Diaspora në festivalin e Gjirokastrës, dëshmia e gjallë se gjaku dhe toka mëmë nuk harrohen kurrë

Për më shumë se një javë, Gjirokastra ishte qyteti më turistik dhe kulturor në Shqipëri, i hapur për të gjithë grupmoshat. Ajo mirëpriti çdo artdashës, vizitor në kalanë historike dhe përgjatë gjithë qytetit përmes aktiviteteve të shumta dhe muzikës së Festivalit Folklorik Kombëtar.


Festivali mblodhi më shumë se 1200 artistë popullorë nga 12 qarqet e vendit, por ajo që duam të theksojmë sot janë ansamblet shqiptare të Diasporës nga Kosova, Mali i zi, Maqedoni e Veriut, Greqia, SHBA, Kanada, Australi, Belgjikë, Zvicër, Gjermani dhe nga gjithë diaspora kudo në botë.
Miq nga larg priti kalaja madhështore natën e gjashtë të festivalit. Ishin artistët e ardhur nga Greqia, Amerika dhe Zvicra, që u bënë pjesë e programit të 11 të Festivalit Folklorik duke shpalosur vlerat që i ruajnë më fanatizëm.


Bashkëatdhetarët tanë, me të cilët na lidh gjaku dhe gjuha, pavarësisht se janë jashtë atdheut, i ruajnë me fanatizëm vlerat dhe traditat e patjetrërsueshme, dhe pikërisht këta cilësi i shpalosën në skenën e Kalasë së Argjirosë.


Ishte grupi “Rapsodët e Gjenevës” me anëtarët Afrim Leka, Enver Drizi, Shaban Thacci, Ibrahim Xhaferraj, Naim Demi, Xhevat Kajolli dhe Sherif Bajraktari nga Zvicra që u ngjit i pari në skenë, i cili në rrugëtim artistik 10 vjeçar shënon pjesëmarrjen e dytë në këtë event.
Programi i tyre nisi me vargjet e mrekullueshme të Lahutës së Malësisë:

“Shkrepi rrezja buz’ cukalit, hajde knojm’ zan’ e malit
Hajde knojm’ Lahut e Malcis’ për kta djem t’Shqiptaris'”

Ndërsa po nga Zvicra erdhën për të përformuar në skenën e magjishme të kalasë së Argjiros edhe 20 artistë të grupit “Bashkimi” i cili vjen për herë në këtë festival në 30 vjetorin e themelimit. E veçanta e këtij grupi është se ata kanë lindur të gjithë në Zvicër, ndërsa rujnë të paprekura gjuhën tonë dhe traditat shqiptare.
Ata u prezantuan me vallen “Nën hijen e Korabit” me koerografi nga Gëzim Alimehmeti.
Grupi i rradhës me emrin “Lotë Kurbeti” erdhi nga Greqia dhe arma më e fortë e tyre ishte polifonia.
Prej 27 vitesh grupi i këngës popullore “Lot kurbeti” mban gjallë traditën e këngës isopolifonike në Greqi. Pjesëtarët e tij, emigrantë që jetojnë prej vitesh në shtetin grek, tashmë janë bërë pjesë e aktiviteteve dhe eventeve të komunitetit shqiptar.
Artistët popullorë shprehen të emocionuar se kënga labe i tërheq të gjithë përfshirë edhe grekët, ndërsa dëshirojnë që polifonia të këndohet edhe nga të rinjtë.
Të tretët në rradhë erdhën nga Londra, grup i cili ka si mision kryesor ruatjen dhe promovimin e vlerave foklorike të trevave të Lurës.
Ansambli artistik Lura ka një shtrirje të gjerë kulturore në Londër dhe në Maqedoninë e Veriut.

“Se prej Lure ke nji fjal’
Cuca n’luftë bëhet djal'”


Këto ishin vargjet e këngës “300 duvakët” e cila u pasua nga vallja “Qëndisma shaminë”.
Të gjitha kostumet e këtij grupi ishin të punuara me dorë nga vajzat e zonës së Lurës.
Më pas në skenë u ngjitën miq nga Amerika e largët, përkatësisht nga Michigan, ku jeton dhe punon një numër shumë i madh shqiptarësh.


Grupi “Gjergj Kastrioti” me drejtuese dhe koreografe Joli Paparisto, u prezantuan me:
Poezi nga Gabriela Ndrecaj
Valle “Në një flamur të pandarë”
Potpuri nga Shqipëria e Jugut, kënduar nga Eriselda Xhuro
Valle me motive të Tiranës, ekzekutuar nga Joli Paparisto dhe Mark Senishtaj
Kënga “Nënë Shqipëri, o diell me dritë”, kënduar Valon Gjolaj

Në natën e shtatë, nisi gjithashtu me një grup nga diaspora dhe qenë pikërisht Grupi Polifonik “Vëllazëria” të cilët edhën nga Athina, nën drejtimin e Kastriot Lekdushit.
Në natën e shtatë të edicionit të 11-të këtij festivali, spikatën shumë folklorist të rinj, të ardhur nga SHBA.
Grupi Rozafati i Kishës Katolike Zoja e Shkodrës, ishin performuesit e rradhës të natës së shtatë të Festivalit Folklorik Kombëtar.
Artistët e komunitetit shqiptar të Neë Yorku-t përcollën përshëndetjen e të gjithë bashkëatdhetarëve të tyre.
Ky grup është themeluar nga Don Petër Popaj në vitin 1990 dhe ishte i pari i vallëzimit tradicional në SHBA. Grupi ka kultivuar në mënyrë aktive dhe autentike kulturën shiptare dhe mes vallëzimit, gjuhës dhe këngës.
Nga viti 2005 nën drejtimin e Angjelina Nikës “Mjeshtër i madh”, grupi Rozafati ka interpretuar mbi 145 valle unike tradicionale nga të gjitha trevat e Shqipërisë etnike.
Në vitin 2014 Grupi Rozafati u nderua me titullin presidencial “Mjeshtër i madh”
Ata e çelën performancën me vallen me motive Tropoje, të ekzekutuar nga grupi Rozafati, për të vijuar më pas me këngën “Kceni mori çika” me muzikë të Kol Susaj dhe të interpretuar nga Mikelja Nonaj, për ta mbyllur më pas me Vallen e Flamurit.


Ansambli tjetër, ishte i ardhur nga përtej detit, i cili për më shumë se 5 shekuj kanë ruajtur dhe nderuar trashëgiminë e të parëve, duke ruajtur doket, zakonet dhe gjuhën. Arbëresht e Kalabrisë sollën shpirtin e gjakun e stër stërgjyshërve tanë të përbashkët.
Ata e hapën programin me një valle e cila kërcehet në disa fshatra arbëreshe pas të martës së pas pashkëve, në këto rituale, Arbëreshët i thurin himne fitorve të Skënderbeut.
Më pas ata kishin disa perfomanca drithërruese së këngës shqipe siç vijojnë

Një këngë që ju këndohet çifteve në natën e parë të fejesës
“Ajri i Shën Mërisë së Malit”
“O e bukura more”
“Shkova përtje derës tende”
“Dy atdhe”
“Lule Lule”

Back to top button
Verified by MonsterInsights