Receta për pjeshkë
Përbërësit:
3 vezë
225 ml vaj
3 lugë qumësht
1 paketë vanilje
2 paketa peciva
450 gr. miell
Për mbushjen
350 gr. marmelatë ose reçel kajsie dhe thërrmijat e pjeshkave për zbukurim.
ngjyrosje për ushqim: e verdhë, e kuqe, jeshile
Përgatitja
Hidhen në një enë vezët dhe sheqeri dhe përzihen së bashku. Shtohet edhe vaji dhe vazhdojmë t’i përziejmë derisa të krijohet një masë e njëjtë.
Shtojmë qumështin dhe vaniljen dhe i trazojmë përsëri. Në fund shtojmë dhe pecivën dhe përzihen së bashku.
Më pas e lëmë masën në një enë plastike me kapak dhe e fusim në frigorifer për 2-3 orë.
Pas 2-3 orësh, e nxjerrim nga frigoriferi dhe e shtojmë miellin ngadalë derisa të formohet një brumë i ngjeshur.
E kuptojmë që e kemi punuar mjaft kur të mos ngjitet më nëpër duar.
E ndajmë brumin në toptha të vegjël dhe i vendosim në tepsi me letër të yndyrshme dhe i pjekim ngadalë në 170 gradë për 15-20 minuta.
Kur të piqen i lëmë të ftohen paksa dhe pastaj gurabijet i marrim një nga një dhe ua heqim pjesën e poshtme duke krijuar një boshllëk brenda për mbushje.
Copat e gërryera nga gurabijet, i copëtojmë dhe i përziejmë me reçelin e kajsisë dhe i mbushim gurabijet me të.
Më pas i bashkojmë nga dy për të krijuar pjeshkat që dëshirojmë.
Që pjeshkat të marrin ngjyrën e duhur, i vendosim të tri ngjyrat në tri pjata dhe me kujdes i ngjyejmë pjeshkat me ato ngjyra.
Në fund, pjeshkat i spërkasim me sheqer dhe ato janë gati për t’i servirur.
Adelina Shehu