla e dytë qe të dëgjonim me vëmendje trainerin se aty është suksesi. I ndoqëm këshillat dhe u bëm notar të mirë dhe njerëz të mirë. Kemi dashurinë dhe mirënjohjen e qytetarve, ndërkaq që shohëm punën tonë në aktivitete private. Babait i mbeti peng një shtëpi. Vuajtëm gjithë jetën për të. Jetonim në një shtëpi të vogël tek ish burgu i vjetër i qytetit. Katër çifte në një hyrje. Këto janë gjëra që e vrasin shpirtin e një prindi.
- Cilin do përmendje në këtë shkrim që të ka përkrahur në talentin tuaj, pavarsisht se nuk ka pasur fuqi, por ka qenë bashkëjetues me ëndrrën tuaj për ta realizuar?
E thashë se një ditë që bëja thjesht plazh si ç’do fëmijë dhe më pa Edi Mehmeti. Më mori dhe më aktivizoi menjëherë dhe atë vit dola n/kampion Ja kam për faleminderit dhe i jam mirënjohës ndihmës së tij. Pastaj kalova me ekipin e të rriturve ku ruaj respekt për trainerin Spiro Koça. Nga pushteti nuk kam takuar dhe nuk kam pasur mbështetje nga asnjë. Kishte njëfarë diferencimi nga pushtetarët ndaj notarve. Ne ishim familje punëtorësh, pavarsisht kontributit , vlerat i mernin të tjerët. Por mbetëm të papërtuar në kontributin dhe përkushtimin tonë. Flas pak me emocion, por kam të drejtë, besoj më kuptoni. Por meqë mu dha rasti do tu bëja një apel drejtuesve të bashkisë që të bëjnë diçka për sportin se nuk kanë bërë asgjë.
- Meqënse bëre apel, si e shikon situatën e notit në Sarandë sot, nga një sport me rezultate kombëtare, në një sport inekzistent?
PËRGJIGJE:-Mëfal! Me dhimbje të madhe, por nuk mund të flitet fare sot për notin në Sarandë, pavarsisht se bashkia paguan shumë njerëz. Unë jam kthyer në 2006-ën nga Greqia dhe nuk jam qasur asnjëherë në zadër. Ndjej dhimbje të madhe. Sinqerisht dhimbje të madhe, sidomos për situatën e tre viteve të fundit. Po zhduket çdo identitet i qytetit. Nesër do ti ndjejmë pasojat.
- Ç’farë mungon, pse aritëm këtu?
Është për të qeshur e për të qarë. Shikoni kë paguan bashkia dhe sa janë marur me sport, sa njohuri kanë, çfarë rezultatesh japin? Më të shumtit janë zero. Marin rrogën dhe kaq. Mirë bëjnë, po ta shikojnë sportin si manifestim i vlerave qytetare. Po të vësh re , kur bëhen garat e notit, vihen gjyqtarë që nuk e njohin këtë sport, më shumë preferenca personale të drejtuesve lokalë. Pse të ndodhij kjo kur Saranda ka notar dhe trainer “Mjeshtër Sporti”? Ndaj nuk qasemi në zadër se është kthyer me punësim militantësh. Dhe jo vetëm noti. I gjithë sporti. Unë dhe brezi im jemi të përbuzur, kur sot numërohen mbi 10 “Mjeshtra Sporti”. Askush nuk pyet . Elektorale ç’do gjë.
- E qartë. Na trego diçka nga ajo kohë kur vinit në kapmpionate për garim. Si zhvilloheshin?
Kishim një shoqëri dhe vëllazëri të madhe, shpirtërore e cila vazhdon edhe sot. Ndjej nostalgji për atë kohë sportive. Por ndërkohë edhe pesimizëm në rikthim të asajë kohe me atë shpirt gare dhe atë entuziazëm tifozërie të sportdashësve dhe oblibimin tonë që e justifikonim me rekorde dhe rezultate kampionësh individual dhe ekipor. Më gjëmojnë veshët akoma nga ato okazone dhe duartrokitje. Na jepnin entuziazëmdhe ua kthenim me rezultate. Po sot? Asgjë nga këto elementë të domosdoshëm sportiv. Kemi përjetuar emocione kaq të mëdha sa nuk i përshkruaj dot.
- Me njëri-tjetrin, kur kishit kaq solidaritet, flisnit ndonjë merak apo pakënaqësi?
Nuk kishim dasi nacionale, etnike, rajonale me njëri-tjetrin. Kurrë dhe e them me bindje se kështu ka qenë. Askush nuk e paragjykonte tjetrin si çam, lab, minoritar, bregas, rrëzomash, e lloj-lloj trevash të Shqipërisë nga ishin shokët e ekipit. Unë vetë jam ortodoks dhe shumicën e shokëve i kam nga çamëria. Ishim një trup në ekip dhe mendonim për sportin, për rezultatin, për nderin e qytetit, për notin tonë që përfaqësonim Sarandën e dashur dhe sportëdashësit që na dhuronin duartrokitje dhe na jepnin fuqi. Me shokët bisedonim vetëm për garën që do zhvillonim. Nuk ekzistonin dasira si sot. Nuk bisedonim gjëra me rezik. Kurrë! Dhe nuk na ndodhi gjë. Qe koha e veprimit dhe jo e fjalëve. Sporti kërkon rezultate dhe jo dëngëla. Në dhomë bisedonim vetëm për notin dhe garën e rradhës. Jashtë Sarandës ,në hotel , flinim dyshe. Unë flija me shokun tim të rrallë Lad Xhelili dhe me Shpëtim Muçon. Shqetësimi ynë dhe tema e bisedës qe gara.
- Ç’farë duhet që sporti i notit në Sarandë të ngrihet në ato nivele, pasi Saranda i ka kushtet?
Jo, më fal! Këtu je gabim! Saranda nuk ka kushte. Kushti i parë për sporin e notit është pishina. Saranda nuk e ka një të tillë që të stërviten notarët përgjatë gjithë vitit. Kjo është e pashpjegueshme se Saranda ka kushtet natyrore më të favorshme. Dhe këtë e them se kujtoj që rrethet si Lushnja, Tirana, Durrësi, Korça , Elbasani etj. kishin që në atë kohë pishina për stërvitje dhe gara gjithëvjetore. Neve mburremi vetëm me stinën e verës. Që në atë kohë rrethet e tjera kishin pishinë. Më vjen keq nga disa që përmendin investime dhe përkushtim të pushtetarve të asjë kohe për notin. Ç’farë bënë, po ta krahasojmë me rrethet e tjera? Nukna erdhi asnjë në garimet tona, kur rrethet e tjera i shioqëronin pushtetarë. Ne thejshtë mirnim kupat dhe ata mburreshin për rezultatet në sport. Kur ktheheshim në Sarandë bëhej vetëm një mbledhje rutinë me kryetarin e klubit sportiv. Kaq. Nderi im më i madh qe tek klubi “Partizani”. Atje vinte në garimet tona z/ministri i mbrojtjes popullore, Maliq Sadushi. Na përgëzonte dhe inkurajonte. Shiko sa respekt tregonte ministria për ne. Në Sarandë nuk mba mend të më ketë përgëzuar ndonjë pushtetar. Por e vërteta e përgjithëshme është se në atë kohë pushteti dhe partia tregonte interes më të madh se sot. Kishte objektiva dhe detyra. Kërkesë llogarie. Natyrisht dhe vlerësime dhe kritika. Funksiononte diçka bukur. Sot?! E thashë edhe më lart dhe e përsëris që kam 20 vjet që nuk shkloj në zadër.
- Sikur tu kërkojnë ndihmën, a do ta jepnit për ringritjen e sportit të notit në Sarandë?Natyrisht që po. Po të më bëjnë thirrje nuk përtoj. Saranda është bërë shumë e njohur nga noti dhe nuk duhet ta humbim këtë vlerë. Po a ka programe bashkia për ringritje të vlerave të qytetit, flas për notin? Nuk e besoj. Jam i gatshëm të kontribuoj me aq sa mundem. Po marr një shembul. Aleks Gjini, një nga trainerët më të mirë të notit, ka ikur në Tiranë dhe ka emër të mirë, gjithashtu dhe rezultate. Po a nuk do të qe më mirë të qëndronte këtu nëse bashkia do të kishte interes për notin? Mendoj se nuk do të ikte po ti krijoheshin kushtet. Kemi këtu edhe një braktisje të inteligjencës sportive e imponuar nga mosvëmendja e pushtetit lokal. Ndaj them se Saranda sot nuk ka më not, por vetëm rrogëtar të shumtë që paguhen nga ky sport. Nga ana tjetër , pushteti lokal duhet të bëjë më shumë për vlerësimin e sportistave në vite, sidomos notit dhe volejbollit që kanë kapur majat e suksesit. Ky , gjithsesi është mendimi im. Gjëja më e thejshtë sëhtë që nuk na kanë mbledhur njëherë, ose mund të jenë mbledhur po mua nuk më ka ardhur ftesë, për të bërë një përkujtimore sportive dhe të protogonistëve. Ikin sportistë nga jeta dhe asgjë. Vetëm i japin një fletë falenderimi , po pse nuk ja japin për së gjalli? Saranda ka nderin më të madh që ka nga sportistët më të mirë të notit në rrang vendi. Pse nuk vlerësohen si e meritojnë. Ja të marr një shembull: Lime Kote i cili është ylli i notit shqiptar aq sa deti tkurrej kur hapte krahët. Ç’farë bën sot? Hap kanale rrugve për një rrogë modeste. A ka një emër rruge në Sarandë të etiketuar me sportistë? Jo! Këto na mungojnë neve që i dhamë qytetit dhe e duam shumë. Përballemi me mosmirënjohje nga pushteti lokal. Faleminderit! Kaq mjafton!
Agron MEMA